Për platformën #Depolarizohu, e cila është pjesë e projektit “Përmes depolarizimit deri në institucione demokratike, stabile, inkluzive: kontribut i shoqërisë civile”, Instituti për Media dhe Analitikë IMA bisedoi me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.
Pas pjesës së parë të intervistës dedikuar digjitalizimit të institucioneve dhe aktiviteteve për parandalimin e korrupsionit, në pjesën e dytë të intervistës, ministri Aliu u përgjigjet pyetjeve lidhur me reformat në administratë, ballafaqimin me sulmet hibride dhe dezinformatat, si dhe reformat e legjislaturës mediatike.
Unë besoj që do të jetë sfidë edhe pas kësaj periudhe, dhe besoj që gjithë kohës, siç janë sfidat në nivel botëror, edhe ne do të ballafaqohemi me këtë. E bukura e kësaj është që, vet e cekët, BE tani krijon një direktivë, nuk është lehtë, edhe atje ka ende dilema jashtëzakonisht të mëdha, por do të kemi një target se si duhet të duket ky eko-sistem. Besoj se shpejtë, deri në fund të vitit duhet të kemi një draft version, pasi që këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Do të punojmë bashkë me juve, me mediat, dhe në fund të ditës do të jemi edhe ne të kënaqur si shtet dhe gjithsesi eko-sistemi i mediave do të ketë një kornizë të butë, edhe njëherë e theksoj.
Intervistoi: Petrit Saraçini, më 19 maj 2023