Author: Hamdi Kumanova

Udhëheqësi i Krimesë, i emëruar nga Moska, tha të martën se rajoni është gati për atë që mund të jetë një kundërofensivë e afërt ukrainase. Sergei Aksyonov u tha gazetarëve se forcat ruse në Krime kanë ngritur objekte “mbrojtëse moderne” dhe kanë trupa dhe pajisje mëse të mjaftueshme për të zmbrapsur një sulm të mundshëm ukrainas, gati 14 muaj pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës. “Ne nuk mund ta nënvlerësojmë armikun, por mund të themi se jemi gati (për një sulm) dhe se nuk do të ketë katastrofë”, tha ai. Komentet e tij erdhën…

Lexo më Shumë

Publicisti i njohur, Nusret Pllana ka folur rreth dëshmive që mbajnë librat e tij dhe dokumentari i realizuar nga ai për krimet serbe në Kosovë. Pllana, ka thënë se avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, e kanë marrë librin e tij për të dokumentuar dëshmitë e krimeve në Kosovë nga forcat serbe në gjykimin në Hagë, por që s’e kanë përmendur asnjëherë deri më tani. “Këta avokatët e burrave që janë në Hagë, janë ardh tek unë për besë e kanë marë këtë libër dhe nuk kanë qenë në gjende fare me pagu edhe pse i marrin milionat. Janë ardh…

Lexo më Shumë

Shkruan: ARTA TAHIRI “Big Brother” (Vëllai i madh), një shfaqje reale televizive, së fundmi thyen rekordet e shikueshmërisë. Matjet dhe hulumtimet e ndryshme tregojnë se publiku shqiptar kudo është bërë “sy e veshë” me “Big Brother Albania” dhe “Big Brother Kosova”. Edhe pse nuk ka matje për shikueshmërinë te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, gjykuar nga reagimet në rrjetet sociale, por edhe nga ato në përditshmëri, ndikimi i këtij zhanri të veçantë programor televiziv është tepër i madh. Për Luizin dhe “Big Brotherin” flasin të rinj e të moshuar, njerëz të shkolluar e të pa shkolluar, flasin nxënësit, studentët,…

Lexo më Shumë

Deri më 10 prill, numri i refugjatëve që hynë në Poloni nga Ukraina i kaloi 11 milionë. Në postimin në llogarinë në Twitter të rojeve kufitare polake, thuhej se ka pasur migrim intensiv që nga fillimi i Luftës Ukrainë-Rusi. 20 mijë persona kanë hyrë në vend vetëm dje nga Ukraina , “Numri i njerëzve që kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës ka kaluar 11 milionë.” U regjistrua se numri i përgjithshëm i ukrainasve që u larguan nga Polonia ishte 9 milionë e 259 mijë. Sipas informacionit të ndarë nga Përfaqësimi i Përhershëm i Polonisë në…

Lexo më Shumë

Katër bomba janë gjetur ditën e sotme në një varrezë në Derry, afër Belfast në Irlandën e Veriut, aty ku presidenti Biden kishte planifikuar të zhvillonte një vizitë udhëtim për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë. Një oficer i lartë i Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut (PSNI) e përshkroi situatën si një zhvillim shqetësues, ndërsa oficerët që po kontrollonin vendin të martën u sulmuan me bomba benzine dhe predha të tjera. Varrezat e qytetit Derry në Creggan ishin të mbyllura për vizitorët për pjesën më të madhe të së martës pasi ajo që dyshohet…

Lexo më Shumë

Nevojiten kontrolle të ashpra ndaj eksportit, ndërmjetësimit, importit, tranzitit, ruajtjes dhe ritransferimit të armëve dhe municioneve për të parandaluar që ato të bien në duart e gabuara, tha përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çarmatimit (UNODA), Izumi Nakamitsu. Nakamitsu e mbajti fjalimin me rastin e takimit të parë publik të muajit të presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës delegatë të shumtë iu referuan konfliktit në Ukrainë. Sipas përfaqësuesit të OKB-së Nakamitsu, transferimi i armëve dhe municioneve duhet të përfshijë gjithashtu vlerësimet e rrezikut para dërgesës dhe kontrollet pas dërgesës, të tilla…

Lexo më Shumë

Mbretëria e Bashkuar është bërë destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë, sidomos të rinjtë, po kërkojnë që të ikin. Rruga që ata po ndjekin kryesisht është përmes kërkimit të azilit. Të dhënat përfundimtare të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend. Në krahasim me vitet e mëparshme, aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm. Në 2021-n numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 5,147, ndërsa në periudhën 2013- 2018 kishte…

Lexo më Shumë

Të hënën në mbrëmje një person është person me armë zjarri në veri të Mitrovicës, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 23:48. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhej se njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore. “Nga aty kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në kraharor nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”,…

Lexo më Shumë

Shumë shpesh përmendet koeficienti i inteligjencës (IQ) dhe rëndësia që ka. Mirëpo, ekziston edhe inteligjenca emocionale që luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë dhe në synimet që i kemi për një karrierë të bujshme. Inteligjenca emocionale në “Forumin Botëror Ekonomik” ishte ranguar si shkathtësia e 6 nga 10 të tilla, që punonjësit duhet ta posedojnë për të pasur sukses në karrierë. Çka është inteligjenca emocionale? Inteligjenca emocionale përkufizohet si aftësia e personit për perceptimin, kuptimin, menaxhimin e ndjenjave dhe emocioneve si dhe shfaqja e empatisë karshi personave tjerë, e që do të thotë se ka rëndësi qasja që…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka refuzuar mandatin e socialistit Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës. Beqaj ka dorëzuar përgjigjie negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ia lënë vendin e tij një tjetër kolegu. Postin e Becit në Kuvend do ta marrë Frrok Gjini. Benet Beci është zgjedhur nga Partia Socialiste që të garojë më 14 maj për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, ku do të përballet me demokratin dhe kryebashkiakun aktual, Bardh Spahia.

Lexo më Shumë

Mbrëmë vonë, gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë. Në media është publikuar një video ku Syla flet pas intervenimit që kishte në QKUK. “Disa islamik fanatik më kanë sulmuar shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ik”, ka thënë Syla Edhe sipas dëshmitarëve të pranishëm, në momentin e sulmit kanë qenë tre persona që kanë ikur me shpejtësi ndërsa ngjarja ka ndodhur në Breg të Diellit. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në…

Lexo më Shumë

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, por “një pjesë e madhe” e tyre vjen nga Serbia dhe ky është një “problem i madh që duhet të adresohet”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit. Qendra është një organ i Departamentit amerikan të Shtetit, e krijuar për të ekspozuar dhe për t’iu kundërvënë propagandës dhe dezinformimit. Ai madje tha se në Maqedoni ka media që përsërisin dezinformatat ruse. “Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken më ka kërkuar të marr përsipër një sfidë…

Lexo më Shumë