Author: Hamdi Kumanova

Treni urban midis Prilepit dhe Manastirit do të fillojë të funksionojë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, ndërsa pritet që së shpejti të fillojë edhe trafiku hekurudhor i mallrave drejt dy qyteteve. Këtë sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Gjatë vizitës në Komunën e Mogillës, Nikolloski theksoi se hekurudha do të fitojë përsëri një rol të rëndësishëm si në transportin e pasagjerëve ashtu edhe në atë të mallrave. Sipas tij, vendosja e linjës hekurudhore është rezultat i nevojës për transport alternativ dhe…

Lexo më Shumë

Rusia po humbet gradualisht iniciativën në fushën e betejës, duke krijuar një mundësi për një zgjidhje diplomatike të luftës. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, aktualisht ekziston një dritare mundësie për negociata. Zelensky e bëri deklaratën në një intervistë me CBS News. Sipas Zelensky, Rusia filloi të humbiste iniciativën në fushën e betejës në dhjetor 2025, dhe ai e ndau këtë vlerësim me partnerët amerikanë, transmeton Telegrafi. “U thashë atyre në janar, mendoj se kemi dritare për negociata, sepse çdo muaj ata do të humbasin gjithnjë e më shumë njerëz, dhe ata do të humbasin, për shkak të këtyre arsyeve, ata…

Lexo më Shumë

Kuvajti është përballur me një situatë të tensionuar sigurie në orët e para të së hënës, pasi ushtria e vendit njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë interceptuar me sukses sulme armiqësore me raketa dhe dronë. Zhvillimi vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin e Gjirit, vetëm pak minuta pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan se kishin kryer sulme ushtarake ndaj objektivave iraniane gjatë fundjavës. Sipas mediave shtetërore kuvajtiane, sirenat e alarmit u dëgjuan në pjesë të ndryshme të vendit gjatë mëngjesit, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të ri të konfliktit rajonal. Autoritetet ushtarake thanë se sistemet…

Lexo më Shumë

Avokati Genc Gjokutaj, në një reagim në Facebook, thekson se çështja e Zvërnecit nuk është një çështje ku shkelet vetëm e drejta e pronës, liria personale apo integriteti fizik i shtetasve shqiptarë, por ka të bëjë me cënimin e tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë. Ai thekson më tej se kjo është tradhëtia me vulën e zezë në ballë ndaj të cilës duhet të ngrihemi i madh e i vogël me armë në dorë përpara se pushteti shqipfolës dhe oligarkia vrasëse të kenë kryer punë! “Të nderuar Miq! Çështja e Zvërnecit nuk është një çështje ku shkelet vetëm e drejta…

Lexo më Shumë

Kombëtarja e Afrikës së Jugut është detyruar të shtyjë nisjen e saj për Kupën e Botës në Amerikën e Veriut (11 qershor – 19 korrik) për shkak të një problemi me vizën, njoftoi të dielën federata e saj (SAFA). “Bafana Bafana”, të cilat ishin planifikuar të niseshin nga Johanesburgu të dielën me një fluturim çarter për në Meksikë për t’u bashkuar me kampin e tyre stërvitor, “hasën vështirësi në lidhje me vizat e disa lojtarëve dhe anëtarëve të stafit”, shkroi SAFA në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit . Largimi pritet të bëhet të hënën, konfirmoi…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE: Ne duruam dhe fituam, besoj fort se edhe ju do të fitoni! Partia jonë mbështet PD çdo ditë Dragan Kovachki, sekretar dhe deputet i VMRO – DPMNE, në fjalën e tij në Kuvendin kombëtar të PD-së fjalimin e tij e filloi në gjuhën shqipe, tranmseton Lideri.mk. Ai u shpreh besimplotë se me modernizimin, digjitalizim, organizimin e diasporës PD po shkon drejt suksesit dhe fitores. Kovachki përcolli urimet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe shprehu mbështetjej ndaj PD-në në rrugëtimin e saj drejt fitores. Fjala e Dragan Kovaçki Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bdi-së Ali Ahmeti mori pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Çashkë, ku u konstituuan organet e reja drejtuese të degës.Në fjalimin e tij, Ahmeti theksoi se organizata në Çashkë është më e konsoliduar se asnjëherë më parë dhe se strukturat e reja do të kenë përgjegjësinë për të çuar përpara përcaktimet politike dhe programore të partisë.“Më të konsoliduar se sot nuk kemi qenë asnjëherë në Çashkë.Përfaqësuesit tanë dhe organizata jonë politike bartin një përgjegjësi të madhe për të adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke qenë gjithmonë pranë tyre dhe…

