Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me një plumb në kokë e 20-vjeçarit shqiptar në Piacenza të Italisë. Sipas medieve italiane, policia ka ndaluar një person, i cili fillimisht ishte kyçur në banesë, por që më pas u prangos nga forcat e rendit. Burimet thonë se bëhet fjalë për vëllanë 18-vjeçar të viktimës. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit ku ka rrëfyer se bëhej fjalë për një aksident tragjik. Gjatë rrëfimit, ai është shprehur se vëllai i tij është qëlluar aksidentalisht nga arma që po përdorte. Mister mbetet fakti se përse kishte një armë zjarri në banesë, pasi…
Author: Hamdi Kumanova
Në Spanjë nuk kanë dyshime për Realin! Ndërsa Benzema duket se i ka premtuar dhe një tjetër sezon Realit të Madridit, nga Arabia Saudite vazhdojnë të mendojnë se francezi do të transferohet në vendin aziatik. Jo më larg se dje televizioni kombëtar i Arabisë Saudite ka konfirmuar se Karim Benzema ka pranuar një ofertë të bërë nga Al-Itihad. Deklarata kontradiktore nga ato që vijnë nga Spanja e Arabia Saudite. “Al-Itihad është vetëm një hap larg zyrtarizimit të marrëveshjes me Karim Benzemanë”, i ka thënë një burim televizionin kombëtares saudit.
Ish ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, njëherë edhe afarist i suksesshëm në disa sfera ndër vite, është i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit, vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit. Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e…
Nga shkurti asnjë i mbijetuar i dhunës seksuale nuk ka pasur mundësi të deponojë kërkesën për njohjen e statusit nga shteti. Me përfundimin e afatit për aplikim, komisioni qeveritar është marrë me lëndët e vjetra, të personave që më parë kanë kërkuar beneficionin. Aktualisht, është në proces plotësim-ndryshimi i ligjit, i cili mundëson zgjatjen e afatit vetëm për dy vjet. Organizatat në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë po shprehin kritikat dhe kundërshtinë për këtë propozim, meqë thonë se është e pamjaftueshme dhe mesazh jo i mirë për vetë viktimat e dhunës seksuale të luftës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron për KosovaPress…
Nisur nga tensionet në veri të Kosovës, Turqia do të dërgojë një batalion komando në Kosovë si njësi rezervë, me kërkese të NATO-s. Njesia do të tranferohet në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5qershor. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrotjes turke thuhej: “Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të saj të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë kontekst, Vendi gjithashtu monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore, merr qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen…
Ky është momenti kur policia e Shkodrës prangosi dy të rinj, pasi kishin kultivuar kanabis në 6 sera në fshatin Baks të Velipojës. Uniformave blu iu desh ndërhyrja me varkë për të arrestuar Oraldo Jakun 33 vjeç dhe Luigj Shenjan 28 vjeç për shkak të terrenit ku serat ishin vendosur. Nga zbulimi i tyre përmes dronëve u asgjësuan me djegie 270 bimë, ndërsa nga pamjet e shpërndara nga policia duket se të rinjtë janë kapur mat në momentin kur po u hiqnin plasmasin serave që bimët të ekspozoheshin në diell. Gjithashtu policia e Lezhës kapi dhe…
Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të Grand Prixit të Taxhikistanit. Xhudisiti kosovar u mposht nga rusi, Makhmadbek Makhmadbekov. Akil Gjakova ende mund të fitojë medalje pasi mbetet në garë për të bronztën. Ai mund të stoliset me të bronztën përmes repesazhit. Xhudisti nga Peja garon në kategorinë deri në 73 kilogramë. Paraprakisht, ai sot mposhti rumunin Alexandru Raicu, në raundin e dytë – teksa të parin e kaloi pa luftë.
Policia ka bërë të ditur se dy djemtë e raportuar si të zhdukur nga nëna e tyre, janë kthyer në shtëpi. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë nëna e këtyre dy fëmijëve ka njoftuar se janë kthyer në shtëpi dy fëmijët e saj që i kishte raportuar si të zhdukur”, tha Veseli, transmeton Insajderi.
Të enjten në berzë u realizua një bllok transaksion me aksionet e një prej kompanive tona më të suksesshme dhe më të njohura, “Alkaloid” nga Shkupi, informon PRESSonline.al. Sipas të dhënave publike nga berza, në një rast janë tregtuar 800 aksione të kësaj kompanie farmaceutike, me çmim prej 17.995 denarë për aksion, ose për këto aksione janë paguar 14.396 milionë denarë, përkatësisht pak më shumë se 234 mijë euro. Në seancën e fundit të rregullt të tregtimit të së enjtes në berzë, u shitën 18 aksione të “Alkaloid” dhe çmimi mesatar i tyre ishte 17.884 denarë. / PRESSonline.al
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Istog është gjetur një burrë pa shenja jete. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Përkrahja në formë të subvencioneve për lehtësimin e efekteve të krizës energjetike do të vijojë edhe këtë vit. Në buxhet parashihen mjete për këtë destinim, me të cilat do të përkrahen qytetarët, por edhe kompanitë e vogla dhe të mesme për uljen e nivelit të efekteve të krizës energjetike, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në emisionin Win Win. “Në buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahјen e qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, prej të cilave një pjesë është destinuar për EMV-në”, theksoi Besimi dhe shtoi se edhe Bashkimi Evropian ka ndarë 84 milionë…
Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme (cikli i parë) në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht në dy dekadat e fundit. Krahasuar me vitin shkollor 2001/2002, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%. Në vitin 2001/2002, 244.740 nxënës ndjeknin mësimin fillor dhe ciklin e parë të atij të mesëm, krahasuar me 186.649 në vitin 2021/2022 (figura 1). Rënia e numrit të nxënësve ka ndodhur në 68 komuna të Maqedonisë së Veriut, kurse rritje ka në vetëm 9 komuna. Nëntë komunat ku ka patur rritje të numrit…

