Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, me zëvendësministrin për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, me drejtorin e Shoqërisë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe me hapësira afariste Zoran Gjorgijev, ishte sot në komunën e Butelit, ku po përfundon ndërtimi i objektit më të madh social në vend. “Janë realizuar 95 për qind e punëve ndërtimore për objektin social që po e ndërtojmë këtu në komunën e Butelit. Kjo është ndërtesa sociale më e madhe në vend, në të cilën së shpejti do…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i SH.A. “Ndërtim dhe menaxhim i hapësirës banuese dhe biznesore me rëndësi për Republikën”, Zoran Gjorgiev tha se ka rënie në çmimin e materialit ndërtimor dhe pritet që i njëjti trend të vazhdojë, transmeton TV21. Gjorgiev thotë se me rënien e çmimit të materialit ndërtimor, pritet të bie edhe çmimi i banesave për metër katrorë. “Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien. Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do…
Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18-prill) rreth orës 14:50, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin L.S. nga një fshat i Tetovës, i cili njëzet minuta më parë ishte raportuar nga gruaja e tij e pamartuar 19-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Në sulmet, sipas raportit, L.S. ka përdorur edhe mjete metalike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe me parashtresë përkatëse dhe në koordinim me prokurorin publik, sot (19-prill) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.
Përderisa procesi për ndryshimet kushtetuese has në vështirësi, Ministria e Drejtësisë njofton se është formuar grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor, i cili do të duhet t’i zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa paralelisht do të punojë edhe në Kodin e ri Zgjedhor. “Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë të përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor.” Njoftojnë nga dikasteri i Drejtësisë. Kryesues i grupit punues do të jetë Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së.
Kryeministri Dimitar Kovçevski sot u shpreh i bindur se do të ndërtohen korridori 8 dhe 10D, përcjell TV21. Kovaçevski tha se do të duhet t’i zhgënjejë skeptikët, pasi sipas tij, përveç këtyre projekteve të mëdha infrastrukturore, vendi gjithashtu do të anëtarësohet edhe në BE. “Korridori 8 do të fillojë ndërtimin dhe Korridori 10D, kështu që të gjithë ata që nuk duan ta shohin shtetin me infrastrukturë moderne, që nuk duan shtetin ta shohin të lidhur me vendet e rajonit, që nuk duhet ta shohin shtetin si pjesë e BE-së, për fat të keq duhet t’i zhgënjejmë, do të këtë edhe…
Prindërit hedhin në internet gjithnjë më shumë fotografi të fëmijëve të tyre. Kjo jo vetëm që shkel të drejtat e fëmijëve, por është edhe me rrezik për ta. Shpesh prindërit janë shumë të lumtur kur lind një fëmijë, kur buzëqesh për herë të parë, kur hedh hapat e para, kur pinjollët e tyre bëjnë përjetimet e para të jetës. Këto momente shpesh fiksohen edhe nëpër fotografira që i tregohen me krenari rrethit familjar dhe të njohurve. Kjo gjë mund t’i hipë nervat dikujt, por nuk është kthyer asnjëherë në problem kur albumi i fotografive ka përfunduar më pas në…
Policia kriminalistike pranë Sektorit për Punë të Brendshme-Manastir gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 43 vjeçarin N.D. nga Manastiri për shkak të dyshimit se ka kryer grabitje në rrethinën e Manastirit. “Më 11.04.2022 rreth orës 08:00 personi në fjalë në një barnatore në rrugën “Sollunska” në Manastir nën kërcënimin me pistoletë ndaj një të punësuare, ka marrë një shumë të hollash. Më 16.05.20233 në orën 06:55, N.D. nga barnatorja në rrugën “Dimitar Ilievski Murato”, nën kërcënimin me thikë ndaj të punësuarës, ka marrë një pliko me fatura… N.D. është privuar dhe ndaj tij deri tek Prokuroria Themelore Publike-Manastir…
Ish prokurorja e PSP-së, Katica Janeva edhe këtë vit ka shfrytëzuar fundjavë festash, si vitin e kaluar. Drejtori i burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski thotë se sipas rregullave, Janeva është kthyer në burg dhe se tashmë po i kryer obligimet e saj brenda qelisë. “Nuk e di saktësisht se kur doli, por veproi sipas asaj që i lejohej dhe u kthye në burg. Prej mëngjesit të sotëm ajo tashmë po i kryen detyrat që i ka aktualisht në burg. Ajo punon në bibliotekë, është bibliotekiste. Përdor fundjavat dhe del sa herë që e lejojnë rregullat, ne punojmë rreptësisht sipas Rregulloreve.…
Bashkimi Evropian (BE) i dha Maqedonisë së Veriut mundësinë për të dalë nga rrethi vicioz i vetëshkatërrimit. Megjithatë, ndarja e skenës politike maqedonase e vendos vendin dhe potencialin e tij për përparim në pasiguri, shkruan në shkrimin e saj të fundit autorial, Biljana Jordanovska nga Qendra për Liri “Civil”, përcjell Indeks.mk “Me konstelacionin aktual politik, institucionalisht, proceset e integrimit të Maqedonisë në BE po ecin (pothuajse) pa probleme. Përkundër faktit se jo-zyrtarisht, fushata elektorale ka nisur prej kohësh dhe kundër pengesës bullgare, procesi po zhvillohet, është duke ecur përpara. Ky proces duhet të vazhdojë me forcimin e radhëve pro-evropiane deri…
Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka publikuar shpalljen për punësimin e punëtorëve deri në vitin 2028 për projektin e ndërtimit të katër autostradave përmes “Bechtel dhe Enka”, respektivisht për realizimin e Korridorit 8 dhe 10d, përcjell TV21. Sipas njoftimit, N.P. “Rrugët Shtetërore” do të punësojë punëtorë sipas rregullores së tyre, që do të thotë 40 orë punë në javë, jo siç është marrë vesh me “Bechtel dhe Enka” për 60 orë pune në javë. Afati i fundit për regjistrim është 25 prilli. Ndërmarrja publike kërkon asistent të koordinatorit kryesor dhe përgjegjës të projektit, i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimi, ndërsa…
Drejtoria e Doganave njoftoi se kanë parandaluar hyrjen ilegale të pesë emigrantëve nga Kongo dhe Afganistani, në Maqedoninë e Veriut. Ata janë zbuluar në një kamion me targa serbe në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. “Më 14 prill të vitit 2023, në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’, gjatë kontrollit të automjetit transportues me targa serbe, të paraqitur si tranzit, janë zbuluar pesë migrantë pa dokumente për identifikim. Gjatë kontrollit të automjetit, të kryer me skener mobil, në pjesën e rimorkios, të dedikuar për pjesë rezerve, janë zbuluar pesë personat me prejardhje nga Kongo dhe Afganistani”, thonë nga Doganat. Personat janë dërguar në repartin për…
Mëngjesin e sotëm një tërmet është regjistruar në vend, konkretisht në rrethinën e Shtipit. Siç njoftojnë nga “EMSC”, tërmeti ka ndodhur në orën 04:22, dhe ka qenë me magnitudë 2.3 shkallë Rihter. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometra. Në dy javët e fundit kjo është hera e pestë që është ndjerë tërmet në rrethinën e Shtipit.

