Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dënuar ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren.Ai ka thënë se është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. “Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë! Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet”, ka shkruar ai. Numri i pjesëtarëve të KFOR-it të lënduar dje gjatë protestave në Zveçan ka shkuar në 30. Sipas njoftimit të tyre,…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e ngjarjeve të djeshme në Zveçan, tha se dhuna nuk është asnjëherë opsion i mirë dhe se stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihet vetëm me dialog të hapur.Në Twitter, Kovaçevski bëri thirrje për një deeskalim të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit. “Jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi shqetësues të ngjarjeve, përveç një numri të madh të të lënduarve. Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar në misionin e ruajtjes së sigurisë…
Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk ka dyshime për të ardhmen e tij. Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet italiane, tekniku portugez theksoi se për faktin se ka shumë vite si trajner njerëzit e mendojnë të vjetër, por shtoi se ka ende edhe shumë punë përpara. “Unë nuk jam gati për të mbyllur.Unë kam qenë në futboll për shumë vite dhe njerëzit mendojnë se është më shumë i vjetër se unë. Ndoshta ata i shohin flokët e mi të bardhë dhe mendojnë se jam plakur, por nuk jam aq i vjetër sa të mendoj a mbyll. Do…
Portali “Faktor” ka publikuar një pasqyrë të kompanive më të mëdha farmaceutike se sa kanë qarkulluar dhe fituar gjatë vitit të kaluar. Zegin LLC është kompania më e madhe në këtë biznes, që arriti të ardhura që i kaluan 81 milionë euro. Vitin e mbyllën me 286 mijë euro fitim. Makedonijalek radhitet e dyta me të ardhura mbi 65 milionë euro dhe e ka mbyllur vitin me 1.4 milionë euro fitim. Eurofarm është e treta me të ardhura që kanë kaluar 50 milionë euro dhe me një fitim prej 828 mijë euro. Më pas radhiten Eurolek, Krka-Farma, Alkaloid Kons, në…
Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Ambasadën e SHBA-së sot me fillim në orën 08:00 do të realizoj stërvitje, me ç’rast Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SBP Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit. E mbyllur për qarkullim do të jetë rruga “Samoilova” nga rruga “Lazar Liçenovski” (ambasada e SHBA-së) deri në kryqëzimin me rr. “Prohor Pçinski” dhe rr. “Samoilova” dhe rr. “Lazar Liçenoski” në shtrirjen nga ndërtesa e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” deri te Ambasada Amerikane në Shkup. Nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim edhe bul. “Nikola Karev”…
Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Kumanovë, gjegjësisht 22 litra në metër katrorë, në Pozharanë 16 dhe në Krushevë 12 litra, informoi DPHM. Gjatë natës moti ishte i ndryshueshëm me vranësira, në veriperëndim me shi lokal. Mëngjesin e sotëm moti është me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Sot paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nga mesdita i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me erë…
Shumica prej nesh jemi në dijeni se kërkimi i punës është një proces jo i lehtë, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Nëse jeni në kërkim të punës suaj të parë ose të punës së ardhshme, do të ketë raste kur do shfaqni shenja lodhjeje dhe dorëzimi, ngase nuk mund ta gjeni punën që kërkoni. Ju nuk po merrni njoftime nga vendet e punës për të cilat keni aplikuar dhe filloni të pyesni veten nëse jeni madje i kualifikuar për atë pozitë të caktuar që tashmë keni aplikuar. Mos u brengosni! Të gjithë kemi kaluar nëpër këto faza. Përderisa ky proces…
Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një pjesëtar i forcave izraelite në pension ishin mes katër viktimave të fatkeqësisë me varkë të së dielës në liqenin Maggiore në Italinë veriore, thonë zyrtarët lokalë. Ata identifikuan italianët si Claudio Alonzi, 62 vjeç dhe Tiziana Barnobi, 53 vjeç. Izraeliti u identifikua si Shimoni Erez, 50 vjeç. Në aksident ka vdekur edhe Anya Bozhkova, gruaja ruse 50-vjeçare e kapitenit të varkës. Anija me më shumë se 20 turistë dhe ekuipazh u fundos nga erërat e forta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Sipas mediave italiane, varka kishte rreth 25 persona që po festonin një ditëlindje…
Ish-kryeministri i Suedisë Carl Bildt, ka reaguar pas situatës në veri.Ai tha se sulmet e militantëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, janë më të rëndat ndër vite.“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka shkruar Bildt.Protestuesit serbë gjatë së hënës i kanë sulmuar forcat e KFOR-it që ishin duke ofruar siguri tek objektet komunale.Si rezultat dhjetëra prej tyre janë lënduar.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar tensionet në Veri të Kosovës dhe dhunën ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Begaj shprehet se asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Ai i bën thirrje autoriteteve në Kosovë për më shumë durim dhe maturi, si dhe koordinim me partnerët. “Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që…
Kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit nuk do të shkojnë sot në objektet e komunës, respektivisht zyrat e tyre. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka folur pas situatës së tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës. Zeqiri ka thënë se për shkak të kësaj situate nuk do të dal në zyrat e objektit të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci. Të dy këta kryetarë janë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndryshe, protestues serbë u mblodhën të hënën para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për…
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dje kishte mbetur i bllokuar në objektin e komunës. Ai ka filluar punën që nga ora 06:30 e mëngjesit dhe ka kaluar natën aty. Siç merr vesh Klankosova.tv ai është brenda me vëllaun e tij dhe do ta kalojë natën aty, për shkak se nuk ka si të largohet. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë. Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më…

