Një tjetër çarje gjigante i është shtuar gropave që janë parë së fundmi veçanërisht në Rajonin e Anadollit Qendror pas lëkundjeve të forta të tërmetit. Një gropë me një diametër prej 5 metrash dhe një thellësi prej 10 metrash u formua në tokën e zbrazët në Aksaray. Ishte një fermer i zonës, i cili zbuloi gropën e frikshme. “E konstatuam për herë të parë në fshatin tonë në pellgun e Tuz Gölü. Shpresoj që ngjarje të trishtueshme të mos ndodhin më.” Gropa doli në sipërfaqe kur ujërat nëntokësore u tërhoqën dhe dheu u shemb në tokën e zbrazët pranë fshatit…
Author: Hamdi Kumanova
Rastet e mbetjes së ushqimit në fyt janë të shpeshta tek qytetarët, kryesisht llojet e mishrave. Madje sipas gastrologëve në QKUK, ka edhe prej atyre që kësi ndodhi i përjetojnë disa herë për shkak të ngushtimit apo problemeve tjera që kanë me ezofagun dhe mos-kujdesin në gëlltitjen e ushqimeve. Zakonisht këto urgjenca për largimin e trupave të huaj ndodhin në orët e pasdites dhe të vona, rapoeton klan kosova. Mirëpo të rralla nuk janë as ato të protezave të dhëmbëve që qytetarët i kapërdijnë pa dashje, jo proteza të plotë, por me dy, tre dhe deri katër ose pesë dhëmbë,…
Ecja është jetike për njeriun. Numri i hapave është një metodë e thjeshtë për të vlerësuar nivelin e aktivitetit fizik, megjithëse kjo është shpesh një temë e diskutueshme, pasi disa ekspertë i kushtojnë më shumë vëmendje kohëzgjatjes ose ritmit të ecjes. Për disa vite, rregulli i 10 000 hapave në ditë u popullarizua si një objektiv themelor për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Megjithatë, studimet e fundit shkencore vunë në dyshim këtë formulë dhe propozuan të llogariten përfitimet bazuar në moshën dhe gjendjen fizike të çdo personi. Më konkretisht, një analizë e 15 studimeve që përfshinë më shumë…
Disa migrantë po detyrohen në varfëri nga ligjet zvicerane që mund të heqin të drejtat e qëndrimit nëse kërkojnë pagesa të mirëqenies, është dëgjuar një konferencë, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale e Migracionit e theksoi problemin gjatë konferencës së saj vjetore në Bernë të enjten. Që nga viti 2019 autoritetet janë autorizuar të revokojnë lejet e qëndrimit nëse një i huaj mbështetet shumë në përfitimet sociale. Si pasojë, shumë njerëz kanë frikë të kërkojnë ndihmë financiare. Për shembull, disa pensionistë refuzojnë pagesat shtesë për këtë arsye, thonë grupet e të drejtave të të moshuarve. Duke folur në konferencën e Bernës, ministrja…
Le ta pranojmë se të gjithë kemi ushqimet tona të preferuara të cilat dëshirojmë t’i konsumojmë vazhdimisht. Disa prej tyre janë më të shëndetshme se të tjerat, dhe të tjera janë krejtësisht të pashëndetshme. Në fakt, disa prej tyre mund të konsiderohen si ndër ushqimet më të pashëndetshme në botë, e ju të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Edhe pse t’a llastoni veten me ushqimet e preferuara është diçka e rëndësishme, të siguroheni që të dini se çfarë produktesh po konsumoni është gjithashtu një hap i zgjuar dhe i sigurt drejtë ushqyerjes së shëndetshme. Për t’ju ndihmuar të kuptoni…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Pekin, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron është takuar me homologun e tij kinez. Ajo i përshkroi marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës si “të ndërlikuara”, shkruan Sky News. “Për të dy ne, kjo marrëdhënie ka ndikim të rëndësishëm në prosperitetin dhe sigurinë tonë”, shtoi ajo. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë aktualisht në Kinë, duke i kërkuar Pekinit të përdorë ndikimin e tij me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ia ka atribuuar Qeverisë Kurti zhbllokimin e procesit të liberalizimit të vizave që pritet të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës të enjten, Bislimi ka thënë se përgjatë dy vjetëve në pushtet, Qeveria ka arritur përparim në edhe në numrin e ligjeve të miratuara, si dhe në implementimin e reformave që janë vonuar për shumë vjet. “Në kuadër të angazhimeve në qeveri unë i mbuloj tri fusha, atë të integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe të dialogut. Në fushën e integrimit evropian kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më…
Michael Gastauer, Peter Thiel dhe Yuri Milner nuk u bënë të pasur vetëm pse ishin me fat. Njëra nga mënyrat më të mira për të përparuar si ndërmarrës është të shikojmë se çfarë kanë bërë të suksesshmit. Edhe pse ka një numër të madh të ndërmarrësve në botën e korporatës, disa prej tyre dallohen. Miliarderët si Michael Gastauer, Peter Thiel dhe Yuri Milner qëndrojnë si ekspertët më të bekuar të ndërmarrësisë në kohën e sotme. Për dikë i cili dëshiron të inspirohet nga hapat e tyre, këto storie ia vlejnë të merren parasysh: Michael Gastauer Michael Gastauer filloi biznesin e…
Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, bërryl dhe në përgjithësi në kyçe, kur bie shi apo kur koha është e vranët. Shumë njerëz e përjetojnë këtë shqetësim në trupin e tyre dhe veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë shkencore se pse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose është gati të bjerë. Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit do të ishte lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona, si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart. Ky lëng mbron skajet e kockave, duke zbutur fërkimin e…
Një 46-vjeçar në Shijak ka plagosur me thikë një tjetër person. Policia njofton se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. 33-vjeçari i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vënë pas autorit të ngjarjes. “RRETH ORËS 20:25, NË FAHATIN BORAKË, SHIJAK, DYSHOHET SE GJATË NJË KONFLIKTI PËR MOTIVE TË DOBËTA, SHTETASI K.G, 46 VJEÇ DYSHOHET SE KA PLAGOSUR ME MJET PRERËS THIKË SHTETASIN A. F., 33 VJEÇ, I CILI NDODHET NË SPITAL, NËN KUJDESIN E MJEKËVE”, THUHET NË NJOFTIM. Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim. Nëse njeriu nuk i dëgjon ‘thirrjet’ e organizmit, atëherë përballet me lodhje kronike, dhimbje e shumë simptoma të tjera. Pagjumësia Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar. Për shembull, aktiviteti i tepëruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor. Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme. Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë…
Filloi iniciativa për formimin e partisë politike Rruga europiane nga ana e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut. Nisma është e Aleancës së bullgarëve të Maqedonisë, lëvizje për bashkësi kombëtare dhe shpëtim. Kryetari i shoqatës Dragan Cvetkovski tha se futja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë është nisma e tyre që në korrik të 2020. Siç tha ai, e kanë dërguar nismën deri te Kuvendi për zgjedhjen e deputetit të përbërjes ekzistuese, i cili do të angazhohet për bashkësinë bullgare. Por, siç tha, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Në tetor 2022 u dorëzua urgjencë e kërkesës, por as Kuvendi e…

