Author: Hamdi Kumanova

Rreth 200 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpce … për në Beograd me ftesë (dhe me detyrim) të liderit serb, Aleksandar Vuçiq të marrin pjesë në kundër-protestën e organizuar nga ai ndaj protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizimit të tij në Serbi. Shumë serbë janë nisur me vetura, gjë që tregon se mbi 10 mijë serbë të Kosovës kanë shkuar në Beograd “për të mbështetur” presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Dje rreth orës 19:00 serbët e parë janë nisur…

Lexo më Shumë

Një grua ka vdekur pasi ka ngrënë ‘çokollata të helmuara’ që ka marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të 54-të. Lindaci Viegas Batista u rrëzua në agoni pasi provoi ëmbëlsirat teksa doli nga një sallon bukurie në Brazil. Familja e saj tha se ajo kishte marrë një numër telefonatash dhe mesazhesh kërcënuese përpara se t’i përgjigjej një telefonate ‘të dyshimtë’ nga një korrier me një paketim dhurate më 20 maj. Në fillim ajo nuk pranoi të hante çokollata, por pasi ish-bashkëshorti i saj tha me shaka se ishin një dhuratë prej tij, ajo i provoi dhe kjo gjë rezultoi…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë dekada, me periudha luftimesh të shoqëruara nga armëpushimet, njoftoi të enjten agjencia ruse e lajmeve RIA. Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë kombëtare të Rusisë, e bëri vlerësimin gjatë një vizite në Vietnam. Ish-presidenti, një aleat i presidentit aktual Vladimir Putin, është mësuar me qëndrime të ashpra ndaj luftës. Muajin e kaluar, ai e quajti qeverinë ukrainase një infeksion. “Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ndoshta dekada”, tha Medvedev, sipas RIA. “Përderisa të ketë një qeveri të…

Lexo më Shumë

Logo Ballina Aktuale Takim Besimi – Kamer: Republika e Maqedonisë së Veriut ka politika stabile dhe vijon me këtë kurs 25/05/2023 Republika e Maqedonisë së Veriut e ruan stabilitetin makroekonomik dhe i reziston procesit reformues, duke u përballur me sfidat e krizës energjetike dhe asaj të çmimeve. Vitin e kaluar, këto politika mundësuan që FMN-ja të sigurojë qasje në Instrumentin e përkujdesjes dhe likuiditetit, me qëllim të përballjes me krizën dhe ruajtjes së stabilitetit në periudhë afatmesme. Kriza menaxhohet nga Qeveria, ku ruhet stabiliteti i financave publike, megjithatë kriza i vendosi lart në listën e prioriteteve çështjet për sigurimin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes, klasifikimit dhe zhvendosjes së personave të dënuar në Institucionet Ndëshkuese-Korrektuese, përcjell KlanM, komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë. Me këto ndryshime, gratë dhe vajzat të cilat vuajnë dënim me burg do t’i kenë të drejtat dhe lehtësimet e njëjta si meshkujt. “Është e paraparë që, nëse personi i dënuar i gjinisë femërore, e që është dënuar me burgim deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin me burg deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë përfitimet në përputhshmëri me rregulloren dhe rendin shtëpiak të…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Hetimin e Trafilkimit me Njerëz e Policisë së Kosovës ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit “Operation Chain”, i cili është zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për një javë ka zbatuar Planin Operativ “Stuhia 2023’, ku në këtë operacion kanë qenë të përfshirë 262 zyrtarë.Në kuadër të këtij operacioni janë bërë operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim e fëmijëve në rrugë.Gjithashtu, në njoftimin për media është bërë e ditur se është bërë inspektimi dhe kontrollimi i lokaleve me muzikë live, qendrave të masazhit, si dhe…

