Sistemet elektronike të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AKE) janë nën sulm kibernetik. Sulmin ndaj AKE-së e kanë konfirmuar për Meta.mk nga MPB, transmeton Portalb.mk. “Javën e kaluar Departamenti i Krimeve Kompjuterike është njoftuar nga AKE për sulm hakerësh ndaj këtij institucioni dhe janë marrë masat përkatëse”, thonë nga MPB. Drejtori i AKE-së, Jeton Akiku, në një bisedë telefonike na ka konfirmuar se ka ndodhur një “incident i vogël” dhe se aktualisht janë duke u vendosur serverë të rinj. Akiku shpjegoi se ishte në takim për momentin, por përgjigjet e detajuara do t’i dërgojë me shkrim deri në fund të…
Author: Hamdi Kumanova
Në lidhje me dyshimet se gjatë importit të produkteve bujqësore janë bashkangjitur fatura të rreme Drejtoria e Doganave kërkon të dhëna shtesë nga Doganat në Greqi, Serbi, Turqi, Shqipëri, përkatësisht nga vendet që janë eksportuar produktet. Sipas kumtesës së Doganave posa të merren përgjigjet nga rajoni, nëse vërtetohet dyshimi se janë dorëzuar fatura të rrejshme gjatë zbatimit të procedurës së importit, Dogana do të ngrejë procedurë për mbledhjen shtesë të detyrimeve të shmangura, si dhe procedurë për konstatimin e kundërvajtjes ose përgjegjësi penale, në varësi të sasisë së akuzave të shmangura. Nëse konstatohet se nëpunësit doganor nuk kanë vepruar në…
Pas gati tre vitesh mosfunksionim, këtë verë do të hapen njëmbëdhjetë plazhe të Ohrit, duke përfshirë disa nga ato më tërheqëse. Më parë objektet në plazhe u mbyllën për shkak të skadimit të kontratave koncesionare. Plazhet tani do të jepen me qira për një periudhë tre vjeçare përmes tenderit publik. Për plazhet më tërheqëse, çmimi fillestar do të jetë 11 mijë euro. Ata pritet të nisin punën nga 20 qershor. “Përgjatë rivierës së Ohrit do të ketë lokacione ku mund të vendosen pajisje urbane. Bëhet fjalë për banakë nga materiale natyrale, dru nga 8 deri në 10 metra katrorë, dhe…
Këshilli Gjyqësor ka publikuar procesverbalin nga mbledhja e 13 marsit ku është shqyrtuar raporti i vizitës në Gjykatën e Kumanovës, raport ky i cili ka konstatuar shkelje të shumta ligjore nga ana e kryetares Snezhana Manev dhe qasje nacionaliste ndaj kolegëve të saj shqiptar të cilëve u drejtohet me “shiptari”. Në procesverbal konstatohet se anëtarët kanë mendime të ndryshme, ndërsa raporti miratohet me shumicë votash por tashmë një muaj nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete kundër saj. Procesverbali nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor “Konstatohet se me 8 vota “për” dhe 4 vota “kundër” miratohet raporti”. Pyetja që ngrihet…
Në periudhën prej 27.03 deri më 09.04.2023, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer mbi 1100 kontrolle në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka informojnë se kanë mbledhur dhe lëshuar mbi 230 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 7.727.000 denarë, transmeton Portalb.mk. Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati njoftoi se janë kryer mbi 280 inspektime dhe kontrolle për vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet në tregtinë me pakicë si dhe vendimin për përcaktimin e obligimit të tregtarëve për blerje dhe shitje të llojeve dhe sasive të caktuara të mallrave individuale te konsumatorët. “Janë konstatuar…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot e priti në një takim pune, ambasadorin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka. Në fokusin e bisedimeve ishin raportet e mira miqësore, si në korniza të raporteve bilaterale, ashtu edhe në lidhje me procesin e përbashkët euro-integrues. Ministri Aliu e informoi ambasadorin Reka se digjitalizimi i shërbimeve publike është prioritet i jonë si ministri dhe në bashkëpunim me projektet e këtilla të përbashkëta do të jetë në dobi të qytetarëve të dy vendeve. Njëherit iu falënderua për vizitën në MSHIA. “E vlerësojmë bashkëpunimin tonë dhe ngelemi të përkushtuar…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, SH.T. Andrea Silvestri. Ministri Lloga falënderoi mbështetjen që Italia i jep vendit tonë në fushën e reformave dhe në procesin e integrimit. Ambasadori Silvestri u njoftua për procesin e ndryshimeve kushtetuese, përbërjen e grupit të punës, reformat zgjedhore, Strategjinë e Reformës në Gjyqësor 2023-2027, procesin e digjitalizimit në gjykata dhe në prokuroritë publike. Lloga dhe Silvestri përfunduan se bashkëpunimi rajonal duhet të vazhdojë, ndërsa reformat të zbatohen paralelisht me integrimin në BE.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, informuan për përzgjedhjen e transportuesve ajrorë që aplikuan në thirrjen publike për mbështetje financiare për linjat e reja ajrore për periudhën 2023 deri në vitin 2025. Kryeministri Kovaçevski theksoi se qëllimi strategjik i Qeverisë është shfrytëzimi i të gjitha objekteve të ofruara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit Shën Apostul Pali “Angazhimi ynë si Qeveri është që të ofrojmë shërbime cilësore me një gamë më të gjerë destinacionesh për qytetarët. Të dhënat tregojnë se në vitin…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese në vend, i pyetur nga Portalb.mk në lidhje me propozimin për zëvendësimin e 20 përqindëshit me gjuhën shqipe në kushtetutë, deklaroi se kjo nuk e shqetëson aspak pasi është diçka e natyrshme. Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në të, partia opozitare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin e pestë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkojnë që gjuha shqipe të jetë zyrtare si gjuha maqedonase dhe jo të llogaritet si gjuhë që e flasin së…
Maqedonisë së Veriut do t’ju shtohen edhe 5 linja të reja ajrore. Dy kompanitë e transportit ajror, “LUFHANZA” e Gjermanisë dhe “WIZZ-AIR” e Hungarisë, me mbështetjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur linja të reja ajrore për në Gjermani, Luksemburg, Austri dhe Slloveni. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, deklaroi se këto linja është planifikuar të prezantohen nga 1 nëntori i këtij viti. Boçvarski tha se sa i përket subvencioneve, mbështetja financiare është për tre vjet. “Ne kemi ofruar destinacione të reja për qytetarët tanë. Lufhanza do të fluturojë nga Shkupi në Frankfurt 10 herë në javë.…
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) i ka bërë revizion pasqyrave financiare së bashku me auditimin e pajtueshmërisë së Komunës së Haraçinës, në llogarinë bazë të buxhetit (630), për vitin 2021. Me revizionin e kryer, siç thuhet ata shprehën opinion jo të favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare për vitin 2021 dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. Është kryer revizioni për vitin 2017 dhe është lëshuar raporti përfundimtar për pasqyrat financiare dhe auditimin e pajtueshmërisë së Komunës së Haraçinës, llogaria bazë e buxhetit (630), ndërsa auditori i autorizuar shtetëror është përmbajtur nga dhënia e opinionit…
Dje (12-prill) rreth orës 14:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin A.A. (28) nga Çegrani i Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar njërin prej tyre derisa po kryenin veprime zyrtare lidhur me një aksident të mëparshëm komunikacioni. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj tij do të përgaditet paradhtresë përkatëse. Lidhur me këtë rast, pak më vonë në Stacionin Policor të Gostivarit është paraqitur edhe personi I.A.(52), po ashtu nga Çegrani.