Lexo më Shumë

Nesër, e diel, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës në Tetovë do ta mbajë Kongresin e partisë. Për shkak se nuk arriti të marr vulat, Sela do ta zyrtarizojë partinë e re Lidhja Shqiptare. Taravari, i cili aktualisht i ka vulat e partisë i uroi fat dhe shëndet. Sela dhe Taravari i ndanë rrugët në vitin 2024 kur njëri vendosi të shkojë në koalicion me VLEN-in ndërsa tjetri me Frontin Europian. Që atëherë kishte dy Aleanca, njëra e Selës dhe tjetra e Taravarit, pasi rasti për vulat e partisë shkoi në gjykatë dhe sot e kësaj ditë nuk ka…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Velislava Petrova, i dërgoi një mesazh Maqedonisë, duke theksuar se Bullgaria nuk do të tërhiqet nga ajo që është dakorduar në vitin 2022. “Kjo nuk është çështje e problemeve dypalëshe, por e marrëdhënieve ndërmjet një vendi kandidat dhe Bashkimit Evropian.”, deklaroi Petrova për televizionin nacional bullgar. Sipas shefes së diplomacisë bullgare, autoritetet në Maqedoni duhet ta shfrytëzojnë “dritaren e hapur” aktuale për zgjerimin e BE-së, në vend që të përshkallëzojnë tensionet me Sofjen. “Shpresoj që Maqedonia të gjejë një qasje që do ta përqendrojë vëmendjen në përmbushjen e obligimeve, e jo…

Lexo më Shumë

Kyeministri Hristijan Mickoski thotë se nëse autoritetet bullgare mendojnë se për tu bërë pjesë e BE-së Maqedonia duhet ti pranojë kërkesat e tyre, kjo qeveri siç tha ai nuk do të lëvizë as një milimetër. “Ata do të thonë se ju dëshironi të vini në klubin ku jemi ne, e jo ne në klubin ku jeni ju, por kjo është kushtëzim dhe bullizim. Nëse besojmë dhe rrimë te vlerat evropiane, atëherë duhet të besojmë dhe qëndrojmë te vlerat evropiane. Ndërsa nëse ata mendojnë se janë atje dhe për të qenë ne atje duhet ti pranojmë kërkesat e tyre atëherë…

Lexo më Shumë

Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zyrtarizuar vendimin e Bordit Drejtues për mbështetjen financiare të projekteve me interes nacional në veprimtarinë filmike për vitin 2026. Në listën e sapopublikuar bëhet e ditur ndarja e buxhetit për 14 projekte të ndryshme kinematografike, ku përfshihen filma artistikë dhe dokumentarë të metrazhit të gjatë, si produksione shumicë ashtu edhe ato me pakicë (bashkëprodhime), përcjell INA. Mbështetjen më të madhe financiare këtë vit e ka marrë projekti i metrazhit të gjatë artistik „Mbreti i plehrave“ në regji të Georgi M. Unkovskit (produksioni Cinema Futura), i cili do të mbështetet…

Lexo më Shumë

Përkundrazi, Kimmich është i fokusuar te dëshira që Havertz të arrijë sukses në skenën më të madhe të futbollit evropian për klube. Kimmich beson se një triumf i Havertz në Ligën e Kampionëve do të ishte një shtysë e madhe përpara angazhimeve të ardhshme të Kombëtares së Gjermanisë gjatë kësaj vere. “I uroj Kai sukses që të vijë te ne pas një suksesi. Një titull i tillë sjell energji pozitive”, ka thënë Kimmich. Trashëgimia shqiptare te dy finalistët e Ligës së Kampionëve: PSG dhe Arsenal Pavarësisht suksesit jashtë vendit, Kimmich mendon se sulmuesi i Arsenalit jo…

Lexo më Shumë