Author: Hamdi Kumanova

“PROCEDURA NDRYSHIMIT KUSHTETUESE MUND TË FILLOJË, NDËRKOHË TË VAZHDOJË DIALOGU POLITIK” Përkundër deklaratave të partive politike se, do të bëjnë përpjekje që në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, të përfshihet edhe ndryshimi i formulimit 20% që i referohet gjuhës shqipe, kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi ka përjashtuar këtë mundësi, njofton KlanM. Ai tha se në kuadër të kësaj iniciative, nuk ka hapësirë të bëhet ndërhyrje jashtë asaj që është sjell në vendimin e qeverisë, por për këtë do të duhej iniciativë tjetër, sepse, pasi që të dorëzohen në Kuvend propozim amendamentet, nuk mund të dorëzohen amendamente të reja, jashtë…

Lexo më Shumë

Akademia e Studimeve Albanologjike e ka cilësuar si të paligjshëm projektvendimin e qeverisë, që synon vendosjen e këtij institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave. Për rektorin Luan Përzhita pasojat do të bien jo vetën në prodhimin shkencor, por edhe në përgatitjen e albanologëve të rinj. LUAN PERZHITA   REKTOR I ASA-s “Ka pasur tendenca dhe më parë nga akademia e shkencave që të marrë resortet por këtë radhë kemi një projektvendim i cili shkrin albanologjinë duke e dërguar në një institucion honorifik si Akademia e Shkencave. Pasoja kryesore është zhdukja përgjithmonë e shkencës se albanologjisë.”   Nga…

Lexo më Shumë

Kriza ekonomike dhe jeta e shtrenjtë shkaktojnë probleme të mëdha sidomos tek personat me sëmundje të ndryshme. Duke marrë parasysh këtë, përdorimi i medikamenteve është tejet i nevojshëm, por sikur rriteshin çmimet në të gjithë sferat, janë rritur edhe çmimet e ilaçeve. Në Dibër dhe rrethinë përveç listave që janë në fletoret e borxhlinjve në rrjetin tregtar, tanimë disa vite lista me borxhli ka edhe nëpër barnatore. Nuk ka barnatore në Dibër ku anëtarët e familjeve me probleme ekstreme sociale nuk janë në listat të cilat kanë marrë borxhe për të blerë medikamente. Por, kjo dukuri dukshëm ka rritur vetëdijen…

Lexo më Shumë

Assesi të zgjidhet problemi me gabimet drejtshkrimore në shkresat zyrtare, madje as edhe në dokumentet e reja. Dje ministri i Drejtësisë Krenar Lloga publikoi certifikatat e reja të lindjes, të të vdekurve dhe të kurorëzuarve, edhe pse të reja, te këto dokumente janë bartur të njëjtat gabime drejtshkrimore si në të vjetrat, të cilat janë përpiluar dekada më parë. Për shembull, në vend që të shkruajë “librat amë”, në ballinën e këtij dokumenti shkruan “libri amzë”, që është gabim. Përveç kësaj, tek pjesa ku kërkohen të dhënat personale mungojnë presje si dhe fjalët nuk janë të ndara mes vete. Në…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela ka dërguar një sërë kritikash në drejtim të mosfunksionimit të sistemit gjyqësor në vend. Ai ka thënë se ASH mbetet në qëndrimin se Vetingu është i domosdoshëm dhe ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për mosmbështetjen e vetingut. – Advertisements – “Me sa jam i informuar, shoh që ka një rezervë tek faktori ndërkombëtar, sidomos tek zyrtarët e BE-së në lidhje me vetingun. Kjo më duket mua absurditet, për shkak se nuk mund të kërkosh nga Maqedonia që të rivendoset një shtet i së drejtës, nga ana tjetër të lejosh që brenda për brenda sistemit gjyqësor të ketë gjykatës…

