Author: Hamdi Kumanova

Edhe pse është premtuar shumë, por në realitet kjo rrugë deri më tani ka ngelur premtim në letër. Qytetarët e Tetovës thonë se hapja e një tuneli mes Tetovës dhe Prizrenit përveç se do të shkurtonte rrugën, por do të kishte edhe benifite ekonomike. “Për një lidhje ekonomike duhe të bëhet edhe tuneli, që kap këndej e andej Kosovën por, edhe Shqipërinë një trekëndësh, që të lidhet me Maqedonin Veriore. Tuneli duhet të bëhet, ju e dini mirë se ka duket të kaloj. Është projket i projektuar por zvaritet dhe nuk bëhet”, u shpreh qytetari. “Ajo rrugë…

Lexo më Shumë

SPB-ja në Manastir bën me dije se më datë 16.04.2023 në orën 19.15 në Resnjë, punonjësit policor të stacionit policor të Resnjës kanë privuar nga liria shtetasin D.N.(31) nga Resnja, pasi ai në debat e sipër me bashkëshorten e tij e ka sulmuar atë fizikisht dhe më pas ka kërcënuar edhe të atin e saj me një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë edhe kallëzimi përkatës për personin në fjalë.

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje një ambasadë e huaj ka paraqitur se është marrë stema e ambasadës së tyre. “Më 16.04.2023 në ora 09:54 në SPB Shkup është raportuar se stema e tyre shtetërore është marrë nga fasada para hyrjes së ambasadës së huaj në Shkup”, njoftojnë nga MPB. Nga atje thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Festat kanë shtuar numrin e pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Kryesisht qytetarët janë lajmëruar për dhimbje barku, vjellje, diarre, gjendje të cilën mjekët e lidhin me teprimin e ushqimeve gjatë festave. Doktor Karamanovski nga Ndihma e Shpejtë në Shkup thotë se nga e premtja e deri më sot në bazë ditore kanë pasur rreth 80 intervenime, pesë prej të cilave aksidente trafiku. Ndihma e shpejtë në Shkup gjatë festave ka funksionuar me 7 ekipe gjatë ndërrimit të ditë dhe 6 ekipe ndërrimin e natës. “Sot kemi shtim të numrit të rasteve që kanë të bëjnë me ushqyerjen.…

Lexo më Shumë

Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike të Holandës, paralajmëroi sot shërbimi i inteligjencës holandeze në vlerësimin vjetor të kërcënimit, duke shtuar se përfshinte spiunazh tregtar dhe investime sekrete. Në lidhje me sulmin rus në Ukrainë, shërbimi i inteligjencës holandeze deklaroi se Rusia përfaqëson një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, raporton Reuters. “Kompanitë kineze dhe institucionet arsimore janë ndonjëherë partnerë të vlerësuar të institucioneve holandeze. Në të njëjtën kohë, ky vend përfaqëson kërcënimin më të madh për sigurinë ekonomike holandeze,” tha agjencia. Siç pretendoi shërbimi i inteligjencës, Kina përdor si investime legjitime, marrjen e korporatave dhe…

Lexo më Shumë

Për dy javë të tëra, Ministria e Financave nuk iu përgjigj dhjetëra thirrjeve, mesazheve dhe e-maileve lidhur me qëndrimin për propozim Ligjin e Lojërave të Fatit. Për këtë temë, Ministria në fjalë nuk ka dhënë asnjë përgjigje për Alsat. Kjo ministri ka mbajtur qëndrim totalisht injorues ndaj propozimit të zgjidhjes ligjore që vjen pikërisht nga ky institucion. Mbetet e paqartë arsyeja pse askush nuk përgjigjet nëse do të tërhiqen ose do të përpunohen ndryshimet e propozuara në Ligjin e Fatit apo nëse deputetët do të diskutojnë për propozimet që janë dorëzuar rreth 40 ditë më parë. Në ndryshimet e propozuara,…

