Author: Hamdi Kumanova

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale në MPB, në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër nëpunësit policor M.A., komandant i Njësisë Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Vinicë pranë NJPB Vinicë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtarer” nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal. I raportuari më 31.08.2022, në cilësinë e personit të autorizuar, ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij dhe nuk ka lejuar që shoferit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot informoi se MPB-ja në koordinim me Ambasadën e SHBA-së ka zbatuar stërvitjen taktikë “Mjellma 2023”, që, siç theksoi, paraqet edhe një vërtetim si për miqësinë dhe patneritetin e ndërsjelë, ashtu edhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO-Aleancën më të fuqishme politikë dhe të sigurisë. “E çmojmë fuqishëm mbështetjen, të cilën partneri ynë strategjik SHBA-ja na japin përmes Ambasadës amerikane në të gjitha proceset që do të thonë shtet i sigurt dhe i avanvuar, sidomos në proceset eurointegruese. Me këtë partneritet, me vendimet nkurajuese shtetërore, me të cilat e…

Lexo më Shumë

Nik Olson e Lilah Horuitz kishin humbur vendet e tyre të punës rreth 10 vjet më parë dhe dëshironin të jetë larg kulturës së garës e konkurrencës të qytetit prandaj vendosën të ndërtojnë folenë e tyre në malet e Uest Virginia në SHBA. Për këtë ata menduan të ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre me dritare të përdorura duke nisur me një buxhet prej vetëm 500 dollarë. Dritaret e ricikluara përbëjnë fasadën kryesore të shtëpisë ndërsa pjesë tjetër është ndërtuar me dru të ricikluar. Dritaret e ngjitura me njëra-tjetrën lejojnë kalim të gjerë drite dhe japin një sens hapësire e ndriçimi.…

Lexo më Shumë

Dominik Livakovic zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, dha një kontribut të madh te kombëtarja e Kroacisë, që e mbylli në vendin e tretë në Katar 2022.Portieri kroat, i cili mban shiritin e kapitenit te Dinamo, do të vazhdojë karrierën në La Liga. Shtypi iberik raporton se 28-vjeçari nga Zadari do të firmosë me Villarealin. Livakovic ka një klauzolë shitjeje 10 milionë euro, ndërkohë që drejtuesit e dy klubeve po bisedojnë në lidhje me detajet e fundit.Gjithsesi, marrëveshja është arritur dhe “gardiani” do të lërë Dinamon për të veshur fanellën e “nëndetëses së verdhë”, që sezonin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka takuar në Bratislavë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ne kuadër të Forumit Global të Sigurisë GLOBSEC 2023. Dy bashkëbiseduesit theksuan se në vend është i nevojshëm dialogu politik dhe se të gjithë aktorët shoqërorë, politikë, joqeveritare, civile në vend duhet të arrijnë një konsensus që të mos pengohet procesi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se anëtarësimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të parandalonte pikat e ndjeshme të rajonit që të prishin sigurinë dhe stabilitetin dhe me këtë ta…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në hapjen e Forumit Energjetik të MEF-it 2023, në të cilin sot dhe nesër në Shkup, një numër i madh të përfaqësuesve të lartë të Qeverisë nga vendi dhe rajoni, ambasadorë, përfaqësues nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare do të diskutojnë mbi temën “Përmirësimi i trekëndëshit ‘Politikat – Teknologjia Financiare – Energjetike’ për rezistencën energjetike dhe tranzicionin e gjelbër”. Në vijim jua dërgojmë fjalimin e tij integral: “Kam nderin që për të dytin vit radhazi jam patron i Forumit…

Lexo më Shumë

Kompania izraelite “Terror Alarm”, në një cicërimë të saj, mbrëmë ka thënë se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”. Kompania që lëshoi njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017. Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram. Postimi në llogarinë e twitterit, “Terror Alarm” e bëri mbrëmë, pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.05.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 168 drejtues mjetesh. Prej tyre, nëntë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy me mbi 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Në të njëjtën kohë, 94 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 74 jashtë vendbanimit.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës tha se po heton të gjitha rastet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës, gjatë protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Sipas Policisë së Kosovës, protestues, individë “dhe grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë”. Të hënën, gjatë përleshjeve të protestuesve me trupat e KFOR-it në Zveçan, 30 trupa ndërkombëtare u lënduan, si dhe dhjetëra protestues. Po ashtu janë shënuar një…

Lexo më Shumë

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzon “regjimin e Kievit” se “ka nisur një sulm terrorist me dronë kundër objektivave në qytetin e Moskës”. “Tre prej tyre u çaktivizuan nga sistemet e luftës elektronike, humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e tyre të synuar. Pesë dronë të tjerë u rrëzuan nga sistemi raketor tokë-ajër Pantsir-S në rajonin e Moskës,” tha ministria. Më herët Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin deklaroi se kryeqyteti u shënjestrua në agim nga një sulm me dron që shkaktoi dëme “të vogla” në disa ndërtesa, duke mos shkaktuar viktima.  “Këtë mëngjes, në agim, një sulm me…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka folur rreth zhvillimeve të ditës së djeshme në veri. Kearns tha se Serbia po i paguan grupet kriminale serbe në veri. Ajo e përmendi edhe shkrimin e New York që e lidh presidentin e Serbisë me krimin dhe korrupsionin. “Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiç, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen…

Lexo më Shumë

Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen K.A, 22 vjeçe, e cila u ndalua pasi u filmua duke dhunuar fëmijën e saj 3 vjeçar. Policia ka vendosur nën hetim 22-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje 6 muajshe. “Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin…

Lexo më Shumë