20% nuk do të zëvendësohet me gjuhën shqipe në kushtetutë. Zv/kryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi u shpreh i prerë se përveç preambulës, apo përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, grupi i punës nuk ka asnjë mandat tjetër për të biseduar sa i përket kushtetutës. Ai u shpreh i bindur se shumica parlamentare i ka 80 votat e duhura për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Bytyqi këto komentet i bëri në Programin 200 në Alsat i cili transmetohet në ora 22:20. “Grupi i punës që ka mandat për ndryshimet kushtetuese tha se nuk është mandati për ndryshime ose diskutime për…
Author: Hamdi Kumanova
Përmirësimi i aftësive për të lexuar dhe kuptuar përmbajtjen, gjithnjë e më shumë po bëhet sfidë për nxënësit e shkollave fillore, pasi ata më shumë parapëlqejnë që përmbajtjen e përrallave, për shembull, ta mësojnë nga filmat e animuar, thonë mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut. Këto reagime pasojnë rezultatet e një studimi ndërkombëtar të vlerësimit të aftësive të nxënësve të klasës së katërt për sa i përket leximit dhe përvetësimit të përmbajtjes së lexuar. Sipas të dhënave të këtij studimi, nxënësit e moshës 9 dhe 10-vjeçare në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut janë cilësuar se nuk kanë njohuri të mjaftueshme…
Universiteti “Nëna Terezë” nga sot është pronar i objekteve në ish kazermën “Ilinden”. “Sot edhe zyrtarisht në seancë të Qeverisë ia kaluam Universitetit “Nënë Tereza” pronësinë e disa prej objekteve në ish kazermën “Ilinden”, ku së shpejti do të vendoset kampusi universitar. Aktualisht në objektet në fjalë po zhvillohet punime për adaptimin dhe pajisjen e tyre për nevojat e kuadrit mësimor – shkencor dhe studentët, për çka Qeveria ka ndarë mjete përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, ka njoftuar zv.kryeministri i parë, Artan Grubi.
Deputetët Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi njoftojnë se në Komisionin për ndryshimet Kushtetuese në Ministrinë e Drejtësisë kanë dorëzuar iniciativë për ndryshime kushtetuese sa i përket çështjes bullgare por edhe për heqjen e përkufizimit 20 për qind sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe. Propozimi u dorëzua nga përfaqësues të Forumit Rinor të BDI-së që janë pjesë e fraksionit. “Me këtë nismë edhe njëherë riafirmojmë qëndrimin tonë se jemi pro ndryshimeve kushtetuese sa i përket çështjes bullgare dhe rrjedhimisht qëndrojmë fuqishëm në rrugën evropiane. Por njëkohësisht vlerësojmë se është momenti politik që përkufizimi 20 % për gjuhën shqipe…
Shumica parlamentare pret që deri në fund të javës të votohen të pesë ligjet me flamur të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se do të përshpejtojnë procedurën për ndërtimin e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10D. I fundit për diskutim ishte Ligji për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për ndërtimin e autostradave. VMRO-DPMNE-ja tha se deputetët e shumicës do të votojnë ndryshime ligjore për një marrëveshje të cilën nuk e ka parë opinioni por as ata vetë. “Ata që janë përgjegjës dhe që e sjellin vendimin final në këtë Kuvend nuk mundet dhe nuk guxojnë…
Dje (22 maj) në mbrëmje rreth orës 22:30, në rrugën “Vëlkezërit Miladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë hequr nga liria një të mitur nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga një grua 34-vjeçare nga Tetova se rreth orës 17:00 në hyrje të pallatit ku ajo banonte, e ka sulmuar atë, për shkak të së cilës është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda. I mituri i është dorëzuar përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale dhe më pas është transferuar në objektin përkatës në Shkup. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.TS
Pas një kohe të gjatë, që nga zgjedhjet lokale, LSDM sot rikthehet në Haraçinë me aktivitet partiak, transmeton Lideri.mk. Partia e Kovaçevskit poashtu gjatë ditës së sotme ka paraparë aktivitete edhe në Çair e Saraj. “Aktivitetet në terren të LSDM-së nën sloganin “Krah për krah deri në fitore” vazhdojnë edhe sot, më 23.05.2023 (e martë) në: Çair – Maja Manoleva, Bogdanka Kuzeska Haraçinë- Tanja Tomic, Saraj – Milena Stevanoviq, Boris Tunxhev”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. (Lideri)
Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviç, ka thënë se Rusia ka tentuar të bëjë një puç në Maqedoni të veriut, si dhe të tërheq incizimet inkriminuese që tregonin se fëmijët shqiptarë nuk ishin fajtorë për vrasjen e fëmijëve maqedonas. Sipas tij, rusët nuk kanë guxuar ta humbnin Maqedoninë e veriut, dhe për këtë ata kanë ndërmarrë disa hapa. “Rusët nuk kanë guxuar ta humbin Maqedoninë. Për këtë shkak ata kanë dashur të bëjnë një puç. Për atë janë nisur me dhunë që të hyjnë në parlamentin e Maqedonisë, kanë dashur ta djegin e të bëjnë atentat në Zoran Zaevin, si…
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot e mbajti seancën e 80-të në të cilën u zgjodhën 18 prokurorë publikë në 12 prokurori publike në mbarë vendin dhe një prokuror themelor publik në PTHP Shtip. Për prokuror themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike Shtip është zgjedhur kandidatja e vetme e regjistruar Tatjana Kacarova, gjegjësisht ushtruese e detyrës. Këshilli i Prokurorëve publikë zgjodhi gjithsej 18 prokurorë publikë të cilët do të marrin detyrën duke filluar nga muaji i ardhshëm në: PTHP Manastir – Borçe Korunovski dhe Marija Çurlinovska, PTHP Veles – Aleksandra Stankovska, PTHP Gostivar – Ilir Jakupi, Barlet Xhaferi dhe Aleksandra Dimovska,…
Trupi dhe metabolizmi mund të kenë më shumë se një efekt në mbajtjen e peshës, shumë më tepër sesa forca e vullnetit Pasi ndoqi pjesëmarrësit e “The Biggest Loser” përgjatë gjashtë viteve, shkencëtari Kevin Hall ka zbuluar se të gjithë konkurrentët përveç njërit i kishin marrë sërish kilet e humbura pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme. Për më tepër, çdo konkurrent digjte rreth 500 kalori më pak në ditë sesa personat e tjerë të moshës së tyre dhe të së njëjtës peshë. Por një artikull i publikuar nga shkencëtarja e re Sandra Aamodt në “New York Times” ka dhënë shpresa të reja…
Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga një tubim në Strumicë akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe partinë e tij LSDM se duke bërë koncensione ndaj BDI-së po i hap rrugë ridefinimit të Maqedonisë. Sipas tij, Kovaçevski një patriot me bateri po çon vendin drejt krijimit të një shteti binacional ,që nënkupton kjo midis maqedonasve dhe shqiptarëve. “Në të njëjtën kohë, një nga idetë që po paralajmëroj është se po punojnë për krijimin e një shteti binacional të dy popujve, disa komuniteteve që sot përmenden në Kushtetutë dhe ekzistencës së pakicave. Jam i informuar se këto…
Investimi që po bëjmë në efikasitetin e energjisë me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe braktisjen e përshpejtuar të lëndëve djegëse fosile është aspekti kyç dhe më vital i tranzicionit të gjelbër, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në konferencën “Java e ekonomisë qarkore në Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Civil që e implementon rrjeti rajonal LogEx, me iniciativë të organizatës së shquar think-tank Balkan Forum nga Kosova, kurse me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund nga SHBA. Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi…

