Author: Hamdi Kumanova

Procesi i skriningut po ec sipas planit por vendi akoma nuk ka pranuar asnjë raport nga KE-ja për klasterët ku kanë përfunduar të dy fazat e skriningut, edhe pse sipas njoftimeve të mëhershme nga Sekretariati për Eurointegrime, për klasterin 1 dhe 2 raport duhej të kishim marrë në fund të muajit prill. Për TMV2, nga ky dikaster thonë se raportet do t’i pranojmë brenda një muaji, si ne ashtu edhe Shqipëria. Megjithatë, kohën e shqyrtimit të raporteve përfundimsiht e cakton BE-ja, thonë ata. Raportet do të jenë shumë të detajuara ndërkaq do të ndihmojnë në përpilimin e udhërrëfyesve për të…

Lexo më Shumë

Qindra objekte lundruese, pjesa më e madhe e tyre me dekada të vjetra, edhe këtë verë do të lundrojnë nëpër liqenin e Ohrit. Pothuajse të gjitha ato funksionojnë me lëndë djegëse fosile. Në Regjistrin e Kapitanerisë së Ohrit, janë evidentuar më shumë se 700 edhe atë vetëm gjatë verës. Në vitet e fundit, shumë anije dhe motoskafë janë importuar nga BE dhe Amerika. “Për fat të keq, në Maqedoni lejohet importimi i gjitha mbeturinave nga BE dhe Amerika pa menduar askush për faktin se nuk kemi zgjidhje për ato anije të vjetra kur ato nuk do të përdoren më. Ato…

Lexo më Shumë

Vrasja e nëntë nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd më 3 maj, nga një nxënës 13 vjeç, ka nxitur ndërmarrjen e masave për mbledhjen e armëve pa leje që posedojnë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu është paralajmëruar edhe ashpërsimi i dënimeve për armëmbajtje pa leje. Vetëm gjatë javës së fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur dy vrasje me armë zjarri. Në qytetin juglindor maqedonas, Demir Kapi, një person ka vrarë fqinjin e tij dhe më pas është vetëvrarë. Ndërkohë, autoritetet gjyqësore në Shkup kanë shqiptuar një muaj paraburgim ndaj 14 personave, që dyshohet se janë anëtarë…

Lexo më Shumë

LSDM-ja  njoftoi se pritet që çmimi i rrymës “në një periudhë të caktuar të ditës të jetë dukshëm më i ulët”. Analizat e fundit për kthimin e tarifës së lirë ditore të rrymës janë në proces, qytetarët mund të presin shumë shpejt që çmimi i rrymës në një periudhë të caktuar të ditës të jetë dukshëm më i ulët, njoftoi LSDM-ja në pushtet. Rezultatet e vetme të VMRO-DPMNE-së dhe këshilltarit dhe drejtorit të atëhershëm të EMV-së, Hristijan Mickoski, janë anulimi i tarifës së lirë dhe rritja 100% e rrymës, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ndërkaq nëpërmjet një komunikate me shkrim…

Lexo më Shumë

Ushqimi i mirë, historia, kultura dhe mikpritja e vendasve, janë vetëm disa nga faktorët që tërheqin rreth turistë të shumtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit… Disa nga turistët e anketuar nga Alsat, po e vizitonin Shkupin për herë të parë, e disa të tjerë thonë se kanë ardhur edhe më herët dhe planifikojnë ta vizitojnë atë edhe në të ardhmen. “Jam nga Polonia, jam këtu për herë të dytë, vërtet e shijoj ushqimin këtu, i pëlqej të gjitha gjërat siç është Kalaja, Çarshia e Vjetër, vërtet e pëlqej këtë vend dhe moti është i bukur si gjithmonë”. “Para se…

Lexo më Shumë

Një kamion me materiale të rrezikshme është aksidentuar! Përpos shoferit që është në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe kamioni me materiale të rrezikshme ka rrjedhje. Zjarrfikësit me ekip special për materiale të rrezikshme janë duke intervenuar për ta shpëtuar shoferin dhe ndërprerë rrjedhjen e materialet. Kjo është një skenë e improvizuar aksidenti të cilën e demonstroi njësiti i Tetovës, në ditën e zjarrfikësve. Këtu po ashtu u prezantua edhe kamioni me shkallë lëvizëse për ndërhyrje në ndërtesa deri në 37 metra të larta. Kryetari i Komunës thotë se Tetova e ka njësitin më profesional në Maqedoni, e sipas tij, ndoshta…

