Author: Hamdi Kumanova

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) Naumçe Mojsovski ka ngritur padi për shpifje kundër Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), pasi kanë hapur rast për shpërndarjen e bonove sportive, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë e konfirmoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në seancën e sotme dhe shtoi se Komisioni akuzohet se ka publikuar informata për drejtorin e ARS-së. Paraprakisht, KSHPK-ja i kërkoi Prokurorisë Publike që të ndiqte penalisht ish-përfaqësuesin e hendbollit dhe anëtarët e komisionit qendror për dyshime për keqpërdorime dhe mosrespektim të sistemit të kuponëve të financimit të fondacioneve dhe klubeve sportive, kërkoi Komisioni Kundër Korrupsionit. “Kjo…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e Al Nassr kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin, francez Rudi Garcia, për shkak të rezultateve të dobëta dhe marrëdhënieve jo të mira me futbollistët dhe dëshira e tyre është që skuadrën t’ia besojnë një emri të madh si Jose Mourinho. “AS” shkruan se oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin aktual të Romës është 100 milionë euro për dy sezone. Nëse do të pranojë, pa dyshim që do të bëhej trajneri më i paguar në botë. Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë moment është se Mourinho është në fazën e fundit të…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se rasti për zhdukjen e 26-vjeçarit Astrit Ismailit është raportuar në polici dhe se po merren masa për gjetjen e të njëjtit, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar në orët e para të ditës së djeshme nga nëna e Astritit. “Më datë 11.04.2023 në ora 00:30 në Stacionin Policor të Karposhit, XH.I.(57) nga Gostivari ka raportuar se djali i saj A.I.(26) nga Gostivari është larguar nga shtëpia në Shkup, ku ka qenë duke qëndruar. Po merren masa për gjetjen e personit”, thonë nga MPB për TV21. Sipas familjarëve, Astrit Ismaili, 26-vjeçar nga…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur përfaqësuesin e posaçëm dhe koordinatorin e Qendrës për angazhim global të DASH-it, James Rubin. “Në takim është biseduar për përpjekjet dhe mënyrat e përballjes me dezinformatat dhe ndikimin e tyre mbi zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global. Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se dezinformatat kanë potencial të ndikojnë në procese të mëdha politike dhe qytetare tek ne dhe në botë dhe për këtë shkak paraqesin një nga kërcënimet prioritare për sigurinë kombëtare të shumë vendeve”, thonë nga Kabineti i Presidentit. Pendarovski ka theksuar nevojën e investimeve të vazhdueshme në resurse dhe aftësi për njohjen dhe…

Lexo më Shumë

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (11-prill) nga ora 09:00 deri në orën 14.00 kanë kryer aksion kontrollues të këmbësorëve, si dhe se sa i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 31 shkelje (TE-23 dhe GV-8) të gjitha kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara të këmbësorëve, pas së cilës janë hartuar parashtresat përkatëse për këmbësorët-shkelës, duke theksuar se gjobat e parashikuara për këto kundërvajtje variojnë nga 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa shkelësit do të thirren në të ashtuquajturin mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë bullgare, Nikolaj Millkov, tha sot se mbyllja e klubeve kulturore bullgare në Maqedoni shton tensionet mes dy vendeve. Siç raporton “BNR”, nga Millkovi është kërkuar të komentojë intervistën e djeshme të presidentit Stevo Pendarovski, por ai nuk ka pranuar të përgjigjet, siç thotë ai, që të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve. Ai ishte i bindur se nuk shihte asnjë përparim. “A po përpiqen me vetëdije të rrisin tensionin, nuk e di, por ajo që do të thoja gjithashtu është se pas miratimit të të ashtuquajturit propozim evropian, nga i gjithë Bashkimi Evropian, Bullgaria dhe Republika e…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e një vjeçarja nga Gostivari, dje (11-prill) në ora 20:45 n; SPB Tetovë ka raportuar se më datë shtatë të këtij muaji, ish-bashkëshorti i saj, pa dijeninë e saj, ka marrë djalin e tyre në shtëpinë e tij në një fshat të Gostivarit dhe nuk ia ka kthyer edhe pse me aktvendim gjyqësor, sipas raportit, ajo kishte kujdestarinë e tre fëmijëve të mitur. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Në ditën e fundit janë prodhuar 12.143 MWh energji elektrike. SHA EMV më 11.04.2023 prodhoi 12.143 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.553 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.590 MWh. Ditën dhe natën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 3.360 MWh energji elektrike. Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 11.04.2023.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dënoi vizitën në “Të Majtës” dhe vendosjen e luleve në varrin e liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha, me rastin e 38-vjetorit të vdekjes së tij. Nga atje thonë se bëhet fjalë për glorifikim të një njeriu të njohur për tortura dhe mosdemokraci të theksuar dhe shkelje të të drejtave të njeriut. “Apasiev nuk mund të adhurojë në të njëjtën kohë Enver Hoxhën dhe të kërkojë vendlindjen e Goce Dellçevit”, thonë nga VMRO-DPMNE Nga atje i bljnë thirrje BDI-së dhe LSDM-së që ta dënojnë këtë akt të partnerit të tyre të koalicionit. “Me këtë, Apasiev dhe…

Lexo më Shumë

Pendarovski a do të rikandidohet për president? Pendarovski a do të rikandidohet për president? Publikuar 10:37 12 Prill, 2023 Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në muajin mars-prill të vitit të ardhshëm. Ai në paraqitjen e sonte në Ditarin të Sitel TV ka thënë se më e rëndësishme për të është nëse do ta ketë mbështetjen e qytetarëve edhe për pesë vite si kryetar i shtetit, përcjell INA. “Une nuk e di. Kur të vijë koha ndoshta…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të rritet për 1,4 për qind këtë vit dhe për 3,6 për qind në vitin e ardhshëm, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e publikuar të ekonomisë botërore në vitin 2023. Pas normave dyshifrore në vitin 2022, këtë vit inflacioni në Maqedoninë e Veriut do të ngadalësohet dhe do të arrijë në 9.2 për qind. Nga vendet e rajonit, rritjen më të lartë ekonomike këtë vit do ta shënojnë Kosova 3.5 për qind dhe Mali i Zi 3.2 për qind. BPV-ja e Greqisë do të rritet me 2.6 për qind, e Shqipërisë me 2.2,…

Lexo më Shumë

Kufjet e fshehura nën flokë, printimi i etiketave të shishes së ujit me formula nga lëndë të ndryshme, telefona të fshehur nën banka të shkollës, po gjithsesi dhe përdorimi i mjeteve të vjetra si fletushkat, e pamundësojnë verifikimin e saktë të dijes së nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme, thonë mësimdhënësit. Ata thonë se gjeneratat e reja janë gjithnjë e më të aftë për sa i përket përdorimit të mjeteve të sofistikuara elektronike si mjet kopjimi gjatë testeve me shkrim, andaj për verifikimin e dijes detyrohen të realizojnë pyetje me gojë. “Ne jemi të pafuqishëm t’i kontrollojmë. Ju…

Lexo më Shumë