Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dënuar ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren.Ai ka thënë se është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët.
“Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë!
Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet”, ka shkruar ai.
Numri i pjesëtarëve të KFOR-it të lënduar dje gjatë protestave në Zveçan ka shkuar në 30. Sipas njoftimit të tyre, 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara.Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit, teksa bëhet e ditur se lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti
- “Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave”, BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik
- Gjykata liron 10 të arrestuarit pas protestës, cakton detyrim paraqitje
- Kush do ta drejtojë Prokurorinë për Krim të Organizuar? Sot votojnë prokurorët



