Author: Hamdi Kumanova

Deri në prill të këtij viti janë larguar 75 mjekë nga Maqedonia drejt vendeve të Evropës, ndërsa vitin e kaluar ky numër ka qenë alarmant. Sipas ministrit Fatmir Mexhiti, një mijë mjekë nga Maqedonia janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit 2022, përcjell Klan Macedonia. “Në 10 vitet e fundit janë diku tek 3000 mjekë që kanë shkuar në shtetet perëndimore dhe në shëndetësinë private. Viti i fundit, 2022 kanë shkuar 1000 mjekë. Deri në prill të këtij viti 75 mjekë”, tha mes tjerash Mexhiti. SIpas tij, mjekët nuk ikin vetëm shkaku i pagave, por edhe nga mungesa e sigurisë…

Lexo më Shumë

Duket në fakt e çuditshme për një komedian dhe prezantues televiziv, të mbledhë fonde për ushtrinë e Ukrainës kundër Rusisë dhe po aq e çuditshme që në fakt ky komedian ka mbledhur fonde për satelitetin e parë ushtarak të Ukrainës. Këtë muaj ai tha se ata kishin blerë drone kamikaze të prodhimit ukrainas me një rreze prej më shumë se 600 milje, të përdorura për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë. Fondacioni ka mbledhur 120 milionë dollarë për pajisje ushtarake që kur Presidenti Putin urdhëroi tanke përtej kufirit shkurtin e kaluar. Përpjekja e tij më e madhe ndodhi kur ai…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi hapi derën e urgjencës në një fluturim me Asiana Airlines, teksa po ateronte në Korenë e Jugut. Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, kurse avioni u ul të premten i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu, por me derën e hapur. Të paktën gjysma e pasagjerëve kishin probleme me frymëmarrje dhe u dërguan në spital, citon BBC, mediat lokale. Burri, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes së avionit, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Fluturimi OZ8124 ishte nisur nga ishulli Jeju të premten në mëngjes sipas kohës lokale. Dera e avionit u hap pak para…

Lexo më Shumë

Sot në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës do të varroset Jetmira Beka, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Aachen të Gjermanisë. Varrimi i të ndjerës bëhet në ora 14:00. Të shtunën e javës së kaluar në parkingun e një qendre tregtare, dorasi e kishte therur viktimën në prani të motrës së saj. E ndjera dhe i dyshuari së bashku i kanë tre fëmijë. Për shkak të mosmarrëveshjeve, ata janë ndarë dhe si rrjedhojë nuk kanë qenë duke bashkëjetuar. Andaj, gjykata ua ka caktuar kujdestarinë e përbashkët ndaj fëmijëve dhe në ditën kritike, ata është dashur të…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, synon të angazhohet në një bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin, “në kohën e duhur”, duke sugjeruar mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas një përkeqësimi të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë. “Telefonata ime e fundit [me Putinin] është zhvilluar goxha kohë më parë”, i tha Scholz gazetës Koelner Stadt-Anzeiger, në një intervistë të botuar më 26 maj. “Por, unë planifikoj të flas përsëri me të, kur të jetë koha e duhur”, shkruan REL. Udhëheqësit folën për herë të fundit me telefon në fillim të dhjetorit. Gjatë asaj telefonate…

Lexo më Shumë

Kompania e implanteve të trurit, Neuralink, themeluar nga Elon Musk ka marrë dritën jeshile nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për të filluar provat e para klinike njerëzore. “Vendimi i FDA përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz,” tha kompania Neuralink në një postim në Twitter. Neuralink është duke projektuar një çip që do të implantohet në trurin e njeriut për të mundësuar komunikimin me kompjuterët përmes mendimit. Ky çip pritet mbi të gjitha të ndihmojë të paralizuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje neurologjike. Kjo…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë në një takim të quajtur Arria Formula” për të diskutuar mbi sigurinë kibernetike. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj ka theksuar se sulmi kibernerik në Shqipëri është orkestruar nga Irani teksa shtoi se kanë prova të padiskutueshme për këtë akuzë. Xhaçka tha se akte të tilla përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. “Sulmi kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. Dëmi u frenua, por…

Lexo më Shumë

Përplasje me armë zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Disa shtetas sirianë janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit. Pasi Policia u bëri thirrje të ndalonin, sirianët kanë nxjerrë armët e zjarrit dhe kanë qëlluar, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Aktualisht raportohet se 6 prej tyre janë prangosur që dyshohet se merreshin me trafik të qënieve njerëzore.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veruit informon se eurodeputetët votuan që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratohen 100 milionë euro përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare. Nga Qeveria thonë se sot anëtarët e Komitetit për Tregti Ndërkombëtare mbështetën propozimin e Komisionit Evropian, me të cilin së shpejti do të vihen në dispozicion fondet nga ky instrument. “Do të vijojë nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, pas së cillit mjetet nga ky instrument do të jenë në dispozicion në dy këste. Ndihma makrofinanciare është e kushtëzuar nga qeverisja e mirë dhe menaxhimi me financat…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. – Advertisements – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 masa, nga të cilat 66 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë shqiptuar tetë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 masa për rirreshtim të paligjshëm, gjashtë sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor i kuq… “Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Takimi i dy ministrave është duke mbajtur në zyrat e MPJD-së, pas takimit të dy homologët do të mbajnë konferencë për medie. Osmani gjatë ditës do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Bujar Osmani është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kjo pasi  Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në, gjatë ditës së enjten Osmani ka qëndruar edhe në shtetin serb.

Lexo më Shumë

Gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale “shumë të dhunshme” nga Ballkani Perëndimor, njoftoi Europol. Aksioni u koordinua nga Kroacia. Kjo “celulë e fuqishme kriminale” ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian. “Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një…

Lexo më Shumë