Author: Hamdi Kumanova

Vazhdon rritja e çmimeve të pronave të patundshme në Maqedoni. Nga sektori i ndërtimtarisë thonë se në ndërtesë të sapondërtuar në komunën Qendër, një metër katror hapësirë banimi lëviz nga 1600 deri në mbi 2000 euro. Në Karposh çmimet lëvizin nga 1300 deri në 1800 euro, ndërsa banesat e reja në Aerodrom nga 1300 deri në 1500 euro. Në Çair çmimi ka kaluar 1000 euro dhe e njëjta gjë po ndodh në Manastir dhe në Ohër ku tashmë çmimet janë mbi 1300 euro për metër katror. Çmimet e banesave Qendër 2000 euro Karposh 1800 euro Aerodrom 1500 euro Çair 1000…

Lexo më Shumë

Nxënësit e arsimit profesional edhe këtë vit shkollor po e mbyllin pa tekstet shkollore. Nxënësit po gjejnë mënyra të ndryshme për të kompensuar mungesën e teksteve. Blerta Bekaj, profesoreshë e lëndës kimi analitike në shkollën“Marija Kiri Skllodovska” tha se vështirësitë janë të shumta, posaçërisht në lëndët ku zhvillohet mësimi praktik. “Jemi të detyruar të marrim material prej internetit, gjithashtu edhe në libra të ndryshëm, praktikume të ndryshme që me ju mundësuar nxënësve ushtrime të cilat duhet t’i kryejnë në laborator. Ora është pak e vështirë për ta plarotësu për shkakun se duhet mund pak më shumë materiali që të…

Lexo më Shumë

Sulmet seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 14 vjeçe në vend janë me dhjetëra çdo vit. Vetëm në 5 ditët e fundit janë regjistruar 2 raste të tilla, në Manastir dhe Tetovë. Zyrtarisht vendi ka të regjistruar 303 pedofilë, prej të cilëve 13 janë gra ndërsa prehe e tyre janë fëmijët deri në moshën e para pubertetit, përkatësisht fëmijë deri në moshën 13-14 vjeçe. Pjesa më e madhe e pedofilëve janë në liri ndërsa sipas studimeve, gjasat që ata të përsërisin veprën penale janë deri në 75 për qind. Në dhjetë vitet e fundit MPB-ja ka regjistruar 387 sulme gjinore…

Lexo më Shumë

Viktima është 39 vjeçare ndërsa i arrestuari, bashkëshorti i saj është një 42-vjeçar.Të dy janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë, transmeton albinfo.ch. Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij. Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut.I arrestuari është një 42-vjeçar, shtetas…

Lexo më Shumë

Për vite të tëra institucionet drejtojnë gishtin kah njëri tjetri rreth përgjegjësisë për deponinë jolegale në Shutkë, ndërsa me kalimin e kohës pirgjet me mbeturina janë shndërruar në male. Mijëra hektarë tokë e zënë nga mbeturinat dhe duket se ky trend i hedhjes së mbeturinave nga të gjitha llojet, ato ndërtimore, goma, qese plastike dhe gjithçka tjetër, duket se nuk do të ndalet. Vetëm gjatë kohës që ekipi ynë ishte në terren, kaluan disa kamion të mbushur me mbeturina e që destinacion për shkarkim kishin pikërisht këtë zonë të Shkupit. “Vetëm 5 kilometra në periferi të kryeqytetit po ndodh një…

