Dekada e parë e Kroacisë në Bashkimin Evropian nuk ishte një sukses, por as një dështim dhe unë do të angazhohem personalisht kundër transformimit të Unionit në një federatë. Kështu ka deklaruar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, vendi i të cilit do të shënojë korrikun e ardhshëm 10 vjetët e para në BE, të përforcuara këtë vit me aderimin në zonat Euro dhe Schengen. Milanoviç ka theksuar se është kundër çdo ideje për një shtet federal, pasi nuk dëshiron një qendër të jashtme pushteti. “Gjithashtu, financimet që vijnë nga BE janë aq të vakëta, saqë nuk mund të bësh shumë,…
Author: Hamdi Kumanova
Spinaqi ka sasi të mëdha të vitaminës A, e cila moderon prodhimin e vajit në poret e lëkurës dhe gjëndrat e flokëve për të njomur lëkurën dhe flokët. Vitamina A është gjithashtu e nevojshme për rritjen e të gjitha indeve trupore, përfshirë lëkurën dhe flokët. Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me vitaminë C janë thelbësore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit, i cili siguron strukturë për lëkurën dhe flokët. Mungesa e hekurit është një shkak i zakonshëm i humbjes së flokëve, i cili mund të parandalohet nga marrja adekuate e ushqimeve të pasura me hekur, siç është spinaqi.
Sot, më e datë 24.05.2023 në orën 00:19 në SPB Shkup është raportuar se në një banesë në komunën e Aerodromit është gjetur pa shenja jete Z.C.(62). Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ministri për Komunitete dhe Kthim dhe Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë pengesë në betimin e kryetarëve të rinj në komunën e Zvecanit, Zubin Potokut dhe në Leposaviq. Ai tha legjitimiteti mbetet sfidues, por zgjedhjet ishin të ligjshme. “Nuk e shoh pengesë, kemi pas një betim javën e kaluar dhe kjo do të jetë një hap teknik, simbolik, po konfirmohet diçka që e kemi ditë, për këto zgjedhje e kemi pas fokus ligjshmërinë. Legjitimiteti normale në këtë moment është sfidues”, tha ai. Rashiq, tha se procesi i zgjedhjeve komunale në veri ishte Ad-Hoc, teksa shtoi…
Një 18-vjeçar pak pas mesnate është arrestuar në Kërçovë për shkak se paraprakisht, i njëjti sipas policisë ka kryer akte seksuale ndaj një vajze të mitur. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Kërçovë. ”Më datë 24.05.2023 në ora 00:30, K.M.(18) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Kërçovë, është privuar nga liria. Më herët në Tregun e Blegtorisë në Kërçovë ka kryer akte seksuale ndaj një të miture. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Ohër.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në pajtim me parimet e NATO-s dhe në drejtim të përforcimit të misionit të patrullimit ajror (AIR Policing) mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, është marrë vendim që Republika e Italisë si pjesë e forcave e angazhuar për krahun jugor të NATO-s me aftësitë e saja të aviacionit të kontribuojë në realizimin e këtij misioni. Në periudhën që vijon, siç theksojnë nga MM, do t’i qaset madje edhe harmonizimit dhe aranzhimit teknik midis dy vendeve, pas nënshkrimit të të cilit Italia edhe zyrtarisht do të përfshihet në këtë mision të NATO-s mbi qiellin…
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka shtyrë votimin e Raportit për progresin e Maqedonisë së Veriut nga raportuesi i PE për RMV-në, eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchuk, i përgatitur sipas raportit të Komisionit Evropian. Raporti për Maqedoninë e Veriut ishte pika e pestë e seancës së sotme të AFET. “Pika numër 5 duhet të ishte votim për Raportin për Maqedoninë e Veriut. Është shtyrë, prandaj nuk ka nevojë të diskutohet tani”, tha në seancë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister. Në Raportin e Progresit për RMV e raportuesit…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në Shibenik realizoi takim bilateral me Brus Shvarc, Zëvendësndihmës Prokurori Publik dhe Këshilltar për Çështje Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lloga dhe Shvarc biseduan lidhur me bashkëpunimin në nivel global në luftën kundër krimit kompjuterik. Teknologjia është duke ndryshuar në mënyrë shumë të përshpejtuar dhe me këtë edhe struktura e krimit. Shtetet duhet t’i ndjekin ndryshimet e këtilla dhe ta hetojnë, ta gjurmojnë e zbulojnë krimin. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, shprehu falënderim ndaj SHBA-ve për bashkëpunimin e deritanishëm, posaçërisht në pjesën e ndihmës nëpërmjet të ekspertëve në…
Me ndryshimet e këtilla, punonjësit në arsim bëhen universalë. Secili të jetë adekuat për secilën lëndë që ligjëron. Ajo është sikurse mjekët t’i dërgojmë të shuajnë zjarre ose zjarrfikësit të punojnë në ndonjë konfeksion. Numër i madh i punonjësve të arsimit po i lëshojnë vendet e punës, kërkojnë paga më të mira për jetë për shkak të pagave të ulëta dhe nën mesataren. Vetëm që mos t’i zgjidhin problemet e punonjësve në arsim bëjnë manovrime të këtilla”, deklaroi Tomisllav Gievski, Sindikata e Pavarur për Arsim. Samir Memeti, mësimdhënës i Historisë tha se me këto ndryshime cenohet integriteti profesional i…
Asnjë masë konkrete nga Inspektorati i Arsimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës shtatë ditë pas publikimit të konkursit për rektor të Universitetit të Tetovës, në të cilin janë vendosur kritere shtesë, përkatësisht favorizuese në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ish inspektori për Arsim, Gjorgji Ilievski këtë veprim të UT-së e cilësoi si antiligjore, anarkike. Ai i bëri thirrje institucioneve kompetente të mos flenë gjumë por ta parandalojnë procesin e zgjedhjes së rektorit në UT. “Me këto kritere që i kanë vendosur bëhet edhe diskriminim për gjithkënd që dëshiron të aplikojë për kandidat për rektor. Në këtë…
KOVAÇEVSKI: INTEGRIMET PËRFORCUAN GJUHËN DHE IDENTITETIN, MICKOSKI BËN THIRRJE NË UNIFIKIM NACIONAL Përmes një sërë aktivitetesh, të organizuara në vend, Maqedonia e Veriut shënoi ditën e iluministëve mbarësllavë, Shën Kirili dhe Metodi. Manifestimi qendror i organizuar nga Qeveria u mbajt në qytetin e Ohrit, prej ku Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, porositi, me anëtarësimin e vendit në BE, nuk rrezikohet gjuha dhe identiteti maqedonas, por përkundrazi gjuha maqedonase është njihet në gjithë botën dhe kjo sipas tij, u konfirmuan edhe me marrëveshjen për FRONTEX-in, marrëveshjen e parë mes Komisionit Evropian dhe vendit, në gjuhën maqedonase. “Si…
Në Kuvend është drejt përfundimit debati për pakot e ligjeve të Qeverisë për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, njofton KlanM. Më së voni deri të premten shumica parlamentare do të përpiqet të sigurojë kuorumin që të gjitha ligjet të votohen në një pako. Opozita ka vazhduar me akuza se me këto pesë ligje qeveria përpiqet që ta bëjë të ligjshme krimin, sic thonë, nga marrëveshja e dëmshme për korridoret. VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, thotë se shumica pranon ndryshimin e Ligjit për eksproprijim për shkak se kanë vendosur vvlerën e njëjtë të dëmshpërblimit për të gjitha ndërtimet që…

