Author: Hamdi Kumanova

Superylli spanjoll, Andres Iniesta ka vendosur të ndahet me skuadrën kineze, Vissel Kobe. Megjithatë 39 vjeçari s’e ka në plan të pensionohet ngase do të vazhdojë të luajë futboll në një destinacion tjetër. “Siç e kam thënë shumë herë, do të doja të kthehesha në Barcelonë në një moment të jetës sime, por ende mendoj se është shumë larg qëllimit. Shpresoj që Xavi të jetë trajner për shumë vite, ky do të ishte një lajm i mirë për futbollin. Ardhja në Vissel Kobe do të jetë një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetën time. Këtu kam…

Lexo më Shumë

Të mërkurën është arrestuar një person për sulm seksual në Vushtrri.Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se sulmi është kryer më 22.05.2023.“Pas një hetimi intensiv në lidhje me rastin është raportuar se me 24.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

Lexo më Shumë

Sulmi rus vijon në Ukrainë, ndërsa kjo e fundit përforcon mbrojtjen e saj ndaj armikut. Në një përditësim të fundit, Ukraina pretendon se Kievi është sulmuar me të paktën 36 dronë rusë gjatë natës. Megjithatë, autoritetet theksojnë se kanë mundur të zmbrapsin sulmet.  “Nuk ishte një natë e lehtë. Ndërsa armiku vazhdoi të terrorizonte Ukrainën, ata përdorën 36 Shaheds (dronë sulmues). Asnjë prej tyre nuk e arriti objektivin”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë.  Nga ana tjetër, kreu i administratët ushtarake të kryeqytetit ukrainas e ka konsideruar si një sulm masiv ndaj Kievit nga armiku. “Armiku vazhdon…

Lexo më Shumë

Një anije me kontejnerë u bllokua në Kanalin e Suezit në Egjipt. BBC raporton se anija me flamurin e Hong Kongut është zhvendosur, pasi 3 rimorkiatorë egjiptianë punuan për ta çliruar atë. Anija e quajtur “Xin Hai Tong 23” u bllokua pranë skajit jugor të kanalit, i pozicionuar në një kënd pranë anës lindore të kanalit, sipas gjurmuesit të anijes Marine Traffic. Gjurmuesi tregoi gjithashtu se kishte tre rimorkiatorë egjiptianë që rrethonin anijen. Vitin e kaluar, një cisternë nafte, e cila mbeti e bllokuar për pak kohë në kanal pas një defekti në timonin e saj, u zhvendos me rimorkiatorë.…

Lexo më Shumë

Një 13-vjeçar, i cili u denoncua i zhdukur mbrëmjen e së mërkurës nga vëllai i tij, është gjetur i mbytur në Dibër. I mituri u gjet pas rreth dy orësh kërkime në liqenin e fshatit Shumbat dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht. Policia njofton se nga këqyrja paraprake, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Lexo më Shumë

Norvegjia do të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16, tha të mërkurën ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjoern Arild Gram. “Qeveria e mbështet këtë nismë dhe po shqyrton se si Norvegjia mund të kontribuojë së bashku me aleatët dhe partnerët”, tha Gram. Megjithatë, qeveria norvegjeze nuk ka vendosur nëse do t’i japë Ukrainës ndonjë nga avionët e saj F-16, tha ministri. Edhe Holanda tha se është e gatshme të trajnojë pilotët ukrainas për avionët F-16 sa më shpejt të jetë e mundur, tha të mërkurën më 24 maj ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa…

Lexo më Shumë

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për arrestimin e Bujar Bajramit, i njohur edhe si Bugja, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua të moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë. Fillimisht, Bajramit i ishte caktuar masa e ndalimit policor, por burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se ai është liruar gjatë ditës së djeshme dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt. E pas kësaj, më vonë 42-vjeçari është ftuar sërish që të intervistohet dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai prapë të dërgohet në mbajtje. Si ndodhi rasti? Bajrami dyshohet se…

Lexo më Shumë

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka mohuar se i ka dhënë mbështetje procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor që u mbajt në katër komunat veriore, më 23 prill. Në këto zgjedhje lokale pati një bojkotim jashtëzakonisht të madh nga serbët. Po ashtu, në këtë proces zgjedhor nuk mori pjesë Lista Serbe. “Do të kontestoj qëndrimin tuaj se i kemi dhënë mbështetje këtij procesi. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës”, tha Hovenier në RTV 21, kur u pyet nga gazetari se pse i ka dhënë mbështetje një procesi zgjedhor që kishte probleme me legjitimitetin, por jo edhe  ligjshmërinë. Ai po…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 22 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri. Ai ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000. Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”. /kp

Lexo më Shumë

Disa ushqime mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës për shkak të aftësisë së tyre për të rritur metabolizmin, për të minimizuar dëshirat dhe për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak në trup. Këto ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përmbajnë një sërë vitaminash, mineralesh, fibrash dhe proteinash që i nevojiten trupit për të funksionuar në mënyrë optimale. Për të na ndihmuar të përfshijmë më mirë ushqime të shëndetshme në dietën tonë, dietologia Lovneet Batra ndan ushqime të provuara se shpejtojnë humbjen e yndyrës. Ajo shkruan: Shumica prej nesh janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të…

Lexo më Shumë

Roman Anin është gazetar hulumtues rus që punon për Novaya Gazeta dhe është në mesin e themeluesve të medias së pavarur, iStories, që u krijua më 2020. Ai ka ligjëruar lëndën e gazetarisë në Moskë dhe ka punuar për rrjete ndërkombëtare, përfshirë Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) dhe në Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP). Gjithashtu, ai ka hulumtuar miliona dokumente, në hulumtimin që njihet si Letrat e Panamasë. Anin, po ashtu ka raportuar për udhëheqjen brenda Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB). Më 2021, autoritetet ruse e shpallën atë “agjent të huaj”. Ai…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se një 40 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. “Më datë 25.05.2023, rreth orës 06:15, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, shtetasi A. Gj., 40 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Lexo më Shumë