Author: Hamdi Kumanova

Presidenti rus, Vladimir Putin, tani e udhëheq Rusinë, pothuajse i pasfiduar. Shumë prej zërave kritikë, që dikur kanë folur kundër tij, janë detyruar të jetojnë në mërgim, të tjerë janë burgosur – me raste edhe janë vrarë. Deri në kohën kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, më shumë se dy dekada të shtypjes së disidentëve, e kanë zhdukur edhe opozitën në Rusi. Në vitet e para të udhëheqësisë së Putinit, ai i ka fuqizuar oligarkët rusë – njerëz veçse të pasur, por edhe me ambicie politike. Mikhail Khodorkovsky, dikur udhëheqës i gjigantit rus…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian të martën i tha po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur e të padrejtë për qytetarët e Kosovës.Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.E sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërkaq pritet të fillojë në ora 14:45.Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.Ndërkaq, Qeveria e Kosovës në një njoftim për media bën të ditur se…

Lexo më Shumë

Rrjeti televiziv amerikan, Fox News, i është shmangur një prej gjyqeve të profilit më të lartë për shpifje, pas arritjes së një marrëveshjeje prej 787.5 milionë dollarëve me kompaninë Sistemet e Votimit Dominion. Dominion e ka akuzuar kanalin Fox për dëmtim të reputacionit, disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ajo ka pretenduar se Fox ka përhapur pretendime të rreme, kinse votimet janë manipuluar kundër ish-presidentit Donald Trump. Fillimisht, Dominion pati thënë se dëmet që i janë bërë, kapin vlerën e 1.6 miliard dollarëve. Marrëveshja është arritur në minutën e fundit, pasi gjyqi ishte planifikuar të niste të martën.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, mbrëmë ka shtruar darkën tradicionale të iftarit në të cilën kanë marr pjesë punëtorët e komunës, bashkëpunëtorit si dhe një pjesë e komunitetit të biznesit, transmeton Almakos. “ Sonte me rastin e Ramazanit organizova një darkë iftari për punëtorët e komunës së Butelit, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, miqtë e mi dhe një pjesë të komunitetit të biznesit. Është një nder i madh të vazhdojmë traditën që kemi filluar vitin e kaluar. Qasja e ndershme, bashkëpunimi i sinqertë dhe respekti i ndërsjellë na bëjnë njerëz shumë më të pasur! Bashkëjetesa nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Ligjet speciale në parim gjithmonë bartin një dozë dyshimi për korrupsion të mundshëm, theksojnë nga Instituti për Demokraci. Sipas tyre, nuk është e drejtë që qeveria të shtyjë me këmbëngulje ndryshimet ligjore në lidhje me ndërtimin e shpejtë të korridoreve 8 dhe 10-D, pavarësisht reagimeve nga të gjitha palët e tensionuara. Ata presin që Qeveria si palë kontraktuese dhe deputetët si propozues të ndryshimeve të japin një shpjegim se përse nevojiten ato, me theks të veçantë në atë që është me interes strategjik dhe kombëtar. Ata gjithashtu rekomandojnë miratimin në procedurë normale parlamentare. “Ligji për prokurim publik u anashkalua me…

Lexo më Shumë

Në dy dekadat e fundit në Klinikën Zhan Mitrev janë kryer pesë autotransplantime. Kjo është një ndërhyrje operative revolucionare në trajtimin mjekësor modern të pacientëve me sëmundje të zemës. Gjatë këtij operacioni, zemra e pacientit rindërtohet jashtë kraharorit, dhe është një procedurë e cila konsiderohet jashtëzakonisht specifike dhe e komplikuar për t’u kryer. “Kam qenë e sëmurë rëndë, më rekomanduan të drejtohesha te doktor Zhan Mitrev, i cili më ka operuar dhe vetëm pas disa ditësh jam ndjerë shumë më mirë. Kanë kaluar tashmë pesë vjet e gjysmë që kur më ka operuar doktor Mitrev dhe…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për lojërat e fatit do të mbetet në procedurë parlamentare. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pyetjen se çka do të ndodh me këtë propozim ligj, për të cilin edhe ambasadori i Austrisë në vend, dërgoi porosi që të kihet kujdes me mënyrën e miratimit. Sipas kryeministrit propozimi është përpiluar në bazë të kritereve evropiane dhe parashikon mbrojtjen e atyre që luajnë kumar, adoleshentëve, si dhe parashikon që të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit. “Propozimi ligji është dorëzuar bashkë me deklaratën për harmonizimin i nënshkruar nga ministri përkatës, në këtë rast nga Ministri i Financave,…

