Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se ka thirrur ambasadorët e Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës, përcjell Bota sot. Ministria thotë se masa ishte në shenjë proteste ndaj asaj që tha se ishte “mungesa e plotë e rezultateve” të një hetimi mbi shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream vitin e kaluar. Kremlini ka kërkuar më parë përshpejtimin e hetimeve. Shtatorin e kaluar, disa shpërthime të pashpjegueshme nënujore shpërthyen Nord Stream 1 dhe tubacionet e sapondërtuara Nord Stream 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë përmes Detit Baltik. Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës dhe të dy vendet…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë sot prezantoi platformën “Shëndeti im” e cila, siç thonë nga ky dikaster, do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve të kenë qasje të lehtë dhe kontroll në të dhënat personale shëndetësore. Aplikacioni përfshin një qasje edukative dhe ndërvepruese për të dhënat shëndetësore të çdo përdoruesi dhe ofron një mundësi për të pasur një pasqyrë të analizave diagnostike, udhëzimet për kontrollet specialistike, vaksinat dhe certifikatat për vaksinim dhe informacione të tjera në formën e një dosje personale shëndetësore. Në suaza të kësaj zgjidhje digjitale do të mundësohen edhe informacione detajore për të gjitha shërbimet shëndetësore të kryera. “Aplikacioni “Shëndeti…

Lexo më Shumë

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi për media, thotë se kontingjenti i saj i dislokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut tregon nivel të lartë të gatishmërisë. “Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dislokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i atashuar në Task Forcën jug në batalionin shumëkombësh, ka realizuar operacionet e patrullimit në nivel togu duke përfshirë pika mobile të kontrollit, gjithashtu kanë vazhduar me operacione të mbrojtjes së kampit sipas skenarëve të përgatitura nga komanda më e lartë, me qëllim të testimit dhe gatishmërisë së trupave në ushtrim”, thuhet në njoftimin FSK-së. Tutje…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski pret mbështetjen e deputetëve për miratimin e ndryshimeve të pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, njofton KlanM. Kovaçevski gjatë ceremonisë së lëshimit në përdorim të magjistrales Kumanovë – Stracinë, tha se, marrëveshje me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel dhe Enka” i është dorëzuar Prokurorisë Publike dhe Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, si dhe të punësuarve në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, të cilët janë të kyçur në këtë projekt. Po ashtu, ka shtuar ai, është dërguar edhe letër në Kuvend për prezantimin e Marrëveshjes në komisionin adekuat, me kërkesë të deputetëve të…

Lexo më Shumë

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Ai do të takohet edhe me përfaqësues të partive opozitare në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK. Pos tyre, ai u takua sot me presidenten Vjosa Osmani, më pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kabinetin e ministrave dhe do të vizitojë Mitrovicën e veriut.

Lexo më Shumë

Irani testoi me sukses një raketë balistike me një rreze të mundshme prej 2,000 kilometrash të enjten, tha media shtetërore, dy ditë pasi shefi i forcave të armatosura të Izraelit ngriti mundësinë e një “veprimi kundër Teheranit” lidhur me programin e tij bërthamor. Irani, i cili ka një nga programet më të mëdha të raketave në Lindjen e Mesme, thotë se armët e tij janë të afta të arrijnë bazat e armiqve të tyre më të mëdhenj, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon. Pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së dhe Evropës, Republika Islamike ka thënë se do…

Lexo më Shumë

Steve Hanke, profesor i ekonomisë së aplikuar në Universitetin Johns Hopkins, përpiloi një listë të vendeve më të mjerueshme në vitin 2022. Rezultatet janë norma e papunësisë (shumëzuar me dy), inflacioni dhe normat e huadhënies bankare minus ndryshimin në përqindje vjetore të PBB-së reale për frymë. Në vendin e parë në listën e Hanke është Zimbabve, indeksi i së së cilës është 414.7. Inflacioni cilësohet si faktori më i madh i situatës së keqe në këtë vend. Maqedonia e Veriut renditet e 39-ta me një indeks prej 50.4 falë papunësisë. I njëjti indeks me më shumë, kujdes, Myanmar, dhe menjëherë…

Lexo më Shumë

-Mua më vjen keq që komuna sërish kthehet në një kohë kur nuk kishte asnjë funksionalitet dhe nuk zgjidheshin asnjë nga problemet, këtë e tha mes tjerash sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me kërcënimet në komunën e Haraçinës, përcjell TV21. Spasovski tha se do të ketë kallëzime ndaj personave që kanë prishur rendin she sigurinë, ndërkaq theksoi se ajo që po ndodh në Haraçinë, është punë që duhet ta sqarojnë mes vete autoritetet. “Tashmë po merren masa në përputhje me udhëzimet që po i jep Prokuroria Publike dhe do të parashtrohen kallëzime kundër këtyre personave,…

Lexo më Shumë

Qëndrimi bullgar mbetet i pandryshuar se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet sa më shpejtë ta fillojë dhe përfundojë procesin negociues dhe të bëhet anëtare me të drejtë të plotë e BE-së si rezultat i kontributit të saj dhe me përmbushjen e kritereve për anëtarësim, ndërsa jo në bazë të vendimit politik, mendon kryeparlamentari bullgar, Rosen Zhelazkov. Ai në një intervistë për BGNES thekson se për Bullgarinë është i rëndësishëm kushti “i vendosur nga Komisioni Evropian” për ndryshimet kushtetuese për përfshirje të bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Ky është një parakusht absolut për fillimin e negociatave. Kjo nuk…

Lexo më Shumë

Bullgaria beson se RMV-ja do të bëhet anëtare fuqiplotë e BE-së, në bazë të kontributit vetanak – thotë Kryeparlamentari bullgar, Rosen Zheljazkov, në intervistën për median bullgare BGNES, njofton KlanM. “Vlerësojmë se do t`i përmbushin kushtet për anëtarësim dhe nuk duhet të humbin kohë, për shkak se kjo mund të shndërrohet në skepticizëm. U duhen akte të shpejta dhe definitivisht vendime pa kërkuar shkaqet jashtë tyre. Shumë e rëndësishme është që shkaqet, qëllimet dhe sukseset të jenë të tyre” – tha Rosen Zheljazkov, kryetar i Kuvendit të Bullgarisë. Ndryshe, në kuadër të shënimit të Ditës së Iluministëve mbarësllav Shën Kirilit…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e Policisë së Gostivarit të mërkurën, rreth orës 16 e 20 minuta, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 35 vjeçarin me iniciale A.S nga Gostivari për vuajtjen e dënimit. Ai pas arrestimit është sjellur në burgun e Tetovës. Poashtu të mekurën me urdhër të gjykatës, pjesëtarët e policisë së Tetovës në rrugën “Braqa Milladinovi”, kanë arrestuar 49 vjeçarin me iniciale B.I nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg. Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.

Lexo më Shumë

Moska dhe Minsku kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, thonë deklaratat nga ministritë e mbrojtjes të të dyja vendeve, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Në një takim dypalësh në kryeqytetin Bjellorus, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë, Sergei Shoigu dhe Viktor Khrenin, nënshkruan dokumente që përcaktojnë procedurën për ruajtjen e armëve bërthamore jostrategjike ruse në një strukturë të specializuar në Bjellorusi, fqinji verior i Ukrainës. Shoigu tha se pala bjelloruse mori sistemin raketor operacional-taktik Iskander-M, i aftë për të përdorur raketa jo vetëm në pajisjet konvencionale, por edhe në pajisjet bërthamore. “Një pjesë…

Lexo më Shumë