Lexo më Shumë

Një udhëheqës në Shoqatën Aksionare “Ekonomia e Ujrave” ka pranuar dy herë nga 3 mijë euro ryshfet nga një qytetar për t’i dhënë leje për gërmim në rërën e lumit, e cila leje nuk guxon të jepet. 42 vjeçari kishte kërkuar dhe pranuar fillimisht 3.000 euro nga i dëmtuari në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa në maj të këtij viti, ai përsëri i kishte kërkuar të dëmtuarit edhe 3.000 euro me çka ky i fundit e kishte denoncuar në organet kompetente dhe udhëheqësi i këtij institucioni shtetërorë, ishte kapur në flagrancë nga autoritetet kompetente duke pranuar ryshfetin. Nga Prokuroria…

Lexo më Shumë

Në një aksion të përbashkët, pjesëtarët e Shërbimit Ushtarak të Sigurisë dhe Inteligjencës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Bbrendshme kanë ndaluar një pjesëtare të ushtrisë për pranim të ryshfetit, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Punonjësja, duke përdorur gënjeshtra dhe manipulime, shantazhoi një kandidat që merrtje pjesë në një shpallje duke i kërkuar 3000 euro për t’u pranuar. “Kandidati ‘u tregua i suksesshëm” dhe me siguri do të ishte pranuar, por ndërhymë dhe punonjësja e pangopur do ta humbasë punën dhe do të ndiqet penalisht ashtu si bashkëpunëtorët e saj. Le të jetë ky…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, në lidhje me flukset turistike gjatë 3 mujorit të fundit.Në postimin e tij Rama thekson se Shqipëria renditet si vendi i parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të turistëve, krahasuar me periudhën pandemisë.Në këtë listë Shqipëria renditet gjithashtu e tretë në botë, pas Qatarit dhe Arabisë Saudite.“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë serioze të pediatërve, pasi një pjesë e madhe e brezit të vjetër të mjekëve janë në prag të pensionimit. Nëse nuk reagohet, problemi në nivel shtetëror do të thellohet. “Ka shumë pediatër që do të dalin në pension. Për fat të keq kjo përbën numër të madh të profesorëve pediatër. Me siguri do të ketë deficit të pediatërve në çdo qytet të shtetit. Është me të vërtetë shumë e trishtueshme që nuk ka pediatër në çdo qytet në Maqedoni, sepse është e nevojshme që të ketë pediatër. Mjekët e përgjithshëm nuk mund të…

Lexo më Shumë

Në Bullgari është rikthyer sërish në diskutim çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendëspresidentja Iliana Lotova ka kërkuar ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, pasi vendi fqinj do ta ketë të vështirë përparimin në këtë proces për shkak të refuzimit për të njohur pakicën bullgare. “Bullgaria nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë”, deklaroi zyrtarja e lartë bullgare, duke shtuar Tirana duhet të vijojë procesin e ndarë nga Shkupi. Për dy vite me radhë Shqipëria u bllokua në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian për shkak të vetos që Bullgaria vendosi ndaj Maqedonisë së Veriut.…

Lexo më Shumë

Ish-branitelli Stojanço Angellov pretendon se ka marrë dritë jeshile nga kreu i LSDM Dimitar Kovaçevski dhe Kreu i BDI Ali Ahmeti për iniciativën për dëmshpërblimin e “Branitellave” të 2001. Partia Dinjiteti, që është në qeverisje me LSDM dhe BDI vuri kusht se do të largohet nga koalicioni nëse nuk përmbushët kërkesa e tyre e ngritur nga dhjetori. Angellov thotë se pëlqimin për nisëm e tij e mori në takimin e djeshëm të partnerëve të koalicionit qeveritar. “Falënderime për kryetarin e LSDM Kovaçevski për dhënien e dritës jeshile që kjo iniciativë të hyjë në fazën përfundimtare, po ashtu falënderime edhe…

Lexo më Shumë