Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në intervistën për Televizionin Publik të Bullgarisë – BNT, ka theksuar se Shqipëria dhe RMV-ja nuk duhet të shqyrtohen si pako në rrugën e tyre drejt BE-së, njofton KlanM. I pyetur nëse do të dëshironte të vlerësohen sipas meritave personale dhe të mos jenë bashkë me Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së, ose të shkojnë bashkë si pako, Kryeministri Rama, sic percjell KlanM, ka kujtuar kohën kur ndarja nuk ishte opsion, për shkak se vendoste Këshillu Evropian dhe jo Shqipëria. Sipas Ramës, kjo situatë e kishte bërë shqetësuese situatën dhe kishte vështirësuar pozitat…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion, ku është lënduar një 29-vjeçar. Me datë 23.05.2023 në ora 23:30 është raportuar se në Veles në rrugën “Bllagoj Gjorev” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Nissan” me targa të Velesit, i drejtuar nga C.L.(32) nga Velesi dhe një veture “golf” me targa të Velesit i drejtuar nga S.S.(29) nga Velesi. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar shoferi S.S., të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi policor nga SPB Veles”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

MPB njofton se është ndaluar se një 18-vjeçar nga Shkupi, pas është kapur me lëndë narkotike. “Me datë 24.05.2023 në ora 00:20 në Parkun e Qytetit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë ndaluar D.J.(18) nga Shkupi, pasi i është gjetur dhe marrë lëndë pluhuri e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të mërkurën se vendi i tij nuk ka plane të bëhet anëtar i NATO-s, por shtoi se është në dijeni të planeve për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Japoni. Kishida i bëri komentet pasi ambasadori i Japonisë në Shtetet e Bashkuara, tha në fillim të këtij muaji se pakti ushtarak i udhëhequr nga SHBA planifikon të hapë një zyrë në Tokio, e para në Azi, për të lehtësuar konsultimet në rajon. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning, tha se rajoni Azi-Paqësor “nuk e mirëpret” lëvizjen e Japonisë për të hapur zyrën, duke…

Lexo më Shumë

Izmir Zeqiri, Lulzim Hetemi dhe Ilir Peci nesër do të betohen si kryetarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Ata dolën fitues në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët në votime dhe bojkotimin e Listës Serbe. Se ku do ta kryejnë procedurën betimit, kanë dhënë detaje tre kryetarët e sapozgjedhur. Izmir Zeqiri nesër do të betohet si kryetar i Zubin Potokut në orën 10:00 në zyret komunale në fshatin Çabër. Seanca do të mbahet në zyrat komunale në Çabër në orën 10:00”, tha Zeqiri. Në të njëjtën orë do të betohet edhe kryetari…

Lexo më Shumë

Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ajo është shtetasja Milena Deraj. Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, mashtroi 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021. Në vijim të veprimeve hetimore u shpallën në kërkim dhe personat që u mashtruan nga 30-vjeçarja pasi me vetëgjyqësi e kanë kanosur për kthimin e parave. Nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një video-mesazhi ka uruar ditën e shenjtorëve “Kiril dhe Metodi”. Ahmeti thotë se bashkërisht duhet të marrim përsipër të ruajmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase “Në frymën e shoqërisë multietnike që po ndërtojmë së bashku, le të kujtojmë në këtë ditë të rëndësishme se bashkërisht marrim përsipër obligimin që ta ruajmë, ushqejmë dhe avancojmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase në të njëjtën mënyrë siç bëjmë për veçantinë e identitetit maqedonas”, Ahmeti thotë në videomesazh.

Lexo më Shumë

Në kuadër të manifestimeve me rastin e shënimit zyrtar të festës kombëtare 24 Maj – Dita e Arsimtarëve Gjithsllavë shenjtorët “Kiril dhe Metodi” në Ohër, Qeveria mbajti panel diskutimi “Gjuha maqedonase në botën sllave”, në të cilën fjalim pati edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski. “Shenjtorët Kirili dhe Metodi janë domethënës për shkrim-leximin e të gjithë popujve sllavë, si krijues të shkrimit të parë sllav – glagolitik, nga i cili buron shkrim-leximi maqedonas. Ata festohen dhe respektohen nga e gjithë bota kulturore në Evropën e sotme, për shkak të shpirtit të tyre kozmopolit, me të cilin u vendosën si urë lidhëse midis…

Lexo më Shumë

Qeveria nuk do të heqë dorë nga gjetja e zgjidhjes përfundimtare për grumbulluesit joformal të mbeturinave. Këta janë një grup qytetarësh të cilët kanë të drejta si edhe të gjithë të jerët në shtet. Është koha që çështja e tyre të zgjidhet dhe ata të marrin statusin që e meritojnë, tha sot ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova. Siç theksoi Shukova, ka pasur tentime në të kaluarën përmes ndërmarrjeve publike komunale ky grup i qytetarëve të kyçet në sistemin formal, por procesi po shkon shumë vështirë. “Kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendi, Talat Xhaferi gjatë vizitës së tij në Romë ka takuar Papa Françesku, përcjell TV21. Xhaferi thotë se dy vendet i lidhin personalitetet si Nënë Tereza dhe vëllezërit Kirili dhe Metodi. “Në Audiencën te Papa Francisk ia urova 10 – vjetorin e Pontifikatit dhe i urova jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe kryerje të suksesshme të detyrës së shenjtë. Dy vendet tona kanë lidhje historike të pandashme përmes personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët – shkupjanja dhe shqiptarja jonë Nënë Tereza dhe apostujt e shenjtë Kirili dhe Metodi”, shkruan Xhaferi.

Lexo më Shumë

Demokracia në Maqedoninë e Veriut është në vendnumëro, ka polarizim të thellë politik dhe bllokime në Kuvend që pengon miratimin e ligjeve, kurse qytetarët gjithnjë e më pak kanë besim tek institucionet. Këto janë konkluzionet kryesore për vendin në raportin më të ri të “Freedom Houese”. Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët janë të zhgënjyer nga elitat politike, njofton KlanM. Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar, ka shënuar progres demokratik – thuhet në Raportin më të ri “Kombet në tranzicion të “Freedom House”. Vendi ka marrë notën 3.86 për progres demokratik, për dallim nga raporti paraprak kur…

Lexo më Shumë

Një gjykatë në Shtetet e Bashuara të Amerikës caktoi 25 marsin e vitit 2024 si datë për gjykimin ndaj ish-presidentit Donald Trump. Kjo periudhë përkon me kulmin e fushatës zgjedhore për kandidatin presidencial brenda Partisë Republikane. Gjykatësi i Manhatanit të Nju Jorkut, Juan Merchan njoftoi për këtë datë gjatë një seance ku Trump mori pjesë përmes një video-lidhjeje. Muajin e kaluar, ish presidenti amerikan u deklarua se ishte i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, në lidhje me pagesat që kompania e tij i kishte dhënë ish-avokatit të tij, Michael Cohen. Trumpit iu dha leje…

Lexo më Shumë