Author: Hamdi Kumanova

Skandaloz dhe dyfytyrësi, e cilëson Aleanca për Shqiptarët vendimin e Lëvizjes Besa dhe Alternativës që të mos dërgojnë përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, përcjell KlanM. “Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet. Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në. Me veprimet e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sipas Ligjit të Festave, të premten, 14 prill 2023, E premtja e Madhe, është ditë jopune për qytetarët e konfesionit ortodoks. E hëna, 17 prill 2023, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të konfesionit ortodoks ua uron festën e madhe të krishterë Pashkët.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov po bëhet gati për formimin e një lëvizje, apo subjekti të ri politik në Maqedoninë e Veriut, mëson TV21. Jozyrtarisht mësohet se partia do të promovohet në fund të këtij muaji, respektivisht në fund të muajit prill. Siç bëjnë të ditur burime të TV21, ish kryediplomati po përpiqet që përmes kësaj iniciative të bashkojë njerëz të shumë lëvizjeve qytetare që u paraqitën në skenën politike në zgjedhjet e fundit lokale, por pritet edhe aktivizimi i personave të rinj në skenën politike. Nikolla Dimitrov ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në…

Lexo më Shumë

Të hënën mbrëma rreth orës 22:35, në bllokun 77 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin J.A. nga Sellca e Tetovës. J.A. në orën 21:20 është raportuar nga një i mitur nga Jazhinca e Tetovës se së bashku me një person tjetër, e kanë sulmuar fizikisht dhe kundër dëshirës së tij, e kanë futur në veturën “BMW” me targa të Tetovës. Sipas njoftimit, i mituri ka shfrytëzuar rastin e pakujdesisë së tyre dhe ka mundur të largohet nga automjeti. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos…

Lexo më Shumë

Janë orët e pasdites dhe këta aktivistë në Kërçove kanë filluar me përgatitjen e iftareve për personat me gjendje të vështirë financiare. Disa po servojnë paketimet, e të tjerët po përgatisin mishin në zgarë, që të jetë sa më i ngrohtë para ifarit. Mjetet për ushqimet vijnë nga bamirës të ndryshëm të vendit dhe diasporës.   “Ndihmojmë sa më shumë në këtë muaj të Ramazanit, shpërndajmë iftare, çdo gjë përgatitet këtu, përgatitet nga ne është e freskët, këtu i bëjmë paketimet, një pjesë e ushqimeve ndahet këtu në vend, ndërsa një pjesë e shpërndajmë nëpër fshatra, gjithkund ku ka nevojë, kjo…

Lexo më Shumë

TË PREKURIT ME KËTË SËMUNDJE PARALAJMËROJNË PROTESTA Institucionet shëndetësore ende nuk kanë kontaktuar kompaninë për prokurimin e ilaçit “Trikafta”, as nuk diskutohet për planin me të cilin do të marrin ilaçin të gjithë pacientët, tha sot Fiki Gaspar nga Shoqata e Fibrozës Cistike, njofton KlanM. “Ndjejmë se vdekja e Bllagojçes bëri të mundur sjelljen e ilaçit për 12 pacientët më kritikë, por fatkeqësisht motivimi u ndal këtu. Ata që marrin ilaçin ndihen mirë. Dhe pas një muaji pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit, të cilat gjoja ishin pengesë për miratimin e barit, ne nuk kemi bërë asnjë progres dhe kemi…

Lexo më Shumë

“Siguria publike paraqet një pjesë të sigurisë së përgjithshme, përkatësisht formë më konkrete të sigurisë e drejtuar ndaj komunitetit dhe ndaj qytetarëve të saj. Segment i cili në tërësi është i rregulluar nga ana normative me disa akte ligjore-Ligji për policinë, Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligji për sigurim privat dhe të tjera, por edhe nga aktet nënligjore, të cilat dalin nga këto ligje, zbatimi i të cilave në masën më të madhe është detyrë primare e policisë”, këtë ndër të tjerave e deklaroi drejtori i Byrosë për Siguri Publike, mr. Sasho Tasevski në fjalimin e tij…

Lexo më Shumë

Qeveria sot ka marrë vendim që nga nesër të rritet çmimi i ngrirë i domateve në 95 denarë për kilogram, i njëjti çmim do të jetë edhe për kastravecët, ndërsa qepa do të rritet për 10 denarë. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se kjo rritje bëhet si rezultat i asaj që ka pasur ndryshime në çmimet e importit në doganën tonë edhe atë rritje për 30% për disa produkte të caktuara, veçanërisht tek domatet dhe kastravecat. “Qeveria rritje të caktuara të çmimeve të produkteve të ngrira nga java e kaluar për arsye se javën e kaluar u njoftuan ndryshime…

Lexo më Shumë

Në muajin shkurt të këtij viti janë regjistruar 40,973 turistë, nga të cilët 40,2 përqind janë turistë vendorë dhe 59,8 për qind turistë të huaj, njofton Enti Shtetëror i Statistikës. Numri i bujtjeve në shkurt të vitit 2023 është 82,942, nga të cilat 42.7 % janë turistë vendorë dhe 57.3 % janë turistë të huaj. Në dy muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 12,5 përqind. Te turistët vendorë ka ulje prej 6.2 përqind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 31.2 përqind. Në periudhën janar…

Lexo më Shumë

Më datë 10.04.2023 SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal deri tek PTHP Shkup kundër Xh.S (44) nga Shkupi, për shkak dyshimit për veprën penale “vrasje” e dënuar në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal. Në datë 31.03.2023 rreth orës 08.02 në kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”, Xh.S me pistoletë ka shtënë në drejtim të N.A (46) nga Haraçina, me të cilin më parë kanë luajtur në aparatet në kazinon, pas çka N.A ka humbur jetën. Nga ana e zyrtarëve policor, pas aktiviteteve të ndërmarra si dhe në bazë të ekspertizave të bëra, është zbuluar identiteti i dorasit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me udhëheqësit e grupeve parlamentare në Kuvend. “Ministri Lloga i informoi përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët lidhur me grupin punues për reformat zgjedhore, nevojën për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor, si dhe për iniciativën për një Kod të ri Zgjedhor”, njoftojnë nga ministria e Drejtësisë. Gjatë këtij takimi mes tjerash është diskutuar edhe për lgjet të cilat janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë, si dhe për mundësitë e miratimit të përshpejtuar të tyre në Parlament. “Palët u morën vesh që takime të këtilla në Kuvend…

Lexo më Shumë