Lexo më Shumë

Sot përmes një Press Konference në qeverinë e RMV, ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu së bashku me kryeministrin Kovaçevski prezantuan sloganin më të ri të MSHIA ”DigjitalEra”. DigjitalEra (https://digitalera.mioa.gov.mk/) është plafrorma më e re online e MSHIA se, kjo iniciativë sjell shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën. Gjatë fjalës së tij në press konferencë Ministri Aliu deklaroi se digjitalizimi I shërbimeve publike është prioritet i qeverisë: “Sot në seancën e Qeverisë, sapo e kemi kaluar informacionin për proceset e digjitalizimit dhe udhërrëfyesin për transformimin digjital të shtetit tonë. MSHIA…

Lexo më Shumë

Me iniciativë të Seksionit të gazetarëve të rinj në Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u realizua panel diskutimi me temë “Sfidat më të cilat përballen gazetarët e rinj: avancimi i kapaciteteve dhe zhvillim i bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet redaksive” Qëllimi i takimit ishte që të diskutohet për çështje dhe tema aktuale që kanë të bëjnë me punën e gazetarëve të rinj, të krijojnë rrjet për komunikim, si dhe zgjidhje për realizimin e tij, si dhe mënyrë për ti motivuar të rinjtë në gazetari që të mbeten në profesionin e tyre, të organizohen trajnime, seminare dhe ligjerata me tema që…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i priti sot në takim drejtuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike nga Republika e Shqipërisë, Rektorin Prof. Dr. Luan Përzhita dhe Zëvendësrektorin, Prof. Dr. Valter Memisha. Në këtë takim pune ku ishin të pranishëm edhe Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu dhe Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, u bisedua për vijimin e bashkëpunimit në lëmin e arsimit dhe hulumtimeve shkencore. Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti shprehu konsideratën e tij për Akademinë e Studimeve Albanologjike, për kontributin dhe rolin domethënës…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur nga gazetari i Alsat rreth anulimit të Komisionit për punë dhe politikë sociale, pranoi se një gjë e tillë ka ardhur si rezultat i numrit të madh të amendamenteve të propozuara nga partia “E Majta”. Kovaçevski madje tha se kjo parti është kundër të gjitha projekteve strategjike të vendit. “Qëllimi i propozim ligjeve që janë propozuar në Kuvend është me zbatimi sa më i shpejtë dhe sa më efikas i ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10-d, si prioritete strategjike për shtetin. Këtë shpesh herë e ka përsëritur. Deputetët janë ata që kanë miratuar ligjin për…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, tha se opozita ka dorëzuar 1000 amendamente për projektligjet për korridoret 8 dhe projektin 10D. Ai shtoi se projekti do të realizohet, pavarësisht nëse këto ligje do të kalojnë apo jo në Kuvend. “Projekti do të zbatohet, me ose pa këto ligje. Këto ligje janë në përputhje me ligjin special që ka më shumë se një vit që ka kaluar në Kuvend. Pra, synimi ynë si deputetë si propozues të këtyre projektligjeve ishte dhe është akoma që të japim kontributin tonë në realizimin e projektit sa më shpejt, më efikas dhe më lirë. Kontrata është…

Lexo më Shumë