Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot duhet vazhdojë gjykimi për rastin “Besa Trans”, në të cilin kompania si person juridik dhe pronari i kompanisë Bekim Haxhiu akuzohen për falsifikimin e licencës së autobusit i cili në orët e para të 23 nëntorit duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë është aksidentuar dhe më pas është djegur, ku si pasojë humbën jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë u lënduan, njofton Portalb.mk. Seancat paraprake janë anuluar pasi që nuk kanë ardhur përfaqësuesit e Doganës, por edhe përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, Shaban hoxha, nën arsyetimin…
Author: Hamdi Kumanova
Koreja e Veriut lëshoi të enjten një raketë balistike drejt detit mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, duke bërë që Japonia të urdhërojë banorët në një ishull që të futen në vendstrehime për t’u mbrojtur. Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se raketa e Koresë së Veriut lëvizi drejt ujërave midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, por nuk dha detaje të mëtejshme, si p.sh. sa larg shkoi dhe saktësisht se çfarë lloji rakete lëshoi Koreja e Veriut. Japonia tha se raketa ra në det, por nuk dha detaje të menjëhershme. Më herët, lëshimi i raketës kishte shtyrë qeverinë japoneze t’i…
Lufta mund të zgjasë përtej vitit 2023, sipas një grumbulli dokumentesh të supozuara të inteligjencës amerikane të publikuara në internet. “Rusia nuk ka gjasa të pushtojë të gjithë rajonin e Donbasit në lindje, siç synon të bëjë këtë vit, në vend që të çojë në një ngërç”, tha një vlerësim amerikan i 23 shkurtit. “Lufta torturuese e shkatërrimit ka reduktuar forcat dhe municionet ruse në një nivel që, duke përjashtuar një rikuperim të paparashikuar, mund të varfërojë njësitë ruse dhe të frustojë qëllimet e luftës të Moskës, duke rezultuar potencialisht në një luftë të zgjatur përtej 2023”, thuhet në deklaratë.…
Shqipëria dhe Kosova janë renditur sërish nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si shtetet më të varfra të Europës në vitin 2023, bazuar në të ardhurat për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse, një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi. PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse (PPP), është produkti i brendshëm bruto i konvertuar në dollarë ndërkombëtarë duke përdorur normat e barazisë së fuqisë blerëse. Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtën fuqi blerëse mbi PBB-në si dollari amerikan në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të përditësuara të FMN-së në Pasqyrën…
SHBA- Kuriozitet i rrallë vjen nga SHBA. Një çift nga Miçigani duket shumë i lumtur teksa mirëpritën një vajzë të quajtur Audrey në mars, duke i dhënë fund një serie 138-vjeçare me vetëm djem të lindur në familje. Kur Carolyn dhe Andrew Clark nga Caledonia, Michigan, mbajtën festën e tyre të “zbulimit të gjinisë”, ata nuk prisnin ndonjë surprizë të madhe. Andrew Clark e kishte informuar gruan e tij para se të martoheshin 10 vjet më parë se ata nuk do të kishin një vajzë, për shkak të një vargu të gjatë lindjesh të dominuara nga meshkujt në familjen e…
Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë është gati për të shkuar për trajtim në Qeveri, për të pasuar pastaj me miratim nga deputetët e KuvendiT të Kosovës. Hartimi i këtij projektligji ka përfunduar nga komisioni ad-hoc për reformë zgjedhore i Kuvendit të Kosovës. Reporteri e ka siguruar këtë projektligj, që synon të shmangë problematikat gjatë votimeve që janë paraqitur në zgjedhjet e kaluara. Votat e kandidatëve për deputet shumë shpejt do të mund të numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit, e jo në vendvotime siç ka ndodhur deri më tash. Kjo në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ligjin…
Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu. Në fakt, janë peshqirët që janë të mbushur me më shumë baktere, dhe nëse po i përdorni për të fshirë fytyrën, ju mund të jeni duke i bërë dëm lëkurës suaj. Megjithëse tharja e fytyrës me një peshqir duket si gjëja më logjike për të bërë, në të vërtetë, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. “Bright Side” tregon arsyet pse nuk duhet t’i përdorni më peshqirët dhe çfarë të zgjidhni në ven të tyre Mund t’ju shkaktojë puçrra. Tharja…
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij për 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës. Ai thotë se Michael Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat. Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në hetimet ndaj ish presidentit. Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno.Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët…
Elon Musk tha për BBC se ai ka pushuar nga puna më shumë se 6,000 njerëz në Twitter që kur mori drejtimin e kompanisë. Musk u citua të thoshte në intervistë se platforma e mediave sociale tani ka vetëm 1,500 punonjës, nga nën 8,000 që ishin të punësuar në kohën e blerjes së tij. Reduktimi është i barabartë me afërsisht 80% të stafit të kompanisë. “Nuk është aspak argëtuese” dhe ndonjëherë mund të jetë “e dhimbshme”, i tha CEO miliarderi transmetuesit britanik në zyrën qendrore të Twitter në San Francisko. Njeriu i dytë më i pasur në botë tha se…
Tre persona të rinj janë arrestuar për sulmin kundër gazetarit Valon Syla, që ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë. Të dyshuarit janë L.D, K.H dhe O.H Ministri Xhelal Sveçla njoftoi mbrëmë se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetari Syla, janë arrestuar dje. “Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar i pari i MPB-së në Facebook. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës dje kanë dalë me…
Shumica e tregtarëve me pakicë në tregje por edhe markete kanë shitur pemët dhe perimet me çmime më të larta sa i ka përcaktuar Qeveria me vendimet e fundit për ngrirjen e çmimeve. Në disa tregje dhe markete çmimet kanë qenë thuajse të dyfishuara, në vend që të ulen. Domatet shiteshin sot nga 130-150 denarë për kg, ndërsa në disa markete thuajse edhe dyfish. Këto çmime tejet të larta edhe pse Qeveria ka përcaktuar që çmimi të jetë jo më i lartë se 95 denarë. Çmimet e fryra janë edhe për specat, trangujt dhe prodhimet e tjera. Specat shkonin nga…
LSDM vlerëson se nuk janë të vërteta pretendimet e VMRO-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Partia në pushtet thekson se partia më e madhe opozitare është kundër çdo projekti strategjik në shtet dhe, siç pretendojnë ata, për këtë arsye po shpërndan qëllimisht gënjeshtra për projektin më të madh 1.3 miliardë euro. LSDM njofton se si me çdo marrëveshje tjetër ku investitori dhe kontraktuesi kanë të drejtat dhe obligimet e veta dhe sipas marrëveshjes së lidhur, kontraktuesi mund të punojë në kushte ku zbatohen dispozitat…