Lexo më Shumë

Sabrioski: Mund të kritikohet puna ime, por jo edhe si vishem Sunai Sabrioskin sot e takuam në treg, nuk ishte aty për të parë çmimet e pemëve dhe perimeve, por në ditën e tij të lirë duke bërë pazar. Ditë më parë gazetari Sunai Sabrioski ishte shënjestër e një artikulli të Ljubomir Kostovskit, i cili ishte publikuar në portalin Civil Media. Sipas këtij artikulli, gazetari Sunai Sabrioski është gazetar që punon me porosi. Rreth kësaj çështjeje Sunaj na dha edhe përgjigjen. “Do ia le popullit që të vërtetojë a jam gazetar që punon me porosi apo jo, në kontekst me…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime tjera, janë dëgjuar në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, pas disa ditësh tensione në mes të forcës paramilitare dhe ushtrisë së shtetit.Arsyeja e konfliktit qëndron te tranzicioni i propozuar në udhëheqësi civile.Agjencia e lajmeve, Reuters, është duke raportuar se të shtënat janë dëgjuar afër selisë së ushtrisë, në qendër të qytetit.Forca paramilitare e Mbështetjes së Shpejtë, ka thënë se e ka marrë kontrollin e aeroportit dhe pallatit presidencial.Këto pretendime nuk janë konfirmuar ende.Më herët, forca paramilitare ka thënë se është sulmuar një prej kampeve të saj në jug të Kartumit.Ushtria, në anën tjetër, e…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut më 9 mars mori 80 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në konferencë për shtyp theksoi se këto mjete përdoren për mbështetje buxhetore në vend. Euroambasadori në vend, Dejvid Gir, tregoi se kjo mbështetje financiare do t’i ndihmojë qytetarët që të përballen me kërkesat që u shfaqën si pasojë e krizës energjetike. Portalb.mk, pyeti në Sekretariatin për Çështje Evropiane se si më detajisht do të përdoren këto mjete, nga ku thanë se ndarja e parave të BE-së bëhet sipas aktiviteteve të përcaktuara, me indikator, në Planin akcional. “Kjo ndihmë financiare është mbështetje e…

Lexo më Shumë

Winamp ishte një program i popullarizuar i muzikës në fundin e viteve 1990 dhe në fillimin e viteve 2000, dhe tani është kthyer nën një zhvillim aktiv. Një version krejtësisht i ri i Winamp tani është në dispozicion, por që është shumë më ndryshe se versioni origjinal. Kompania mëmë e Winamp viteve të fundit është ndarë në mes të 2 projekteve, përditësimet për programin klasik në Windows, dhe një shërbim krejtësisht të ri me emrin e njëjt. Versioni fillestar i këtij shërbimi tani është në dispozicion tek player.winamp.com, dhe punon edhe në shfletuesit e desktopit edhe tek shfletuesit e telefonave, raporton HTG,…

Lexo më Shumë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar të shtunën ligjin për reformën në pensione, duke sfiduar tre muaj protesta dhe zotimet e sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri.Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Francës. Ky publikim është bërë disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të ligjit, i cili parasheh rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta më 1 maj, kur shënohet Dita e Punëtorëve. Beteja për të nënshkruar këtë ligj është kthyer në sfidën më të…

Lexo më Shumë

Vladislav Ammosov thotë se ka kaluar më shumë se 15 vjet duke ndërtuar një karrierë në ushtrinë ruse dhe në shërbimin e inteligjencës të vendit, të njohur si GRU. Ai, aktualisht, është në Kiev i përgatitur për të luftuar kundër vendit të tij. Ai i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – i cili ka shqyrtuar dokumentacionin në lidhje me historinë e shërbimit ushtarak rus të Ammosovit – se “vendi ndaj të cilit u betova për besnikëri… nuk ekziston më”. Gjatë një udhëtimi për në qendër të Kievit, Ammosov ndaloi t’i shikonte pajisjet ushtarake ruse. “Këta persona as…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kavajë këtë të shtunë. Ai nuk i ka kursyer ironitë për opozitën, duke i quajtur dy hije ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta. Rama: Më kujtohet si ishte Kavaja kur ne morëm detyrën që dukej që në hyrje një vatër e dëshpërimit të harresës, rrënimit, i kam para syve pamjet e Kavajës dhe të gjithë punën përpjekjet, projektet për të nisur ndryshimin e saj të madh. Ata (opozita) nuk kanë mundur të shprehin asnjë shembull se dinë të kujdesen për një qytet, për një fshat. Të vetmin problem që patëm ne me…

Lexo më Shumë