Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e disa dispozitave ligjore në Ligjin për paga, funksionarëve ua rriti pagat për 78%, por administratës gjyqësore ja uli të ardhurat. Nuk mundet me anulimin e një dispozite dikush të fitoje të drejta shtesë, derisa të punësuarit në administratën gjyqësore të humbin të drejtat e fituara si shtesat e pagave deri në 35%“, pohoi Goran Risteski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore. Ky vendim i kushtetueses i ka prekur diku 5000-6000 administratorë gjyqësor, thonë nga Sindikata e pavarur e administratës shtetërore dhe Sindikata e pavarur e administratës gjyqësore. Dy sindikatat kërkuan…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka thënë sot se deri më tani janë pranuar mbi 20 mesazhe në adresat elektronike, në të cilat është denoncuar dhuna në shkolla. Numri i denoncimeve ka arritur në më shumë se 20. Kjo do të thotë se kemi më shumë se 20 emaile të ndryshme. Ka pasur edhe përvoja të mira, rekomandime nga palë të ndryshme që i kanë zgjidhur problemet. Kur flasim për dhunë, kemi edhe situata pozitive. Të shfrytëzojmë edhe përvojat e mira edhe ato të këqija”, ka thënë Shaqiri në përgjigjen e pyetjes para fillimit të debatit të sotëm…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme, me të cilin kryesonte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhosep Borrell. Në fokusin e bisedimeve ishte situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e tyre euro integruese në kuadër të agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës. Osmani rikonfirmoi qëndrimin konsistent të vendit tonë si partner kredibil i BE-së…
Ndërsa Ukraina këmbëngul se beteja Bahmut-in vijon, Moska konfirmon se qyteti lindor për të cilin ka luftuar ethshëm prej disa muajsh, ka rënë tashmë në duart e trupave ruse. Kreu i grupit Mercer Vagner, që udhëhoqi përpjekjet për pushtimin e qytetit lindor, Jevgjeni Prigozhin u zotua të kalojë kontrollin e tij tek ushtria ruse, nga 25 maji deri në një qershor Nuk ka më ushtarë ukrainas në Bahmut, pasi ne nuk marrim më të burgosur. Ka një numër të madh trupash të ushtarëve ukrainas. Bahmut është në kontrollin tonë të plotë, në të gjithë kufijtë e tij ligjor,…
Procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është çështje sigurie, sepse të gjitha çështjet e hapura në vend dhe në rajon mund të keqpërdoren për veprime të padëshiruara dhe nxitje të pasioneve, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska gjatë një paraqitje televizive. Petrovska theksoi se përkushtimi i Qeverisë dhe i një koalicioni më të gjerë joformal që po krijohet rreth çështjes së integrimeve evropiane dhe ndryshimeve kushtetuese është rruga e duhur dhe se politikanët duhet t’i udhëheqin njerëzit e jo të fshihen pas tyre. “E di që është e vështirë të flitet për ndryshime kushtetuese,…
Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotogafi ku është hudh trotinet elektrik publik në kontinjerë. Është pikërisht trotinet elektrik i cili para disa ditëve u promovua nga Qyteti i Shkupit, gjegjësisht projekt i cili parasheh vendosjen e 500 trotinetëve në disa lokacione. Qëllimi i projektit është për tu ndihmuar qytetarëve për të arritur në ndonjë destinacion. Por sipas rregullores në rast se trotinetet dëmtohen, shfrytëzuesi do të mbajë përgjegjësi dhe do të identifikohet sepse kur shkarkohet programin vijojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Ndryshe një minutë vozitje me këto lloje të trotinetëve kushton 9 denarë. /KlanMacedonia/
Agjencia Turke e Koordinimit të Bashkëpunimit (TIKA) vazhdon intensivisht aktivitetin e saj në Ballkan, njofton Kosova Post. Duke vizituar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik u prit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nga Bujar Dullovi, i cili u zgjodh rishtas kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe anëtarët e saj. Shoqata falënderoi Turqinë dhe TIKA-n për mbështetjen e tyre ndaj Çarshisë së Vjetër me artefakte historike dhe projekte sociale. Dullovi, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve, i ka treguar Çevikut edhe për projektet e reja në Çarshinë e Vjetër në…
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023, gjegjësisht në muajin qershor. Pas dorëzimit të plotë, secila shkollë përcakton në mënyrë individuale datat e dhënies së dëftesave për secilën klasë. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, thotë se Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit. “Më gëzon fakti që Byroja e Zhvillimit të Arsimit i kreu të gjitha procedurat. Sipas informacioneve të mia, sot janë duke përfunduar nënshkrimin e kontratës sipas të gjitha procedurave ankimore dhe të gjitha dëftesat do t’i dorëzohen shkollave fillore dhe të mesme…
Assesi të stabilizohet situata në Këshillin Gjyqësor. Tre ditë më herët inspektorë të Policisë kanë kontrolluar kamerat e këtij institucioni pasi një prej anëtarëve ka dyshuar që dikush i ka hyrë në zyrë pa leje dhe ka gërmuar në gjërat e tij. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev e konfirmoi këtë aksion policor por nuk tregon në qoftë se deri tani është zbuluar diçka. Kjo nuk do të jetë “përballja” e vetme e Këshillit Gjyqësor me drejtësinë, javën e kaluar anëtarja e këtij institucioni Vesna Dameva paditi këtë institucionin dhe anëtarë të caktuar për shkelje ligjore gjatë procedurës së shkarkimit…
Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron në emër të Bashkimit Evropian, tha se Bordi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka urdhëruar vendosjen “e gjobës administrative në prej 1.2 miliard eurosh”. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka akuzuar opozitën për bllokim të Kuvendit dhe projektit që kap vlerën e mbi 80 milionë eurove. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për kalimin e të cilave nevojiten 80 vota në Kuvend, tash e disa muaj është bllokuar nga opozita, “Njëri nga projektet që po pret dritën e gjelbër të Kuvendit, është edhe ai për Ngrohjen Qendrore Solare. Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese, por edhe kyçjen e lagjeve tjera…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se sipas informacioneve që ka marrë nga Qendra për Provime, gjithçka është gati për realizimin e maturës shtetërore. Shaqiri thotë se data e parë e provimit të maturës do të respektohet, respektivisht me 27 maj do të mbahet provimi i parë intern. “Sipas informatave që sot i kam marrë, të gjitha përgatitjet për datën e parë të provimit kanë përfunduar ose përfundojnë këto ditë, kështu që edhe matura shtetërore, afati i parë do të respektohet. Do të punohet maksimalisht, por informatat të cilat i kam, sipas gjendjes, gjendjen që ata e konsiderojnë,…

