Doni një kurë natyrale që t’ju ndihmojë me humbjen e disa kileve? Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë. Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për pesëditë dhe më pas sërish pas një pushimi dhjetëditor. Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës. Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije.
Author: Hamdi Kumanova
Presioni i lartë i gjakut është një problem për shumë njerëz. Nëse nuk njihet dhe trajtohet në kohë, presioni i lartë i gjakut mund të çojë në një sërë komplikimesh të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se presioni i lartë i gjakut nuk ka gjithmonë simptoma të dukshme, gjë që e bën edhe më të vështirë njohjen e tij. Sipas ekspertëve, konsumimi i disa ushqimeve mund të zvogëlojë rrezikun. Dietologu Gunter Kuhnle zbuloi për The Sun se cilat ushqime janë dëshmuar se ulin presionin e gjakut dhe konsumimin e të cilave do…
Vendosja e stacioneve të karikimit për makinat elektrike pritet të fillojë nga zonat turistike dhe pikat kufitare në vend. Të paktën kështu specifikon një dokument i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë e cila çeli këtë të hënë një tender të lidhur me këtë aspekt. Në objekt të kontratës është “Realizim punimesh, projekt zbatimi dhe Auditimit për vendosjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike në qytetin Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shkodër, Korçë dhe në pikat kufitare- rruga e energjisë së pastër”. Sipas termave të referencës që shoqërojnë procedurën thuhet se ky është një projekt pilot auditim projekt zbatimi…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me anëtarët e delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Republikës së Shqipërisë, në përbërje, Jorida Tabaku, kryetare, dhe anëtarët Etilda Gjonaj, Flutura Açka, Orlando Rakipi, Kreshnik Çollaku dhe Lavdërim Krrashi. Në takim ishte i pranishëm edhe Arbër Ademi, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit. Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet bilaterale si të shkëlqyera, pa çështje të hapura dhe me bashkëpunim intensiv në fushat me interes të përbashkët. Theksoi se të dyja shtetet gjenden në fazën e skriningut me Bashkimin…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka theksuar se opozita aktuale “shpejt e jep shtetin për me marrë pushtetin” “Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka”. Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka theksuar se opozita aktuale “shpejt e jep shtetin për me marrë pushtetin”. Ai e ka publikuar një letër të zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, Methew Palmer, që ua kishte dërguar në atë kohë ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit…
Kapet një shqiptar i kërkuar në kufirin greko-shqiptar. Shqiptari është ndaluar nga policia greke në Filat të Igumenicës. Ndaj tij rezultonin dy urdhër arreste nga Prokuroria e Athinës dhe Prokuroria e Selanikut për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Ndaj tij kishte edhe një urdhër që i ndalonte hyrjen në Greqi. Dokumentacioni i kaloi Prokurorisë së Thesprotisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me atë se deri ku është shtrirja e hetimeve për alarmet e rreme për bomba tha se është me rëndësi të theksohet se me veprimet aktive të shërbimeve, MPB dhe AKS për inteligjencë dhe të gjithë që angazhohen në parandalimin e këtyre llojeve të kërcënimeve kibernetike, kanë arritur përmes ndryshimit të protokollit që të adaptohet mënyra e punës së shërbimeve për gjendjen e krijuar. “Kishim protokolle dhe udhëzime që janë shkruar në vitet e ’90-ta në bazë të mundësive dhe përvojave të asaj kohe, për shembull, raporti elektronik nuk ka qenë fare…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, Sashko Jovev. Me rastin e lansimit të shërbimit të ri online për regjistrim elektronik, Mexhiti njoftoi shkarkimin e Jovev, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Këto janë pozicione dhe funksione kalimtare. Nuk ka njeri këtu përgjithmonë, që të jetë i pavdekshëm, as unë, askush tjetër, as drejtorët”, theksoi Mexhiti pas promovimit të shërbimit të ri online: regjistrimi elektronik i të porsalindurit. Ministria e Shëndetësisë vlerësoi punën, funksionimin dhe menaxhimin e mirë në Spitalin Special të Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza”-Çair. Në pyetjen e një gazetari për vdekjet…
Shkruan: Arben Fetai Dënimi me kusht është dënim që nuk ekzekutohet. Pra, fajtori shpallet por dënimi ëshë i barabartë me qortimin apo vërejtjen. Vendimi i sotëm gjyqësor për spitalin modular të Tetovës paska përcaktuar qartë përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur, por për humbjen e 14 jetëve qenka mjaftuar me një qortim. Madje të akuzuarin maqedon, ish shefin e qendrës Covid, nuk e paskan pa të nevojshme as ta qortojnë. Nuk kemi pritur më mirë. * Arben Fetai, kryetar i Institutit për Politika Publike “Arbën Xhaferi”
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në festimet për 21 vjetorin e BDI-së, tha se ai nga natyra është optimist dhe shpreson se shumë shpejt vendi do të integrohet në BE. Ahmeti tha se “as optimistët më të mëdhenj nuk kanë menduar se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s”. “Ata as kanë menduar që Maqedonia si shtet do të jetë shembull për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve. Maqedonia është Evropa e vogël e cila respekton diversitetet. Nëse dikur kemi menduar se edhe 10 vite na duhet për anëtarësim në BE, unë do të thoja se për…
Mehmet Kalisi, eksperti i çështjeve të lindjes së mesme tha për Euronews Albania se vendosja Hakan Fidan, si ministër i Jashtëm i Turqisë nuk është e rastësishme. Sipas tij emri i Fidan nuk është i panjohur për Turqinë pasi ai ka qenë shefi i inteligjencës turke dhe vendosja e tij në këtë pozicion e lejon atë të trajtojë më mirë çështje dhe problematika të politikës së jashtm të cilat ai i kishte trajtuar edhe më herët por në mënyrë të fshehtë. “Hakan Fidan nuk është një figurë e panjohur publike në Turqi. Ai ishte shef i Shërbimit të Inteligjencës turke.…
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nga mesnata ulet për 1.00 denar, ndërsa i EUROSUPER BS-95 dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 0,50 denarë për një litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon, ndërsa për 0,571 denarë lirohet Mazuti M-1 SU, kumtoi Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit. Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,00 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00, Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 67,50, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) edhe më tej do të kushtojë 69,00 denarë për…

