Lidhja Demokratike, parti e larguar së fundmi nga koalicioni qeverisës, është njoftuar se do të duhet të largohet nga hapësira ku ndodhet selia e partisë. Hapësira të cilën kjo parti e përdor për gati 16 vite ishte në pronësi të shtetit dhe për të i paguante në mënyrë të rregullt qiranë Shoqërisë Aksionare për administrimin e hapësirës shtetërore të biznesit. Partia opozitare dje ka marrë njoftim se për shkak të vëllimit të shtuar të punës, për të cilin kërkohet një numër më i madh i punëtorëve të punësuar në ShA për menaxhimin e objekteve shtetërore afariste – Shkup, është dashur…
Author: Hamdi Kumanova
SHA EMV më 12.04.2023 prodhoi 11.059 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.454 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 2.605 MWh. Ditën dhe natën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 3.360 MWh energji elektrike. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 12.04.2023.
Për shkak të ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjykimi për ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili akuzohet për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit” në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot nisi nga fillimi. Ky proces për një periudhë të gjashtë ishte ndërprerë, pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup informoi se me rekomandimin e psikiatrit anulohen shumë seanca për rastin me Muhamed Zeqirit. “Në Gjykatë është dorëzuar mendim i ri profesional i një personi profesionist – psikiatër, sipas së cilit për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikike të të akuzuarit, rekomandohet anulimi i gjykimeve në tre-katër…
”Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.04.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 363 drejtues mjetesh. Prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 184 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 179 jashtë…
Një i mitur me skuter ka goditur një nënë dhe fëmijën e saj në një vendkalim për këmbësorë në lagjen Karposh 4 në Shkup dhe në tentativë për t’u arratisur është përplasur me një veturë tjetër, konfirmon MPB, transmeton Portalb.mk. Motoçiklisti ka goditur nënën dhe fëmijën dhe ka vazhduar të lëvizë përgjatë rrugës “Nikolla Parapunov” në drejtim të kundërt, por më pas ka goditur një veturë “Lada”. Fëmija dhe nëna janë të plagosur dhe në shok, dëshmitarë të rastit, të cilët shtojnë se punonjësit e shtëpisë së të moshuarve, por edhe kalimtarë të rastit kanë vrapuar për të ndihmuar. Të…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në Ligjin për Marrëdhënie Pune mundësohet që paratë të mbesin në shtetin tonë dhe autostradat të ndërtohen më shpejtë. Kovaçevski tha se u mbetet deputetëve të vendosin për çështjen në fjalë, respektivisht për zgjatjen e orarit të punës për punëtorët e këtij projekti. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Këtu bëhet fjalë për ndryshim ligjor që ka të bëjë vetëm me projekte të tilla me interes kombëtarë. Qëllimi është që në bazë vullnetare, punëtorë që do të dojë të punojë më tepër se sa është e shkruar me…
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, analistja politike, Nikica Korubin, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se kohë më parë, para se të bëhet kërkesë edhe e palës evropiane, vendosjea e bullgarëve në preambulën e kushtetutës, tek ne u pranua me duar të hapura, nuk ishte ndonjë problem as për opozitën e as për pozitën. “Pas dy viteve, është ngritur në një çështje madhore në shtet. Ky ndryshim ndodhi për shkak se në atë moment nuk ishte obligim dhe ishte e lehtë për tu premtuar por nuk e kanë menduar seriozisht se mund të shndërrohet në obligim formal. Ashtu siç nuk…
Prokuroria Themelore Publike Manastir ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” në pajtim me nenin 215 paragrafi 1 të Kodit Penal. “Për 37-vjeçarin nga Manastiri janë siguruar prova që japin dyshimin se nga muaji shkurt i këtij viti në disa raste ka mbajtur dhe shitur në mënyrë të paligjshme lëndë narkotike – heroinë. Gjatë kontrollit të 10 prillit, policia i gjeti 12 gramë heroinë, të cilën ai synonte t’ua shiste narkomanëve. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake…
Si shumë herë më parë, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është kundër zbatimit të projekteve strategjike në vend, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Kjo është arsyeja pse OBRM-PDUKM po përhap qëllimisht të pavërteta për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, projekti më i madh me vlerë 1.3 miliardë euro. Nga këto mjete, mbi 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendase të ndërtimit. Janë krejtësisht të pasakta pretendimet e OBRM-PDUKM-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve. Si çdo marrëveshj tjetër ku Investitori dhe Kontraktuesi…
Mirko Trajanovski dhe Ivana Petrovska, UNDP Si i përfshin UNDP-ja rininë në proceset vendimmarrëse dhe politikëbëren në vend? Imagjinoni që jeni një i ri apo një e re në të 20-at dhe jetoni në një nga bashkitë më pak të zhvilluara të vendit. Cila do të ishte arsyeja që do t’ju inkurajonte të qëndroni dhe të ndërtoni të ardhmen në vendlindjen tuaj në vend që të shkoni në Shkup apo në një nga vendet e Evropës Perëndimore? Ndoshta nuk ka një përgjigje të vetme dhe të thjeshtë për këtë pyetje, por një nga të mundshmet është…
Maqedonasit janë sërish në krye të listës së të huajve që kanë marrë shtetësinë bullgare vitin e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga portali Sega, vitin e kaluar pasaportë bullgare kanë marrë 1.992 maqedonas, të ndjekur nga ukrainasit (1.639), turqit (1.290), serbët (556), shqiptarët (517), moldavët (476) dhe rusët (356). Situata është e ngjashme me dy vitet e kaluara, por atëherë numri i maqedonasve që merrnin pasaportë bullgare ishte shumë më i madh. Në vitin 2021 dhe 2020 nënshtetësi bullgare kanë marrë 7696 dhe 9098 maqedonas, si dhe 1547 dhe 1926 ukrainas, 1269 dhe 997 shqiptarë, 1145 dhe 899…
Banorët e Komunës së Vrapçistit me mbi 19 mijë banorë, komunës së Bogovinës me mbi 23 mijë banorë, komunës së Tearcës me mbi 17 mijë dhe Zhelinës me mbi 19 mijë banorë, kanë në disponim vetëm nga një apo dy bankomate në komunat e tyre. Mirëpo në komunat e tjera në Pollog si në Jegunovcë me afër 9000 banorë dhe Brvenicë me afër 14 mijë banorë, nuk është në disponim të banorëve asnjë bankomat. Në Likovë me mbi 22 mijë banorë është në disponim vetëm një bankomat ngjashëm si në Haraçinë me afër 12 mijë banorë. Dy filiale të bankave…

