Author: Hamdi Kumanova

Më 31.05.2023 në ora 19:10 në kryqëzimin e bulevardit “Macedonski Prosveiteli” me rrugën “Partizanska” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar S.N.(54) nga Ohri. Nga MPB thonë se i arrestuari pasi ka vërejtur efektivët e policisë ka hedhur një pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe dhe ka tentuar ta asgjësojë. “Atij i është marrë një qese me gjurmë të një lënde pluhuri kafe. Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan një peshore dixhitale dhe disa sende me gjurmë të një lënde pluhuri ngjyrë kafe. S.N. është…

Lexo më Shumë

Rruga ballkanike e emigrantëve ishte një nga temat që ka trajtuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për “Sloboden Peçat”. Duke iu përgjigjur pyetjes se a po zvogëlohet numri i personave që kalojnë tranzit nëpër vend, ai theksoi se nëse analizohen shifrat ka rënie, por migrimi mbetet sfidë edhe në periudhën e ardhshme. “Në periudhën nga 1 janari deri më 21 maj 2023 janë parandaluar 3518 tentativa për të kaluar kufirin shtetëror nga emigrantë dhe vitin e kaluar ky numër ishte 5226. Tregon se kemi një ulje të tentativave dhe jo pak, por me 42%. Kemi…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (31 maj) rreth orës 21:25, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë të Sb Tetovë-Dertamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar 36-vjeçarin F.A. nga fshati Gostivar, për të cilin gruaja e tij 25-vjeçare ka raportuar se gjysmë ore më parë e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur. F.A. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.Pa Censurë

Lexo më Shumë

Dje (31.05.) në rrugën “113” në Tetovë, nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë është ndaluar M.D.(36) nga Shqipëria, i cili po qëndronte në zonë i padeklaruar dhe pa dokumente identifikimi. I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.TS

Lexo më Shumë

Një person nga Shkupi është arrestuar për lidhje në vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit në “Shisha Bar”, e cila ka ndodhur tre muaj më parë, mëson “Makfax”. Ky është personi i parë të cilit Gjykata Penale i ka caktuar masën e paraburgimit dhe lidhet me këtë rast. Njëkohësisht përmes ndihmës juridike ndërkombëtare po kërkohen autorët e tjerë. Jeton Krivanjeva i ashtuquajtur Zhilla dhe Enes Iseni ishin personat që u vranë , ata ishin të dyshuar se kishin lidhje me tregun e drogës. Sipas burimeve jozyrtare të “Makfax” nga gjykata, personi nga Shkupi dyshohet se ka lidhje me…

Lexo më Shumë

Dardan Krivaqa dhe Dardan Sejdiu, të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, janë shfaqur në seancën gjyqësore të së enjtes në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Seanca kundër Krivaqës dhe Sejdiut pritet të fillojë së shpejti, teksa i pari po akuzohet për vrasje të rëndë dhe veprën penale “dhunimi”, ndërsa i akuzuari i dytë për “ndihmë në kryerjen e krimit”. Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale,…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, tha se rreth 500 milionë euro para janë të bllokuar në Kuvend, për shkak se nuk kalojnë ligjet, nga bllokimet të cilat i bën opozita. “Ato janë para që do të hyjnë në ekonominë e Maqedonisë, e cila sot po mundohet nuk para në qarkullim. Ato para, do të merrni ju, do të merr shitësi, ato para do të sillen, dikush do të punësohet… bllokimi qëndron, Qeveria nuk bën asgjë. Nuk e kam dëgjuar shpjegimin e opozitës për këto”, u shpreh Penov. Penov tha se problemi qëndron në atë se po të hyjnë këto…

Lexo më Shumë

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, sot hyjnë në fuqi tre marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor të vitit 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit – Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në Ballkanin Perëndimor me Letërnjoftime, Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve. Shumë shpejtë pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes së tre vendeve të tjera nënshkruese, në pajtim me procedurat e përfunduara ligjore në to – Republikën e Serbisë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën, njofton…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për jetesë në Maqedoninë e Veriut janë më shumë se gjysma më të ulëta se në Gjermani, sipas të dhënave nga Enti Gjerman i Statistikave. Më lirë se në Maqedoni është vetëm në Turqi. Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të lira në Evropë dhe është mbajtesja e rekordeve për çmime të ulëta në shumë kategori, sipas të dhënave të Entit gjerman të statistikave Destatis. Staticienët gjermanë analizuan çmimet e një numri të madh produktesh dhe shërbimesh në kategori të ndryshme në 40 vende evropiane. Që nga marsi i këtij vitit, Maqedonia e Veriut është pjesërisht më…

Lexo më Shumë

Prej sot ndërpritet vendimi i Qeverisë me të cilin ishin të ngrira çmimet e disa produkteve bujqësore, bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, miellit, vajit për gatim, vezëve, orizit, pastave, qumështit dhe produkteve të qumështit. Pas masës së ngrirjes, tashmë “shkrihen” edhe çmimet e pelenave për fëmijë, letrës higjienike, pecetave të lagura dhe pecetave higjienike. Autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të këtyre produkteve dhe nëse kjo ndodh, menjëherë do të merren masat e duhura. Situata monitorohet në baza ditore dhe vlerësimi është se për momentin nuk ka vend për luhatje të mëdha çmimesh. “Sipas…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq përshëndeti mbajtjen e forumit, duke uruar që porositë e rëndësishme që vijnë nga ky forumi do të dëgjohen nga ata që marrin vendime. Ai tha se bota ka ndryshuar shumë nga fundi i luftës së dytë botërore, duke theksuar se bota është multilaterale dhe se më nuk ka hegjemoni. Mesiq theksoi se për këtë, shtetet e vogla duhet bashkëpunojnë mes vete dhe në këtë mënyrë, të bashkuar, të bashkëpunojnë me “lojtarët e mëdhenj”. Duke folur për Ballkanin, ai tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia…

Lexo më Shumë

NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese, janë tashmë në rrugë për në Kosovë. “NATO-ja do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet”, u tha Stoltenberg gazetarëve në margjina të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo. Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26…

Lexo më Shumë