Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, në lidhje me flukset turistike gjatë 3 mujorit të fundit.Në postimin e tij Rama thekson se Shqipëria renditet si vendi i parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të turistëve, krahasuar me periudhën pandemisë.Në këtë listë Shqipëria renditet gjithashtu e tretë në botë, pas Qatarit dhe Arabisë Saudite.“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkruan Rama.
Data 17.08.2026
Aktuale
- Gjyqi historik/ Nëse ‘Meta’ e humbet, Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë!
- E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
- LAMM: Pritje në Tabanoc për hyrje në vend, komunikacioni zhvillohet pa probleme
- Mickoski i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Deklaratat e tij i përkasin shekullit të kaluar
- Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen euro, dollari e paundi
- PDK e nis javën para Qeverisë: Albin, mos e mbaj peng shtetin!
- Trump kërkon reduktimin e stërvitjeve ushtarake SHBA-Kore e Jugut/ Seuli: Do të zhvillohen sipas planit
- Notari gjen në det mbetjet e një rakete ruse në brigjet e Turqisë



