Pavarësisht përfitimeve dhe lehtësimeve në komunikim, përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale po shkakton një sërë fenomenesh negative te të rinjtë e posaçërisht te fëmijët. Në një debat mbi shëndetin mental të të rinjve dhe mediat sociale, ekspertët thanë se përqindja më e madhe e të rinjve flenë me telefon në dorë ndërkohë që përballen me pasoja si: pagjumësia, anksioziteti e madje edhe depresioni. “Përqindja më e madhe e të rinjve bëjnë gjumë me telefon në dorë ndërsa kjo i çon drejt një fenomeni që i bën të frikësohen se do të largohen ose nuk do ti takojnë më…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni parlamentar debatoi për propozimin e deputetit Pavlle Trajanov të dorëzuar kohë më parë për formimin e një Agjencie për të luftuar format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Me nismën e dorëzuar në Kuvend, Trajanov thotë se është parashikuar që kjo Agjenci të ketë autorizime policore sipas modelit të FBI-së dhe të ndjekë format e krimit dhe korrupsionit të rëndë. Opozita e përshëndeti nismën si mënyrë për të diskutuar mbi korrupsionin, kurse pushteti nuk e pranon atë. “Në ligj, në përputhje me Kodin penal propozoj që objekt pune të jenë vetëm veprat penale me përmasa…
Nuk ka mjeshtër “as për ilaç”, ndërsa punonjës zyrash të papunë ka me bollëk. Ndërsa tregu i punës ka mungesë punonjësish në profesione të ndryshme, punëdhënësit nuk kursejnë para për paga të larta vetëm për t’i punësuar. Prapëseprapë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i gjetur ato. Në një konkurs, për një vend pune me Fakultet pedagogjik konkurrojnë më shumë se 70 persona. Instituti për Kërkime Ekonomike Finance Think ka publikuar një studim në të cilin thuhet se nuk duhet të shqetësohemi për personat me kualifikime të ulëta se do të largohen nga Maqedonia. Mungesë punëtorësh sezonalë ka…
Sheshi dhe rrugët e qytetit të Strugës janë të mbushura plot me qytetarë të cilët po bëjnë përgatitje për festën e Fitër Bajramit. Më shumë blejnë produkte ushqimore në supermarkete, por edhe tekstil kryesisht për fëmijët. Qytetarët ankohen se çmimet e produkteve janë shumë të larta dhe të papërballueshme për standardin e jetesës sonë, ndërsa edhe tregtarët thonë se ka një rënie të ndjeshme në sasinë e blerjeve. “Katastrofë, mjerë ai popull që me aq rrogë të vogël, ato e dinë si i përballojnë me familjen, familjen e kemi jashtë, disa këtu disa atje.”, – tha një qytetar. “Shtrenjtësia nuk…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë Brainchild Production, e cila prodhon pajisje sportive të destinuara për sporte ujore me erë, ose më saktë pajisje që përdoret për surfing në sipërfaqe ujore. Në deklaratën e tij pas vizitës, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Brainchild është një kompani progresive dhe ambicioze që planifikon zhvillimin e saj në Maqedoninë e Veriut, që është një konfirmim se në vendin tonë kemi një mjedis ekonomik tërheqës dhe stimulues që krijon besim dhe siguri te investitorët dhe i inkurajon ata…
Tre partnerët më të mëdhenj në Qeveri, LSDM-ja, BDI-ja dhe ASH-ja, po bisedojnë për të shkarkuar, drejtorin e Drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, iniciativë e cila, siç mëson Alsat është ngritur nga Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burimeve të Alsat, shkarkimi i Stankoviqit kërkohet për shkak të mungesës së rezultateve në punë, por edhe me kërkesë të faktorit ndërkombëtar, pas zhvillimeve që ndodhën në burgjet e vendit si arratisjet, hapja e tunelit, djegia e automjeteve të dy zyrtarëve në Burgun e Idrizovës dhe të tjera. Arsye tjetër e kërkesës për shkarkim është edhe shqetësimi që ngritën policët e…
FËMIJËT PARALAJMËRUAN FESTËN E FITËR E BAJRAMIT Fëmijët sot kishin zgjedhur veshmbathjet më të mira dhe po bëheshin gati për të hypur në autobus. “Kandilat e bajramit” tradicionalisht simbolizojnë ardhjen e festës së madhe Fitër Bajramit, njofton KlanM. Shoqata “Vizion M” në frymën festive dhe kujdesit ndaj më të vegjëlve, edhe këtë vit organizoi manifestimin tradicional Kandilat e Bajramit. “Siç është bërë edhe traditë në përfundim të muajit të ramazanit jemi këtu me projektin tradicional Kandilat e Bajramit, edhe këtë vit ky manifestim fillon me autobusin e bajramit i cili me fëmijët do të shkoje në disa…
“DO TË DËSHTOJË NISJA E PROCEDURËS PËR HAPJEN E KUSHTETUTËS” Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përsëritur qëndrimin partiak lidhur me ndryshimet kushtetuese. Theksoi se Qeveria nuk do ta ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, njofton KlanM. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi nga Qeveria. Kërcënoi me kallëzime penale për ekspertët që do të jenë pjesë e trupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, pasi sic tha, do të paguhen e nuk do të punojnë asgjë. “Ekspertët? Ata janë ekspertë? Nuk kam se cfarë të shtoj për lidhjet familjare në BDI dhe LSDM. Turpërohem…
Gjyqi i mundshëm ndërkombëtar i arbitrazhi për Korridoret 8 dhe 10-D do bëhet sipas ligjeve të Anglisë dhe Uellsit. Kjo është shkruar e zezë mbi të bardhë në marrëveshjen mes Bechtel&Enka dhe Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Millosheski në emisionin “Rruga drejt” tha se ky veprim i Qeverisë favorizon konzorciumin para gjyqit ndërkombëtar. “Qeveria e Maqedonisë është pajtuar për arbitrazh ndërkombëtare në Paris por ajo që neve nuk e pranojmë është që arbitrazhi të jetë sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit. Maqedonia ka bërë marrëveshje me EVN-në, ka bërë me TAV-in pra një kompani austriake dhe një turke, por…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se dje ka zbatuar kontroll të intensifikuar në komunikacion për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrast janë gjobitur 139 shoferë. Siç informojnë nga MPB-ja, prej tyre tetë shoferë drejtonin automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 84 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimit, ndërsa 55 në vendbanim. “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,05 % në raport me vendimin e datës 18.4.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 21.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95…
Çmimin “World Press Photo of the Year” ë ka fituar fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka për fotografinë ku shihen punonjësit e urgjencës duke mbajtur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol. Mediat e huaja shkruajnë se fotografia është bërë në 9 mars të vitit 2022 ku gruaja me dorën e majtë në barkun e poshtëm të përgjakur zbuloi tmerrin e sulmit brutal të shtetit rus në fillim të luftës në Ukrainë. Iryna Kalinina, 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur…

