Korrupsioni është prezent gjithandej, nëpër institucione shtetërore e arsimore, përkatësisht te profesorët por dhe te studentët dhe ky është një ndër faktorët që ndikon në cilësinë e arsimit të lartë në vend. Kështu u konstatua në debatin e organizuar nga Instituti për Demokraci. Sipas një hulumtimi në konviktet studentore, 40 për qind e studentëve janë ballafaquar me korrupsion, ndërsa 29 për qind nuk e dinë se ku ta denoncojnë këtë dukuri. “Në thelb kur e shohim korrupsioni është prezent gjithandej, edhe nëpër institucione, institucionet e arsimit të lartë, institucionet shtetërore… Korrupsioni është prezent edhe tek profesorët dhe kuadri teknik, i…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel, në kuadër të vizitës së tij të punës në Belgjikë, pati një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Alexander De Croo. Në takim u konstatua miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve, ndërsa në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, integrimet evropiane të Maqedonisë, bashkëpunimi ekonomik, si dhe trendet politike dhe ekonomike në Evropë. Presidenti Pendarovski përshëndeti trendin pozitiv të forcimit të dialogut politik ndërmjet dy vendeve dhe vlerësoi se shkëmbimet e shpeshta të vizitave të nivelit të lartë do të thellojnë edhe më shumë besimin politik dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik. Bashkëbiseduesit…
SHKAS: XHIRIMET INKRIMINUESE PËR RASTIN ME LIQENIN E SMILLKOVËS! Shërbimet e fshehta ruse dhe serbe me çdo kusht ishin përpjekur që të vijnë tek xhirimet inkriminuese për ta, të rastit në Liqenin e Smilkovës, xhirime që në fakt dëshmojnë se të dënuarit për këtë rast janë të pafajshëm. Kështu ka deklaruar në emisionin “Në Qendër” të gazetarit, Vasko Eftov, Doktori i shkencës në fushën e sigurisë, ish-këshilltari i Ministrit të Policisë në Republikën Sërpska në Bosnjë dhe këshilltari I Ministrit të Informacionit në ish-Jugosllavi, Darko Trifunoviq, percjell KlanM. Bëhet fjalë për periudhën krizës politike dhe protestave në Maqedoni që kulminuan…
Një grua 78 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e shtypjes nga një veturë që po drejtohej nga një 25-vjeçar nga fshati Gllumovë, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Gjorçe Petrov”, ndërsa nga MPB bëjnë të ditur se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria. “Me datë 22.05.2023, në ora 12:07 në SPB-Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga R.M.(25) nga fshati Gllumovë i Shkupit, ka goditur M.N. (78) nga Shkupi. Pas aksidentit M.N. është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja…
Jetmira Beka u privua nga jeta në moshën 28-vjeçare nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë. Lidhur me rastin tragjik, ka folur Xh.B., familjar i viktimës.Xh.B., deklaroi se 28-vjeçarja kohët e fundit ishte ndarë me burrin e saj 37-vjeç dhe se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Në momentet kritike, ai tha se viktima kishe qenë me motrën e saj e cila poashtu është plagosur me thikë në dorë nga i dyshuari. Motra e viktimës 18-vjeçare ka pësuar lëndime në dorë dhe sipas Xh.B., ndodhet jashtë rrezikut për jetë.“Po vazhdimisht ka përdorur…
Prindër të pakënaqur nga Shkolla e Mesme Komunale ‘Gjimnazi Dobri Daskalov’ nga Kavadari kanë ndarë një video ku shikohet se si fëmijët e tyre në ekskurzion në Francë e shtyjnë autobusin për t`u ndezur, transmeton Almakos. Ashtu si transmeton “Duma” ata janë të pakënaqur nga transporti që “Diplomatik” nga Shkupi e kanë angazhuar për realizimin e ekskurzionit. https://www.youtube.com/watch?v=quSo-oXPq88