Lexo më Shumë

Akuzat të cilat i dërgoi kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, i ka demantuar vet personi që po akuzohet, Brahim Ajvazi. Ai në një deklaratë për TV21 thotë që toka nuk është uzurpuar por është në menaxhim nga familja e tyre dhe disa familje tjera të dëshmorëve. Kjo tokë sipas tij, shfrytëzohet tanimë dhjetë vite dhe prej aty këto familje nxjerrin kafshatën e gojës. Ai mohon të ketë kërcënuar kryetarin e komunës. “Nuk është e vërtetë. Tjetër është uzurpim e tjetër gjë kur e ke në menaxhim. Uzurpimi është aty për aty. Kjo tokë është marë në 2013tën. Aty…

Lexo më Shumë

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi, nuk pret një bashkëpunim të suksesshëm mes Alternativës dhe Besës, dy partitë të cilat dikur ishin në të njëjtin trung nga vjen edhe vetë Rexhepi. Në Intervistë për Rruga drejt, Rexhepi thotë se bashkëpunimi eventual i paralajmëruar mes dy partive vjen si rezultat i përpjekjes së tyre për të shmangur zhbërjen. Ai pret llogaridhënie nga kreu i Alternativës Gashi, para strukturave të partisë, për gjendjen në të cilën ndodhet Alternativa. Intervistën e plotë do ta ndiqni sonte në 22.20 në Alsat. Në çfarë kushtesh do të ishte i suksesshëm ose afatgjatë një…

Lexo më Shumë

Më datë 24 Maj 2023 e Mërkurë – Manastir, është kërcënuar me jetë afaristi Lirim Mersimi njëherit edhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEMVP-së, në momentin kur personi në fjalë ka dashur të shfrytëzoj tokën ngjitur me fabrikën e tij, e cila ligjërisht i takon sepse në përputhshmëri me ligjin dhe të gjitha procedurat e parapara, e ka marrë në koncesion. Dhuna, krimi i organizuar, konkurrenca jo lojale dhe shpërfillja e ligjit, nuk duhet ta karakterizojnë vendin tonë sepse këto i japin pasiguri qytetarëve dhe bizneseve se ata janë të pa mbrojtur por edhe krijojnë përshtypjen se institucionet nuk…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski sot lëshuan në përdorim rrugën magjistrale Kumanovë – Stracin. Ky aks rrugor, i cili është pjesë e Korridorit 8, është rikonstruktuar në një gjatësi prej 31.2 kilometrash me vler prej 12 milionë euro. “Ky aks rrugor është i një rëndësie të jashtëzakonshme, para së gjithash për qytetarët që gravitojnë në këtë rajon dhe të cilët do të mund të gëzojnë çdo ditë të mirën e një rruge bashkëkohore dhe të sigurt…

Lexo më Shumë

RADEV: ÇËSHTJA ME RMV-në S`KA TË BËJË ME RAPORTET DYPALËSHE, POR ME VLERAT EVROPIANE Ekziston mundësia që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen në procesin negociues për hyrje në BE – ka deklaruar në Sofje Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, percjell KlanM. Ky është lajmi i ditës nga Agjencia Telegrafike Bullgare dërguar për publikim Agjencisë së Lajmeve – MIA konform marrëveshjes për këmbim të informacioneve. Sic percjell KlanM mediat bullgare, Milanoviq ka deklaruar se kjo është e arsyeshme të bëhet, pasi RMV sigurisht që ka bullgarë. Ai, sic percjellin mediat bullgare, ka dhënë shembullin e Kushtetutës kroate, në të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Beograd ka shprehur ngushëllimet për rastin tragjik në shkollën “Vlladisllav Ribnikar”. “Pamjet e krismave ende tronditin dhe në mënyrë të pakthyeshme e kanë ndryshuar realitetin. Të gjithë i ndjejmë këto ndryshime. Të ballafaquar me këtë tragjedi të paimagjinueshme, e një rëndësie thelbësore është që ne të bashkohemi për të ndarë humbjen dhe dhimbjen dhe për të ofruar mbështetje të prekurve nga ngjarja. Vetëm në këtë mënyrë do të konfirmojmë se jemi të gatshëm të parandalojmë incidente të tilla të tmerrshme që mos të ndodhin në të ardhmen. Dhimbjen që e ndjejnë familjet,…

Lexo më Shumë