Artan Fuga thotë se rritja e pagave të deputetëve me 100%, është një gjë e rëndë për disa arsye. “Tragjike ajo që po ndodh sot në Kuvend! Ata deputetë që kanë ende sadopak ndershmëri qytetare, që u ka mbetur sadopak kulturë politike mbi të drejtën, ata që sadopak gjejnë opozitarizëm në mendjen e tyre, pa hipokrizi, duhet të kuptojnë që të ardhurat e tyre mujore shkojnë me këtë grabitje sa 30 deri 40 herë sa të ardhurat mesatare të një shqiptari këtu në vend! Në kanë ndërgjegje politike të distancohen nga kjo lebeti që nuk është çështje e thjeshtë mirëqënieje,…
Author: Hamdi Kumanova
Fatmir Bytyqi Vëllimi dhe thellësia e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19 nuk kurseu nga problemet asnjë segment të ekonomive kombëtare të botës. Kur flitet për tregun e punës dhe përshkueshmërinë e tij për të rinjtë, rreth asaj që ka shkaktuar kriza, është konstatimi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) nga qershori i vitit 2021, i cili thotë se “kriza ka çrregulluar thellësisht arsimimin, trajnimin dhe punësimin e të rinjve, duke ua vështirësuar gjetjen e një pune, kalimin me sukses nga arsimimi dhe trajnimi në punë, ose fillimi i një biznesi dhe duke i vënë ata në rrezik të…
Në një ishull të izoluar në Oqeanin Indian, ka një fis të njerëzve indigjene që sulmojnë çdokënd që tenton për të vizituar këtë vend. Dhe për këtë, siç shkruajnë mediat e huaja, ishulli është llogaritur si më i rrezikshmi në planet për tu vizituar. Bëhet e ditur madje se India ka ndaluar qytetarët e saj nga vizita në këta ishuj, as edhe të tentojnë të kontaktojnë me atje. Shkuarja brenda ishullit është e paligjshme. Kjo pasi që njerëzit Sentinelese janë të njohur për dhunë dhe mosgatishmërinë e tyre për të komunikuar me të huajt. Pak dihet rreth ishullit katror ku…
Unazat e Saturnit, që e bëjnë një prej planetëve më të veçantë të sistemit tonë diellor, mund të mos ekzistojnë edhe për shumë kohë. Sipas një studimi të fundit, të dhënat e mbledhura nga misioni “Cassini” i NASA-s, që fluturoi rreth planetit të gaztë nga viti 2004 deri në vitin 2017, tregojnë edhe për sa kohë do të ekzistojnë unazat dhe kur do të zhduken. Sipas të dhënave zyrtare shkencore, sistemi ynë diellor është formuar rreth 4,6 miliardë vite më parë dhe studiuesit gjithmonë kanë debatuar për origjinën e këtyre unazave. Disa astronomë thonë se ato mund të jenë më…
Njeriu më i pasur në botë, pronari i prodhuesit francez të mallrave luksoze LVMH Bernard Arnault, humbi 10.39 miliardë euro brenda një dite, shkruan media të mërkurën. Arnault thuhet se e humbi atë shumë të martën pas një rënie të konsiderueshme të çmimeve të aksioneve. Tregjet e aksioneve në SHBA janë në rënie dhe në veçanti sektori i mallrave të luksit po shënon humbje. Aksionet e kompanisë Louis Vuitton ranë me pesë për qind dhe kompanisë Kering, pronare e Gucci, me 2.97 për qind. Tregjet janë të shqetësuara për kërkesën e pasigurt për mallra luksoze në SHBA. Bernard Arnault është…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, akuzoi Rusinë për “terrorizimin” e ukrainasve. Ai në rrjete sociale tha se Moska rrëzoi 36 dronë sulmues të prodhuar nga Irani. “Armiku vazhdoi të terrorizojë Ukrainën duke lëshuar 36 Shaheds. Asnjë nuk e arriti objektivin e tyre”, tha Zelenskyy. Ushtria ukrainase tha se i kishte rrëzuar më shumë se dy duzina dronë.
MPB njofton se dje në ora 18:30 në Manastir, në rr. “Dimitar Ilievski Murato” është ndaluar I.G.(29) nga Manastiri nga policët e policisë kriminale të SPB Manastir. Ai duke drejtuar automjetin “Pasat” me targa të Manastirit, në afërsi të vendit të quajtur “Grozd”, nga dritarja e hapur ka qëlluar me pushkë ajrore në drejtim të qenve endacakë. I është marrë një pushkë ajrore “Gamo” të kalibrit 4.5 mm dhe paketimi me diabolos. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.
Tubimi i organizuar nga Aleksandër Vuçiq për ditën e nesërme në Beograd duket se është jetik për të. Jo vetëm nga Serbia, por qytetarët serb po organizohen nën joshje dhe presion nga i gjithë Ballkani për të qenë në Beograd më 26 maj në tubimin “Serbia e shpresës”. Transport i organizuar falas, presion për pjesëmarrje, lista të punonjësve që duhet të marrin pjesë në tubim, janë disa nga metodat e shfaqura jo vetëm brenda Serbisë por edhe në vende të tjera për të organizuar një pjesëmarrje sa më të madhe. Profesorët e një shkolle në Mitrovicën e Veriut, siç i…
Pasi dje kryetari i Komunes së Haraçinës Ridvan Ibraimiu u kërcënua me jetë nga një 69-vjeçar dhe disa raste më parë ku ka pasur kërcënime, komuna ka dalë me këtë njoftim: “Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës. Ju njoftojmë se për shkaqe sigurie, Administrata Komunale nuk do të punojë nga data 25.05.2023 (e enjte) deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë. Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të kryejmë shërbimet dhe obligimet ligjore ndaj qytetarëve, por një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës…
Një raport i ri i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar ndikimin e mundshëm të ndryshimit të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (LShMAAV), sipas nismës së dorëzuar në parlament nga deputetët e koalicionit qeveritar SDSM-BDI. Projektligji i datës 2 nëntor 2022, parasheh rikthimin e fushatave të ashtuquajtuara me interes publik, të ideuara nga Gruevski për të blerë mediat dhe për të shuar zërin e tyre kritik. Kjo nismë, e cila erdhi si pasojë e rënies së popullaritetit të qeverisë, u kundështua fuqishëm nga përfaqësitë diplomatike, organizatat ndërkombëtare dhe një pjesë e shoqërisë civile, duke u cilësuar si…
Policët e SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (24 maj) rreth orës 16:20 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 35-vjeçarin nga Gostivari A.S. për vuajtje të dënimit me burg.Më pas është dërguar në këtë institucion për vuajtje të dënimit .TS
LSDM-ja si parti përgjegjëse është e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase brenda dhe jashtë vendit. Gjuha maqedonase mbrohet dhe konfirmohet edhe në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Dëshmi për këtë është nënshkrimi i marrëveshjes së parë me BE-në, marrëveshja për Frontex në gjuhën zyrtare maqedonase pa fusnota dhe shtesa, e cila e bëri gjuhën maqedonase të barabartë me gjuhët e tjera të Unionit. Me këtë edhe zyrtarisht janë shembur të gjitha gënjeshtrat dhe histeritë që OBRM-PDUKM i ka promovuar për gjoja fshirje dhe rrezikim të gjuhës maqedonase me fillimin e negociatave për anëtarësim…