Nxënësit e shkollës „Vëllazërimi të lagjes Taftalixhe në Shkup u inkuadruan në fushatën „Bëhuni heronj të ndershmërisë“ për luftën kundër korrupsionit dhe me pjesëmarrjen e tyre u bënë heronj të ndershmërisë me qëllim që të vendosen vlerat dhe integriteti për afrimin e shoqërisë me praktikat kundër korrupsionit. Marketing „Së bashku me prindërit kemi për detyrë ndaj shoqërisë që të krijojmë një rini, parimet jetësore të së cilës do të jenë ndershmëria, integriteti dhe etika. Jemi të vetëdijshëm se zhvillimi i vrullshëm teknologjik ka sjellë me vete sfida, e ritmi i jetës ka diktuar rregulla të reja në të gjitha segmentet…
Për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe qeverisjes shpërdoruese të VMRO-DPMNE-së, Mickoskit dhe kryetares Danella Arsovska, Qyteti i Shkupit sot është në kaos, me xhirollogari të bllokuar dhe në prag të falimentimit, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro para publike dhe e sollën Shkupin në falimentim, ndërsa falimentimi nënkupton shembje të plotë të sistemit të qytetit, institucione jofunksionale, shërbime edhe më të këqija për qytetarët dhe greva e protesta të administratës së qytetit. Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen aktuale financiare të qytetit. Të gjitha parakushtet…
Me datë 22.05.2023, zyrtarët policorë nga SPB Veles kanë ndaluar V.M.(21) dhe D.R.(20), të dy nga Velesi. “Ato në tregun e Velesit kanë tentuar të blejnë produkte me kartëmonedhë të falsifikuar prej 1.000 denarë, por shitësi e ka vërejtur dhe e ka paraqitur në polici. Ata janë larguar me vrap nga vendi, por pasi janë marrë masa janë gjetur dhe ndaluar. Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në banesat e tyre, ndërsa në shtëpinë e D.R. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara nga 1.000 denarë, një skaner, një printer dhe një kompjuter, ndërsa në shtëpinë…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit vlleh në ditën kombëtare të tyre. Në videomesazhin e tij, Grubi përgëzon qytetarët vlleh për kontributin e vazhdueshëm të tyre në proceset progressive të vendit, teksa shton se gjithmonë duke ndërtuar respekt reciprok ndërtojmë të ardhmen e përbashkët europiane. Statusi i plotë: Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit vlleh, Me rastin e ditës suaj kombëtare, ju uroj shumë shëndet, mbarësi dhe suksese në realizimin e aspiratave tuaja progresive. Dita e sotme është përkujtim dhe shprehje e mirënjohjes ndaj kontributit tuaj krucial në konsolidimin demokratik dhe zhvillimin e vendit tonë…
Një 32-vjeçar në Mat ka përdorur lavazhin e tij për të kamufluar tregtinë e lëndëve narkotike. Rasti është zbuluar nga policia dhe i riu është vënë në pranga. Policia njofton se 32-vjeçari kishte marrë me qira ambientet e një lavazhi dhe shpërndante kokainë. Së bashku me të është vënë në pranga dhe një punonjës. Ndërkohë pronari i lavazhit të marrë me qira është proceduar në gjendje të lirë, pasi iu gjet një pushkë sportive gjatë kontrollit të policisë. Policia ka gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim, doza kokaine, targa automjetesh…
Sot në ora 11:00, punëtorët e Filarmonisë së Maqedonisë do të protestojnë para Ministrisë së Kulturës, e cila, siç thonë nga atje, ende nuk ka dalë me zgjidhje për problemin e lindur me vendimin që “NU Xhaz Orkestra” të zhvendoset në ndërtesën e Filarmonisë. “Institucioni ynë në periudhën e kaluar vazhdon të jetë cak i dezinformatave në opinion, por edhe i pengesave nga ana e Ministrisë së Kulturës, e cila bllokoi edhe xhirollogarinë e vetë Filarmonisë, e cila në mënyrë direkte u bën presion shtesë punonjësve, si dhe ndaj punën e institucionit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre. Ata kërkojnë…