Lexo më Shumë

Të ndërmerren veprime urgjente për diverzifikimin e burimeve energjetike, tha ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, në hapjen e edicionit të gjashtë të Forumit Energjetik të MEF-it 2023. Evropa dhe Maqedonia e Veriut, tha Ageler, janë në udhëkryqin e disa çështjeve të hidhura të energjisë. Ajo theksoi se kriza energjetike e periudhës së kaluar, e cila ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe e nxitur nga agresioni rus në Ukrainë, theksoi se sa e rëndësishme është pavarësia energjetike, veçanërisht këtu në Maqedoninë e Veriut. “Kemi bërë përpjekje kudo në Evropë, me partnerët tanë amerikanë, që të mbesim të ngrohta shtëpitë në Maqedoninë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE: LSDM MORI OBLIGIME QË S`MUND T`I REALIZOJË Para Maqedonisë së Veriut dhe gjithë popullit është vendimi ku kemi shansin ta vazhdojmë dhe sigurojmë rrugëtimin evropian – thonë socialdemokratët, njofton KlanM. Sipas tyre, është koha për votën për Evropë në Kuvend dhe me këtë të mbyllen, një herë e përgjithmonë, çështjet identitare. LSDM-ja, sic njofton KlanM, thotë se partitë politike kanë dy zgjedhje integrim ose izolim. Ftojnë publikisht liderin e VMRO-DPMNE-së, të del para opinionit dhe të tregojë cfarë ka vendosur. “A do të kyçet në bllokun evropian ose do të mbetet peng i “Levicës” në bllokun anti-evropian. Në takim…

Lexo më Shumë

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale në MPB, në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër nëpunësit policor M.A., komandant i Njësisë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Vinicë pranë NJPB Vinicë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtarer” nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal. I raportuari më 31.08.2022, në cilësinë e personit të autorizuar, ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij dhe nuk ka lejuar që shoferit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot informoi se MPB-ja në koordinim me Ambasadën e SHBA-së ka zbatuar stërvitjen taktikë “Mjellma 2023”, që, siç theksoi, paraqet edhe një vërtetim si për miqësinë dhe patneritetin e ndërsjelë, ashtu edhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO-Aleancën më të fuqishme politikë dhe të sigurisë. “E çmojmë fuqishëm mbështetjen, të cilën partneri ynë strategjik SHBA-ja na japin përmes Ambasadës amerikane në të gjitha proceset që do të thonë shtet i sigurt dhe i avanvuar, sidomos në proceset eurointegruese. Me këtë partneritet, me vendimet nkurajuese shtetërore, me të cilat e…

Lexo më Shumë

Nik Olson e Lilah Horuitz kishin humbur vendet e tyre të punës rreth 10 vjet më parë dhe dëshironin të jetë larg kulturës së garës e konkurrencës të qytetit prandaj vendosën të ndërtojnë folenë e tyre në malet e Uest Virginia në SHBA. Për këtë ata menduan të ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre me dritare të përdorura duke nisur me një buxhet prej vetëm 500 dollarë. Dritaret e ricikluara përbëjnë fasadën kryesore të shtëpisë ndërsa pjesë tjetër është ndërtuar me dru të ricikluar. Dritaret e ngjitura me njëra-tjetrën lejojnë kalim të gjerë drite dhe japin një sens hapësire e ndriçimi.…

Lexo më Shumë

Dominik Livakovic zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, dha një kontribut të madh te kombëtarja e Kroacisë, që e mbylli në vendin e tretë në Katar 2022.Portieri kroat, i cili mban shiritin e kapitenit te Dinamo, do të vazhdojë karrierën në La Liga. Shtypi iberik raporton se 28-vjeçari nga Zadari do të firmosë me Villarealin. Livakovic ka një klauzolë shitjeje 10 milionë euro, ndërkohë që drejtuesit e dy klubeve po bisedojnë në lidhje me detajet e fundit.Gjithsesi, marrëveshja është arritur dhe “gardiani” do të lërë Dinamon për të veshur fanellën e “nëndetëses së verdhë”, që sezonin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka takuar në Bratislavë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ne kuadër të Forumit Global të Sigurisë GLOBSEC 2023. Dy bashkëbiseduesit theksuan se në vend është i nevojshëm dialogu politik dhe se të gjithë aktorët shoqërorë, politikë, joqeveritare, civile në vend duhet të arrijnë një konsensus që të mos pengohet procesi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se anëtarësimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të parandalonte pikat e ndjeshme të rajonit që të prishin sigurinë dhe stabilitetin dhe me këtë ta…

Lexo më Shumë