Ramadan Ramadani
Lirim Hajredini (1978-2026) ishte, për shumë ne që e kemi njohur, njeri që nuk mundeshim lehtë ta fusim në vetëm kategoritë i mirë ose i keq. Por, gjithnjë duhej shtuar një epitet: i mirë por i përmbajtur, i matur, i hollë, i thellë, ironik, i mençur, i kujdesshëm etj.etj. Unë vet do thoja vetëm: njeri kualitet.
Kualiteti ishte dominant dhe vërehej në çdo debat, bashkëbisedim ose ndejë me te. Asgjë personale s’kemi ndajtur dhe nuk kam ditur asgjë për shëndetin e tij, por e kam ditur kujdesin e tij për prindërit, fëmijët, shoqërinë, vendin dhe për krejt shqiptarët. Ai ka pas mendim, vizion, llogari dhe kontribut e punë për krejt këto! Kariera e tij në median kombëtare Alsat-M e dëshmon atë. Shumica e kanë dëgjuar emrin e tij si: “njëri prej drejtorëve”, “drejtor financiar”, “drejtor operativ” e ku ta di çka, por Lirimi ka qenë alfa dhe omega e Alsat-M. Pa humbur dhe mohuar kontributin e askujt aty duhet përmendur kjo gjë sepse kjo është e vërteta për ate se kush e bëri, e ngriti, e mbajti dhe para se gjithash e bëri të mundshëm këtë alet të shqiptarëve të Maqedonisë.
Mendoj se unë jam ai që duhet thënë këtë pasi vet nuk kam pas asnjë prezencë, ndikim ose bashkëpunim me Lirim-in për Alsat. Ngushëllime krejt familjes dhe të dashurve e Lirim Hajredinin vet, Zoti e mëshiroftë!



