Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot tha se opozita maqedonase në vend shënon rënie, përcjell TV21. Grubi tha se kreu aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka rejting katër herë më të vogël se ish kryetari i kësaj partie, azilanti Nikolla Gruevski. “Imagjinoni akoma azilanti Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh sesa lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, i cili në të gjitha anketat e fundit, minimumin 1/3 e votuesve të VMRO-së nuk e ka në përkrahjen e vet dhe janë kundër tij. Kjo flet në nivelin që ka rënë opozita maqedonase”, tha Grubi./tv21.tv
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, ku u ndal sërish te akuzat për zgjedhjet e 14 Majit. Berisha tha se PD disponon dokumente të pakundërshtueshme se procesi i votimit në Kamëz ka qenë anti-kushtetues. “Jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në emër të transparencës të dorëzojë çdo dokumentacion që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore në Kamzë dhe pastaj në bashkitë e tjera. Ne disponojmë dokumente të pakundërshtueshme se farsa e votimit në bashkinë e Kamzës ka qenë një farsë kryekëput anti-kushtetuese. Jo antiligjore me kodin, por edhe…
Mbrëmjen e djeshme (31 maj) rreth orës 21:25, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 36-vjeçarin F.A. nga një fshat i Gostivariz, për të cilin gruaja e tij 25-vjeçare ka raportuar se gjysmë ore më parë e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur. F.A. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.TS
Dje në mbrëmje (31 maj) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 31-vjeçarin V.B. nga një fshat i Gostivarit, i cili është raportuar nga vëllai i tij 28 vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 21:00 në shtëpinë e familjes. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.TS
Institucionet financiare ndërkombëtare presin stabilizimin e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Në uljen e inflacionit ndikojnë më shumë faktorë si normat e kamatave të bankave qendrore tek ne dhe në botë. Pas një inflacioni të lartë prej 14 për qind në vitin e kaluar me nivele historikisht të larta, pritet që ai të ulet nën 10 për qind në muajin shtator të këtij viti. Pritjet janë që inflacioni të vazhdojë të ulet. Pres që nga shtatori në vendin tonë të kemi një shifër një shifrore të inflacionit, që do të thotë se do të bjerë nën dhjetë për qind dhe…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka deklaruar se partia e tij si pjesë e Qeverisë angazhohet që 20% të hiqet nga Kushtetuta. Sipas tij, propozimi aktual i Qeverisë nuk përfshin heqjen e përcaktimit 20%, por siç thotë ai “do të bëjmë çmos që ajo të hiqet nga Kushtetua”. “Qeveria ka të drejtë në çdo kohë ta ndryshon dhe të sjell tjetër propozim në Kuvend”, ka deklaruar Taravari. Sipas informacioneve të Alsat, propozimi i Qeverisë aktualisht ndodhet në Sekretariatin për legjislacion, ndërsa si version përfundimtar pritet të publikohet javën që vjen.
Tarifat parafiskale shpesh përmenden nga komuniteti i biznesit si një faktor që ndikon në konkurrencën e ekonomisë, duke marrë parasysh kërkesat e sektorit të biznesit për parashikueshmëri dhe racionalitet më të madh të barrës administrative nga të ashtuquajturat tarifa parafiskale, dhe në të njëjtën kohë tw zbatimit të aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit për Strategjinë për ekonominë joformale, duke filluar nga viti 2019, Ministria e Ekonomisë ka realizuar një sërë aktivitetesh për krijimin dhe analizën me qëllimin përfundimtar propozimet për optimizimin e tarifave parafiskale, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në panelin Politikat për racionalizimin e tarifave parafiskale…
Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në kafeterinë “Shisha Bar” në Kalanë e Shkupit. Burime jozyrtare të policisë i kanë thënë gazetës KOHA se kapja e njërit nga të dyshuarit ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa vijon hetimi dhe kërkimi edhe i autorëve tjerë që vranë Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin, ndërkohë që i plagosur mbeti Tahla Ali, kamarieri i lokalit. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, nuk ka dashur të japë informata se kush është i arrestuari dhe për çfarë vepre penale dyshohet, pasi sipas tij, lënda është në Prokurori dhe për shkak të…
Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi dje në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë në afërsi të fshatit Izdegllavje. Aksidenti, siç njofton SPB-Ohër ka ndodhur rreth orës 18 mes një automjeti motorik të mallrave “fiat dukato” me targa të Strugës të drejtuar nga V.S.(37) nga Vevçani dhe automjetit të udhëtarëve “folksvagen turan” me targa të Tetovës, që drejtohej nga M.J.(60) nga fshati Pallaticë, Komunë e Zhelinës. “Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit M.J., ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Shoferi V.S. dhe shoqëruesja…
Prokuroria Publike po vazhdon hetimet për rastin në të cilin Fatmata, emigrante nga Sierra Leone, u qëllua me armë zjarri në afërsi të Gjevgjelisë nga një polic. Prokurori publik në fjalë ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Pas marrjes së raportit nga gjetjet e autopsisë, prokurori publik do të vendoset për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës. Prokurori në fjalë nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, deri në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka kërkuar që ndaj policit të dyshuar të caktohen…
Të mërkurën mbrëma 10 minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë së Tetovës kanë arrestuar 36 vjeçarin me iniciale B.B nga Tetova, i cili ishte denoncuar nga prindërit e tij se rreth orës 22 në shtëpinë e tyre është sjellur në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. Ai është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e rastit.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi tha se nuk ka asnjë qortim për Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Radev tha se të gjithë palët duhet ta kuptojnë se sa më parë që bullgarët bëhen pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, aq më mirë do të jetë për të gjithë. “Nuk kam absolutisht asnjë qortim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thoni ju. Është e rëndësishme për ne dhe për të gjitha vendet evropiane dhe BE-në që të respektohen kriteret për anëtarësim, ato bazohen në respektimin e të drejtave të njeriut dhe…

