Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kontuinitet e forcon arsimin e mesëm profesional, Në seancën fundit, Qeveria miratoi informatën për arsimin dual dhe solli konkluzion për t’i rekomanduar odat përgjegjëse për verifikimin e kompanive, që të revidojn procedurat në raport me kohëzgjatjen dhe dokumentet e nevojshme për verifikim.Gjithashtu, Qeveria i rekomandoi Këshillit Ekonomiko-Social që të jep propozime konkrete për stimulimin e kompanive të përfshira në procesin e arsimit dual. Reforma e arsimit të mesëm profesional është e suksesshme dhe këtë e tregojnë edhe numri i nxënësve të regjistruar, që nga viti në vit rritet. Synimi ynë është të rrisim punësueshmërinë…

Lexo më Shumë

Busti i poetit maqedonas Sllavko Janevski është zhdukur piedestali si pjesë e Rrugës së poetëve afër lumit Drin në Strugë. Po ashtu edhe bustet e poetëve Aco Shopov dhe Sergen Esenin janë dëmtuar duke u përpjekur për t’i shqyer. Vjedhja në stacionin policor në Strugë është denoncuar nga drejtori i MSP-së, Todorçe Tasevski. “Ne dënojmë ashpër aktin vandal të vjedhjes së bustit të poetit tonë të shquar Slavko Janevski, si dhe tentativën për të vjedhur bustet e poetëve Aco Shopov dhe Sergej Esenin.Ngjarja është denoncuar në polici, dhe presim të gjenden autorët e këtij vandalizmi”, thuhet në reagimin e Komunës…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE opozitare konfirmon për çdo ditë se është e orientuar rrënjësisht kundër shqiptarëve në vendin tonë, kundër ndërtimit të Korridorit 8, kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe miqësisë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fushata brutale e pakuptimtë dhe e pasinqertë e VMRO-së kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë është hipokrizi e plotë. Një gjë thonë në takime të mbyllura, tjetër gjë në opinion. Përpjekjet e VMRO-së për të konkurruar në një garë të vdekur me Levicën se kush është më antishqiptar, e kthen vendin para vitit 2001. VMRO është kundër…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të ekspertit Zekiria Zekiri, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës, në të cilin e humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan. Në seancën e sotme, mbrojtësi i të pandehurit të gjashtë ka vazhduar me marrjen në pyetje të ekspertit Zekiri, i cili është pjesë e ekipit që ka përgatitur superekspertiza e makinerisë për rastin. Superekspertiza e urdhërua nga Gjykata në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet e vendit, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile. Sipas tij incidente ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen, por tha se dikasteri që ai drejton punon intenzivisht për të garantuar sigurinë e qytetarëve të RMV-së. “Gjendja e sigurisë është e qetë, stabile dhe pa kurrfarë indikacione që të ketë prishje. Incidente ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Këtu duhet të punojmë intenzivisht për rruajtjen e sigurisë, ju e dini për aksionet operative në të cilat punojmë, sidomos në kryeqendër, dhe ja…

Lexo më Shumë

Si një organizatë e vetëshpallur e shoqërisë civile, organizata terroriste FETO përfiton dukshëm nga të ashtuquajturat fushata donacionesh, si një nga burimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave. Në thelb larg transparencës dhe tërësisht të imunizuar nga çdo formë e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, udhëheqja e Organizatës Terroriste – FETO, ka përdorur në mënyrë mashtruese thirrje emocionale për të motivuar dhënien e bamirësisë nëpërmjet fushatave të donacioneve dhe organizatave të ndihmës, ndërsa shumica e fondeve të mbledhura transferohen në selinë e FETO-s në Pensilvani, ShBA. Një grup udhëheqësish të lartë brenda kësaj perandorie financiare kanë bërë një jetë luksoze dhe kanë…

Lexo më Shumë

Anesteziologut Valon Dervishi mund t’i merret licenca përgjithmonë dhe asnjëherë mos të punon si mjek, thotë ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Tani për momentin, anesteziologut licenca i është marrë për 7 vjet dhe ai për momentin është në paraburgim. “Në kuadër të ligjit, atij do t’i merret licenca për 7 vjet deri në përfundimin e procedurës. Më pas atij mund t’i hiqet licenca përjetë. Nuk ka asnjë procedurë disiplinore të nisur deri tani, nuk e di pse, por ajo çfarë mund t’ju them, deri para dy javësh, imagjinoni nuk ka pasur një komision disiplinor në spital, nuk e di pse…

Lexo më Shumë

Nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së që posedojnë certifikata sigurie sot i dërguan kërkesë me shkrim kryeministrit Dimitar Kovaçevski që t’ua dërgojë marrëveshjen për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE tha se ata si përfaqësues të qytetarëve kërkojnë sa më shpejtë që është e mundur ta marrin marrëveshjen. Kur bëhet fjalë për shpenzimet buxhetore, sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e qasshme për opinionin dhe qytetarët të jenë të sigurt se ky projekt është me interes publik, e jo në interes të individëve të caktuar që do të përfitonin prej asaj marrëveshjeje. Komisioni kuvendor për çështje ekonomike…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur emrat e ekspertëve që do të jenë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Në grupin e ekspertëve bëjnë pjesë profesorë universitarë dhe gjykatës duke nisur nga ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, ish-gjyqtarja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, Margarita Caca Nikollovska, ish-gjyqtari dhe profesor i së drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski, profesori universitar Jeton Shasivari, profesoresha Ana Çupeska, profesoresha Elena Mihajllova Stratillati, profesoresha Besa Arifi, Jagoda Mitrevska dhe profesoresha në Institutin e Historisë Kombëtare, Marija Pandevska. Nga Minsitria e Drejtësisë shtojnë se në…

Lexo më Shumë

Për platformën #Depolarizirajse (#Depolarizohu), e cila është pjesë e projektit “Përmes depolarizimit drejt institucioneve demokratike, stabile dhe gjithëpërfshirëse: Kontributi i shoqërisë civile”, Instituti për Media dhe Analitikë IMA bisedoi me zëvendës-kryetaren e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovskën. Fokusi i pjesës së parë të intervistës është zbatimi i politikave të mirëqeverisjes për promovimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të së drejtës, ballafaqimi me korrupsionin dhe reformat në administratën publike që duhet të rezultojnë në uljen e pengesave burokratike dhe shërbime më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët. Në një kontekst më…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka iniciuar procedurë kundër një personi të moshës 21 vjeçare, i cili dyshohet se ka kryer vepër të penale, Lëndim trupor nga neni 130 dhe Privimi nga liria në mënyrë të kundërligjshme nga neni 140 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Duke filluar nga dhjetori i vitit 2022, i dyshuari ka ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje 19-vjeçare me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore. Ai e ka mbajtur viktimën të mbyllur në dhomë për një kohë të gjatë dhe e ka dhunuar fizikisht çdo ditë duke i shkaktuar lëndime të shumta fizike.…

Lexo më Shumë

Mishi po vendoset gjithnjë e më rrallë nëpër tryezat e qytetarëve. Rritja e çmimit dhe kostos së jetesës në përgjithësi, bën që qytetarët ta shohin këtë ushqim si një luks për ta. Ekipi I televizionit Alsat vizitoi disa pika të shitjes së mishit, shitësit nuk u prononcuan, por blerësit thonë se konsumimin e mishit e kanë ulur madje edhe deri në 70 për qind. “Jo, se pak shtrenjtë është…. -Në krahasim me vitit e kaluara, sa e keni ulë konsumin e mishit? -Nuk e di çfarë të them për 70 përqind po.. ” “Shtash jam tu mar… -A…

Lexo më Shumë