Duke vazhduar mbështetjen prej dekadash ndaj familjeve në nevojë, Ecolog edhe për këtë festë Bajrami ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre informon se. Lazim Destani me këtë rast është shprehur se përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania jonë realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore. “Ndihem mirë dhe uroj që ky donacion të sjellë lehtësira dhe ngrohtësi te këto familje në Tetovë, si dhe në komunat rurale të këtij qyteti” tha Destani.Tetovasot
Author: Hamdi Kumanova
“ZBATOJMË KUSHTETUTËN DHE LIGJIN PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE” Në kohën e Festave të Pashkëve, përmes përdorimit të gënjeshtrave të kulluara dhe fakteve të sajuara VMRO-DPMNE krijon tensione etnike dhe ndarje në shoqëri – percjell KlanM reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ministria e Jashtme, tërësisht përgënjeshtron informacionet për zbatimin joadekuat të Ligjit për përdorimin e gjuhëve gjatë takimeve me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Hoze Manuel Albarez Bueno. “Zbatimi i Ligjit për gjuhët në të gjitha ngjarjet që organizohen nga MPJ-ja në mënyrë adekuate është zbatuar. Në çdo ngjarje Ministri i drejtohet opinionit në dy gjuhët…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi. Nga atje theksojnë se rruga nga fshati Viniçani deri në Gradsko gjatë festave (14,15,16 dhe 17 pill) vazhdon të jetë e hapur për komunikacion. Nga LAMM shtojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare, njoftojnë nga LAMM, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në takimin zyrtar me Shefin e diplomacisë spanjolle, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka përdorur vetëm gjuhën shqipe edhe pse dihet se cila gjuhë është zyrtare për përdorim ndërkombëtar. Akuza, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja të cilët thonë se me këtë shkelet Kushtetuta dhe Marëveshja Kornizë. Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. “Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cënojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që…
Në vend të gjelbërimit, qytetarët e Lisicës marrin betonizim, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Me planin e ri detal urbanistik të komunës së Aerodromit, OBRM-PDUKM dhe kryetari i komunës Timço Mutsunski në Lisiçe planifikojnë ndërtimin e dhjetëra objekteve deri në 10 kate. Me atë, tokat e blera nga investitorët para zbatimit të planit, bëhen parcela ndërtimore, në pjesën e qytetit ku ndotja e ajrit thyen vazhdimisht rekorde. Plani i detajuar urbanistik, i cili u miratua thuajse pas shpinës së qytetarëve, ngre dyshime për korrupsion se si investitorët e dinin se cilat parcela do të merrnin…
Një 31-vjeçar nga fshati Vranishtë i Strugës ka humbur jetën në një aksident trafiku pasi mjeti i tij tip Volkswagen ka dalë nga rruga në rajonin e Qendër Zhupës. Pas mbërritjes së autoambulancës mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen. “Me datë 16.04.2023 në ora 13:55, është raportuar se në rrugën lokale që lidh fshatrat Elevci dhe Evla, Qendër Zhupë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Serbisë, i drejtuar nga M.M.(31) nga fshati Vranishtë, ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Shërbimit…
Rexhep Qamili gazetar, i cili i është nënshtruar intervenimit kirurgjik si mënyrë për të larguar peshën e tepërt trupore, thotë se mungesa e institucioneve të specializuara për konsultim ka bërë që vendimin ta marrë brenda pak kohësh dhe pa konsulta paraprake. “Sigurisht se po të kishte ndonjë qendër, ndonjë mbështetje institucionale gjithsesi se do të përdorja këtë mundësi para se të vendosja të operoja lukthin”, shprehet ai. Nga ana tjetër, Aleksandar Mitev, mjek i shëndetit publik, thotë për Radion Evropa e Lirë se personat që vuajnë nga mbipesha veçanërisht grupmoshat më të reja, në vend të stigmatizimit…
Mbrëmjen e djeshme në Prilep është arrestuar një 27-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar ta përdhunojë një vajze të mitur. “Më 15.04.2023 në ora 22:00, zyrtarët policorë të RPB-Prilep kanë privuar nga liria E.Xh.(27) nga Prilep për shkak se ka tentuar të kryejë akte seksuale ndaj një të mitur nga Prilepi. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas koordinimit me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Sot realizuam aktivitetin e parë human të fondacionit më të ri në vend #ChildrensCancerFoundation për fëmijët me sëmundje të rënda kancerogjene në Spitalin Klinik për Fëmijë në Shkup! 💛🩺🎗️🔬🩸🌼 🌼 The upcoming Children’s Cancer Foundation is a dedicated team working with like-minded individuals and organisations to find fund world-class clinical research and clinical care, and quality family support programs! 🎗️ Fondacioni i ardhshëm për Kancerin e Fëmijëve është një ekip i përkushtuar, që do të punon me individë dhe organizata të të njëjtit mendim duke kerkuar financa për kërkime klinike të klasit botëror, kujdesin klinik, si dhe programet…
Në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e lirë, kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski tha se për zgjedhjet të parakohshme parlamentare vendosë shumica në Kuvend, por sipas tij është e nevojshme që kjo Qeveri të shkojë sa më shpejt. Sipas tij qeverisja LSDM-BDI po keqmenaxhon vendin. “Mendimi im subjektiv është se secilat zgjedhje janë një test për demokracinë në vend dhe është e nevojshme që sa më shpejt kjo qeveri që punon keq dhe keqmenaxhon vendin të shkojë sa më shpejt. Le të vijnë njerëzit e përgjegjshëm me një koncept të qartë, me një vizion se si…
Ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu që është në krye të ministrisë jo më shumë se dy muaj,së shpejti pritet të vij më ndonjë iniciative të re digjitale. Këtë e themi pas një postimi të fundit të kreut të ministrisë në rrjetet e tij sociale, Facebook dhe Twitter ku ai ka publikuar një fotografi dhe bashkangjitur me të shkruan “Ready to #…” Një detaj që vumë re nga postimi është që në fotografinë e postuar ka një “#” – Hashtag, dhe kjo iniciative e re mund të jetë ndonjë programë digjitalizmi, sepse siç dihet tashmë, ministri…
Burime të TV21 bëjnë të ditur se në Stacionin Policor të Tetovës pasditën e sotme janë thirrur për bisedë edhe disa dëshmitarë në rastin me anesteziologun, i cili “live” në rrjetin social “Tik-Tok” transmetoi pamje të grave nga reparti i Gjinekologjisë, përcjell TV21. Ndryshe, SPB-Tetovë sot edhe zyrtarisht bëri të ditur se është arrestuar 43-vjeçari V.D. nga Odri, i cili ishte angazhuar si anesteziolog në spitalin e Tetovës., ndërsa drejtori i Spitalit, Pëllumb Vela sot bëri të ditur se kanë ndërprerë marrëdhënien e punës me të njëjtin.

