Author: Hamdi Kumanova

Familja e Mahsa Aminit ka fajësuar forcat e sigurisë së Iranit për vandalizimin e varrit të saj. Vdekja e Aminit, teksa ishte në mbikëqyrje të policisë në shtator të vitit 2022 ndezi protesta mbarëkombëtare, që janë kthyer në një nga kërcënimet më të mëdha për udhëheqjen e Republikës Islamike që nga marrja e pushtetit në vitin 1979. Avokati i familjes Amini, Saleh Nikbakht, u tha gazetarëve se “individë, të njohur për veprime të tilla të neveritshme në të kaluarën, sulmuan dhe shkatërruan varrin e Mahsa Amini”. Më pas ai tregoi fotografitë e varrit të dëmtuar që i kishte marrë nga…

Lexo më Shumë

Integrimi më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE mund të ndodhë kur vendi t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saja, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës dhe respekton të drejtat e njeriut, tha mbrëmë ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov, pas takimit të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani. Në takim, disa nga ministrat evropianë për punët e jashtme këmbëngulën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas shefit të diplomacisë bullgare, për të ndodhur kjo, siç thotë ai, fillimisht Shkupi duhet…

Lexo më Shumë

Nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Beograd është plagosur edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut D.L. (21). Siç raportojnë mediat serbe, shtetasi i Maqedonisë është viktimë krejtësisht aksidentale nga të shtënat me armë zjarri, ku mbeti i plagosur A.P. (26). Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, ndërsa shtetasi RMV-së ka marrë plagë me armë zjarri në shpinë. Siç njofton “Informer”, objektiv i sulmit ka qenë A.P., ndërsa D.L. ka qenë në vendin e gabuar dhe është plagosur në dy vende nga plumbat e shkrepura. A.P. kishte deri në 12 kallëzime penale dhe dosje policore. Për të ishte lëshuar…

Lexo më Shumë

Rreth një milion pasaporta të vlefshme të qytetarëve duhet të ndërrohen brenda 8 muajve. Kjo për faktin se sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm 40 për qind e pasaportave mbajnë emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Qytetarët ankohen se do të duhet të paguajnë sërish për ndryshimin e dokumenteve personale që ende nuk kanë skaduar. Një pjesë e tyre mendojnë se nuk duhet të paguajnë vetëm për shkak se shteti ka ndryshuar ligje apo ka ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare. Nëse pasaportat për të rritur, kushtojnë 2.300 denarë, ndërsa për fëmijët 1.700 denarë, shteti do të…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 196 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 36 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 3 për vozitës fillestar dhe 3 gjoba të tjera iu shqiptuan motoçiklistëve…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Robotët humanoidë jo vetëm që kryejnë detyra praktike dhe po përdoren nga gastronomia deri në sektorët e mjekësisë, por ata janë në gjendje të krijojnë edhe vepra artistikë siç është rasti i robotit “Ai-Da”. Ky roboti humanoid i prodhuar nga Engineered Arts është një artist me inteligjencë artificiale, fytyrë njeriu dhe krahë robotikë. I zhvilluar në vitin 2019 “Ai-Da” është sistemi i parë i artit robotik në botë. Me ndihmën e algoritmeve roboti “Ai-Da” prodhon vepra të ndryshme arti si vizatime, piktura dhe skulptura. Origjinali dhe ‘falsifikimi’ Është një pamje e çuditshme kur krijuesi i robotëve, japonezi Hiroshi Ishiguro, qëndron…

Lexo më Shumë

Raportohet se në Teqenë e Madhe në Gjakovë janë vjedhur 200 mijë euro. Para këto të kursyera ndër vite me qëllim të rindërtimit të objektit të Teqesë së Madhe në Marash-Hisar të Przirenit. Rastin e ka konfirmuar edhe policia dhe i njëjti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”. Lajmin për vjedhjen e 200 mijë eurove e ka komentuar ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, duke hedhur dyshime se “nga kanë ardhur këto para”. “Jooo babooo, kqyre baben Sheh, as vet se ka iden se kah i kan ardhë këto 200.000 t’thata! Pse me i que n’bankë tu kanë ner jastak, si…

Lexo më Shumë

Në raportin e fundit të klimës të përgatitur nga Organizata Botërore Meteorologjike, thuhej se ngrohja globale e përjetuar është në prag të një kufiri të pakthyeshëm. Në raport, probabiliteti që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme të jetë viti më i nxehtë i regjistruar është 98 për qind, ndërsa probabiliteti që të paktën një vit të tejkalojë pragun e 1,5 °C është 66 për qind. Sipas raportit të Organizatës Botërore Meteorologjike dhe shkencëtarëve, theksohet se nëse njerëzimi nuk mund të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë në zero neto, temperaturat ekstreme do të godasin në të ardhmen e afërt.…

Lexo më Shumë

Përleshje të dhunshme shpërthyen përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës, me Moskën që akuzoi një “grup sabotues” ukrainas për përpjekje për të shkelur territorin rus – një akuzë që Kievi zyrtar e mohoi. Më 22 maj, në rajonin e Belgorodit u dëgjua zhurma e shpërthimeve dhe të shtënave sporadike, siç konfirmoi guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov. Ai deklaroi se konflikti ishte shtrirë në rrethin Graivoron të Rusisë, i cili ndan një kufi me Ukrainën. Tetë persona janë lënduar nga luftimet deri tani dhe situata mbetet e tensionuar, tha guvernatori. Shumica e banorëve në Graivoron dhe fshatrat fqinje janë evakuuar, shtoi ai.…

Lexo më Shumë

Uashingtoni edhe një herë i është nënshtruar presionit të aleatëve evropianë dhe liderëve të Ukrainës dhe është pajtuar që të ofrojë armë më të sofistikuara për të ndihmuar në përpjekjet e luftës të Kievit. Këtë radhë bëhet fjalë për avionët luftarakë F-16. Ukraina për një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i ofrohen avionë të sofistikuar, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e këtij shteti, pushtim që tashmë është në vitin e dytë. Dhe ky plan i ri hap derën që disa shtete të furnizojnë Ukrainën me avionët e gjeneratës së katërt dhe për SHBA-në që të ofrojë ndihmë për të…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Baldushk, ku adoleshenti ishte duke drejtuar një makinë tip “Benz”, por dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë është përplasur me një bordurë anësore. I riu për fat të keq ka ndërruar jetë.

Lexo më Shumë