DREJTORI I FONDIT SHËNDETËSOR PËRURON NISJEN E PUNIMEVE NË KORRIDORIN 8 Erdhën për të shënuar nisjen e punimeve në Korridorin8. ”Për katër vite dhe shtatë muaj ne do të vozisim në autostradë” – tha Ejup Rustemi. E pastaj edhe përplasjet politike. Fillimisht për heqjen e 20% nga Kushtetuta… ”Do të hiqet 20% kur ti vie koha” – tha Artan Grubi. E më pas vazhdoi beteja Grubi kundër VMRO DPMNE-së. ”Imagjinoni, azilanti Nikolla Gruevski ka katër herë rejting më të madh se sa lideri aktual i VMRO DPMNE-së i cili në të gjitha anketat e fundit, minimumi 1/3 e votuesve të…
Author: Hamdi Kumanova
Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqitet me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petkoviç”, i cili do të mbahet në Kumanovë më 2 dhe 3 qershor. Në këtë turne, Kosova do të marrë pjesë me tre boksierë seniorë dhe me dy të rinj. Seniorë do të jenë: Gentrit Gashi (60kg), Shpëtim Bajoku (67kg) dhe Patriot Behrami (71kg).E tek juniorët, Kosovën do ta përfaqësojnë: Benjamin Deva (48kg) dhe Sali Hajdaraj (60kg). Ekipin kombëtar do ta udhëheqin selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani. “Këto gara janë të mirëseardhura për boksierët Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami para garave kualifikuese evropiane…
Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi kur kontrata e tij të skadojë këtë muaj, për t’u bashkuar me kampionët e Arabisë Saudite, Al Ittihad. ESPN raportoi në fillim të kësaj jave se Benzema-s iu ofrua një kontratë dy vjeçare me vlerë 400 milionë euro për t’u transferuar në vendin saudit në janar, e njëjta marrëveshje si Cristiano Ronaldo, i cili u bashkua me Al Nassr pas largimit nga Manchester United. 35 vjeçari ka kaluar 14 sezone në Bernabeu, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i klubit dhe duke fituar pesë Liga të Kampionëve, katër tituj…
Për herë të parë në vend, mjekët në Klinikën e Ortopedisë kryen një operacion me ndihmën e një roboti. Ndërhyrja u bë në artrozën e gjurit me ndryshime degjenerative tek një grua 70 vjeçare. E me patologji të tillë në vendin tonë operohen diku 200 deri 300 pacientë në nivel vjetor. Drejtori i Klinikës për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezisë, reanimim, mjekim intensiv dhe qendrës urgjente Aleksandar Trajanovski tha se po shkruajnë histori, pasi që nuk është gjë e vogël operimi me ndihmën e një roboti. “Kjo është një procedurë e re e cila mundëson ndihmë nga roboti me çka minimalizohet…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se raportet me partnerin e koalicionit BDI-në janë korrekte. “Po mund të them që janë raporte korrekte, sikur me të gjitha partitë politike. Me BDI-në jemi në një Qeveri të përbashkët dhe nuk mund të them që kemi ndonjë afërsi të jashtëzakonshme, por mund të them që janë raporte korrekte edhe me LSDM-në edhe me BDI-në, tash për tash”, tha Taravari për gazetën LAJM. https://youtu.be/36J3NANtr2I
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar sot opinionin për gjendjen financiare të Qytetit të Shkupit, duke njoftuar se këtij institucioni për herë të parë i është bllokuar llogaria bankare dhe i kanoset bankroti, informon PRESSonline.al . “Këshilli i Qytetit të Shkupit në fund të vitit të kaluar votoi për buxhetin prej 700 milionë denarë ose mbi 100 milionë euro për vitin 2023. Sot, disa muaj më vonë, Qyteti i Shkupit për herë të parë në historinë e tij e ka të bllokuar llogarinë dhe i kërcënohet bankroti”, thonë nga LSDM. Nga LSDM drejtojnë gishtin kah…
Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg. Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë. Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb./rel
Sot rreth orës 06:00, policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve.Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.“Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, njofton policia.Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se “nuk e paramendon” zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, pa u larguar “bandat kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilët e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”. Kërkesën që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësohen me trupat e KFOR-it, e kanë paraqitur përfaqësuesit e Listës Serbe, si kusht për të tërhequr protestuesit serbë nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar 4 ditët e fundit. “Ata, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk…
“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) nuk ka kurrfarë vegle në dorë, me të cilën mund t’i detyrojë institucionet dhe personat zyrtarë t’i respektojnë iniciativat dhe masat. Përdorimi i flamurit evropian, miratimi i ligjeve me procedurë të shkurtuar, miratimi i ligjeve specialë që i mohojnë të gjitha ligjet tjera është korrupsioni politik që po na ndodh. Në këtë rast, Komisioni vetëm do të bëjë vërejtje se ka ndonjë dobësi dhe në fund prapë kjo vazhdon. Pikë nisëse është se ligji i tillë me keqpërdorimin e vullnetit politik është në kundërshtim me standardet evropiane”, tha anëtari i KSHPK-së, Nuri Bajrami…
Kemi shumë kënaqësi të shpallim Programin e Bursave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për vitin akademik 2023/2024. Si institucion i arsimit të lartë me përgjegjësi shoqërore, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur arsimin dhe shkencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin e Ballkanit duke ofruar bursa deri në 100% për studentët më të talentuar dhe më të suksesshëm. Programi i Bursave IBU 2023/2024 është i zbatueshëm për studentët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme: Maqedonia e Veriut, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Serbi Programi i Bursave është i kufizuar në kuotën e…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një takim të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski, takimi u mbajt në margjinat e Samitit të dytë të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau. Kryeministri Kovaçevski me këtë rast theksoi mbështetjen e fuqishme që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. “Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ne mbështesim sovranitetin dhe…