Lexo më Shumë

Muajin e Ramazanit, i cili është drejt fundit, nuk e karakterizon vetëm abstenimi nga ushqimi dhe pirja. Por, edhe Nata e Kadrit, kur ka filluar shpallja e Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve. Nata e Kadrit në mesin e myslimanëve njihet edhe si Nata e Caktimit. Kjo ngjarje në historinë islame është prej ndodhive të shumta të cilët kanë ndodhur gjatë muajit Ramazan. Ishte profeti Muhamed atij të cilit në shpellën Hira në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, në vitin 610 iu zbritën vargjet e para të Kuranit. “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut shkalla e lindjeve te të miturat është ndër më të lartat në Evropë, edhe atë 15.7 lindje në 1.000 raste që është tre herë më e lartë se mesatarja prej 6 në 1.000 lindje për vendet e BE-së. Të dhënat e organizatës “HERA” tregojnë se numri më i madh i nënave të mitura janë rome. Ndër arsyet kryesore për këtë është qasja e ulët dhe jo-adekuate në informacione në lidhje me shëndetin reproduktiv. Në vend pacientja më e re që ka abortuar është 13 vjeçe ndërsa qindra të mitura abortojnë çdo vit. Sipas të dhënave,…

Lexo më Shumë

Varanasi, i njohur gjithashtu si Benares, ka qenë i banuar që nga viti 1800 para Krishtit, gjë që e bën atë ndër qytetet më të vjetra të gjallë në Tokë. Është gjithashtu një nga qytetet më të shenjta për 1.2 miliardë besimtarë hindu në botë. Pasi bien këmbanat, dhjetëra mijëra besimtarë zbresin 88 shkallët e gurta të qytetit dhe zhyten në lumin Gange për të larë mëkatet e tyre. Megjithatë, qyteti nuk njihet vetëm për karakterin e tij të fortë fetar, por edhe për zakonet e të ngrënit të banorëve, të cilët nuk përdorin mish. Besohet se Shiva…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë do të shpenzojë rreth 203 mijë euro për derivate të naftës gjatë vitit 2023. Në faqen e furnizimeve publike, në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujëra ka nënshkruar tre kontrata në vlerë të përgjithshme prej 12.447.499 denarë për derivate. Alsat dërgoi pyetje konkrete në Ministrinë e Bujqësisë për të marrë informata të detajuara për atë se: Sa është e domosdoshme të shpenzohet shumë aq e madhe për derivate? Sa automjete parashikohen të furnizohen me derivate për këtë shumë? Sa është numri i përgjithshëm i automjeteve që i përdor Ministria e Bujqësisë? …

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 22:00 nga ana e nëpunësve policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar në rr. “E Ilindenit” nga liria janë privuar D.N. (29) nga Gostivari, A.SH. nga f. Llakavicë dhe A.B.(32) nga f. Zdunjë. Siç kumtoi MPB, te D.N. dhe tek A.SH. janë gjetur dhe sekustruar dy qese me kokainë, kurse tek A.B. është gjetur dhe sekuestruar sasi më e madhe e të hollave në valuta të ndryshme. Personat janë privuar nga liria kurse pas dokumentimit të plotët ë rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Shefi ekzekutiv i Google ka thënë se shqetësimet rreth inteligjencës artificiale e mbajnë atë zgjuar natën dhe se teknologjia mund të jetë “shumë e dëmshme” nëse përdoret gabimisht. Sundar Pichai bëri thirrje gjithashtu për një kuadër rregullator global për AI të ngjashëm me traktatet e përdorura për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore, pasi ai paralajmëroi se konkurrenca për të prodhuar përparime në teknologji mund të çojë në anashkalimin e shqetësimeve për sigurinë. Në një intervistë në programin 60 minuta të CBS , Pichai tha se ana negative e AI i dha atij netë të shqetësuara. “Mund të jetë…

Lexo më Shumë