Author: Hamdi Kumanova

“Kryetari i Aerodromit, Timço Mucunski, dje e pranoi se në fakt bëhet fjalë për parcela dhe ndryshime të planit urbanistik për ndërtesa e reja në Lisicë, ndonëse para disa ditësh ka pohuar se ato do të jenë vetëm shtëpi, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Mucunski dhe VMRO-DPMNE i kanë gënjyer qytetarët e Aerodromit, në vend të gjelbërimit dhe hapësirave të reja publike siç premtuan në fushatë, sot ofrojnë betonizim të sipërfaqeve ekzistuese të gjelbëruara. Arsyetimi se procesi ka nisur në vitin 2019 nuk mban fare, sot është 2023, Mutsunski dhe VMRO-DPMNE kanë shumicën në Këshill dhe çështja është…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 18.04.2023 prodhoi 11.283 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 5.097 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 6.186 MWh. Ditën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 1.680 MWh energji elektrike.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi, njoftojnë nga LAMM. Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Shifrat e OKB-së janë alarmante që kurse talebanët morën sërish pushtetin, 34 milionë afganë jetojnë nën kufirin e varfërisë. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) publikoi të dhënat më të fundit për vitin 2022, sipas së cilave rreth 34 milionë afganë jetojnë nën kufirin e varfërisë. “Disa janë detyruar të shesin shtëpitë, tokat apo asetet e tyre që gjenerojnë të ardhura”, thuhet në raportin e UNDP-së. “Të tjerë kanë përdorur praktikën e dhimbshme të shndërrimit të anëtarëve të familjeve të tyre në mallra, duke shitur fëmijët si punëtorë apo martuar vajzat e mitura.” OKB: Ndalimi i punës së…

Lexo më Shumë

Kur jeni duke punuar në projekte të mëdha ku puna ekipore është shumë e rëndësishme – një koleg dembel mund të bëhet një pengesë e madhe. Kolegë të tillë zakonisht nuk mbajnë përgjegjësitë të cilat u janë caktuar dhe gjithë kontributin grupor e bëjnë duke u ankuar vazhdimisht dhe për gjithçka. Është edhe më keq nëse ai është një pengues i drejtpërdrejtë, i cili nuk bën asgjë për të cilën nuk i jepen merita. Fakti që kolegë të tillë nuk e marrin peshën e përgjegjësisë siç kanë bashkë me të tjerët mund të shkaktoj shumë pakënaqësi te ekipi. Të keni…

Lexo më Shumë

Situata në veri ka potencial të përshkallëzohet, ka deklaruar udhëheqësi i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç. Gjersa, pak ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, ende ka pikëpyetje rreth mbajtjes apo shtyrjes së tyre. Rreth zgjedhjeve dhe situatës në veri kishte folur udhëheqësi i Partisë së Serbëve të Kosovës, i cili tha se incidentet e shënuar si djegia e veturave, pronave e të tilla, sipas tij do të ndikojnë në mos dalje të qytetarëve në zgjedhje, për shkak të frikës. Kritikat e…

Lexo më Shumë

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, tha se rrugën e vetme që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të normalizojnë marrëdhëniet e sheh në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Beyer, ish-koordinator i bashkëpunimit transatlantik, shkroi në llogarinë e tij në Twitter, duke ripërtërirë postimin e fundit të kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borell, për Marrëveshjen e Ohrit, “është e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur si normalizimin e marrëdhënieve ashtu edhe anëtarësimin në BE-në “. Më 5 prill, ndër të tjera, në një postim në Twitter, Borell kërkoi nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen…

Lexo më Shumë

Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë, në kuadër të një operacioni të madh, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol).Në periudhën 12 mars – 2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 tonë të kokainës dhe drogave tjera – vlera e të cilave arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë. Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8.200 armë të paligjshme dhe 305.000 fishekë. Operacioni është thënë të jetë zhvilluar në 15 shtete. Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e…

Lexo më Shumë

Në skajet e xhamit në makina dhe autobusë, shpesh mund të shohim një vijë të zezë dhe mbi të pika të zeza Diku nga vitet ‘50 të shekullit të kaluar prodhuesit e makinave filluan të përdornin ngjitësin për të mbajtur të qëndrueshme dritaren dhe ishte një zgjidhje më e mirë se një mbështetëse metalike. Ngjitësi ishte më i sigurt, por ende jo estetikisht i këndshëm. Ngjyra e zezë është në fakt një ngjyrë qeramike që shërben për të fshehur ngjitësin. Përveç kësaj, boja është e pjekur, që do të thotë se është e padëmtueshme. Shërben për të mbajtur dritaren në…

Lexo më Shumë

Për të tretën ditë radhazi, dëshmitari i dytë i prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave para Dhomave të Specializuara në Hagë. Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dita e tretë e kësaj jave në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët. Në këtë javë do të jenë katër seanca. Për të tretën ditë radhazi, dëshmitari i dytë i prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do t’u përgjigjet…

Lexo më Shumë

Me avancimin e teknologjisë, bota është bërë gjithnjë e më shumë e pasigurt. E thënë ndryshe, informacionet që po prodhohen në internet duhen parë gjithnjë e me më shumë skepticizëm, nëse janë reale apo jo. Fotoja më lart ka fituar javën e kaluar një prej çmimeve më prestigjioze, “Sony World Photography”, por artisti ka refuzuar që ta pranojë. Arsyeja? Sepse kjo foto nuk është origjinale, por është krijim i inteligjencës artificiale. Fotografia e krijuar nga inteligjenca artificiale fitoi çmimin e parë. Artisti gjerman Boris Eldagsen tregoi se përdori këtë imazh për të testuar konkurrencën, si dhe për të ndezur një…

Lexo më Shumë

Sot bëhen dhjetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri. Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan me 19 prill të 2013-ës, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë…

Lexo më Shumë