Rezervat devizore në fund të prillit të këtij viti arritën në 5.207 milionë euro. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se pjesa më e madhe e rezervave devizore është e vendosur në letra me vlerë (70,8 për qind), e ndjekur nga ari monetar (16,8%) dhe valutat dhe depozitat (12,3%). Në fund të dhjetorit të vitit 2025, rezervat zyrtare devizore arritën në 4.925,3 milionë euro.
Author: Hamdi Kumanova
Më 31.05.2026 në ora 08:45 në Stacionin Policor të Tearcës, Gj.D.(56) nga fshati Leshkë e Tetovës, ka raportuar se më 30.05.2026 rreth orës 17:00 në oborrin e shtëpisë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme pronësore-juridike, është sulmuar fizikisht nga M.A., Gj.A. si dhe gjyshja dhe gjyshi i Gj.A., të gjithë nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 31.05.2026 në ora 14:00 në SPB Tetovë, K.A.(44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 13:30 në vendin e tij të punës në një xhami në Tetovë, pas një debati të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga Sh.N.(41) nga Tetova. Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
Më 31.05.2026 në ora 13:45 në Stacionin Policor të Zherovjanit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin R.S.(38) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një raportimi të mëparshëm nga nëna e tij 56-vjeçare, se pas një debati të shkurtër ai e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Policia e Kumanovës (SPB-Sektorit për Punë të Brendshme) e ka arrestuar personin me iniciale D.P. i moshës 35 vjeçe, i cili dyshohet se gjatë periudhës së kaluar në shtëpinë e tij, e ka mbajtur dhunshëm bashkëqytetarin e tij, të cilin e detyronte që në mënyrë oral ta kënaqtte (t’i shërbente) dhe e malltretonte. Sipas informacioneve të Policisë së Kumanovës, rasti i këtillë kishte nodhur me datën 29 dhe 31 maj, kur i dyshuari , sipas kallëzimit penal, me dhunë e ka mbajtur 36-vjeçarin në një objekt në Kumanovë. Sipas denoncimit, gjatë kësaj periudhë kohore D.P., disa herë fizikisht e kishte…
Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me përplasjen e tij me shokun e skuadrës Federico Valverde, duke pranuar se një incident ka ndodhur, por duke theksuar se situata është “ekzagjeruar” nga mediat. Dy lojtarët u gjobitën me nga 500,000 euro secili nga Real Madridi pas një përplasjeje në kampin stërvitor të klubit, ngjarje që sipas raportimeve të ESPN ndodhi në fillim të këtij muaji. Incidenti thuhet se ka sjellë edhe pasoja fizike për Valverden, i cili u trajtua në spital pas një prerjeje në ballë dhe tronditjeje. Duke folur nga kampi i…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një positmi në profilin e tij ka përshëndetur bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi në një subjekt të vetëm Forumi Shqiptarë. Ahmeti e vlerëson këtë veprim si hap të rëndësishëm që dëshmon se uniteti është rruga më e sigurtë për mbrojejten e interesave kombëtare, shkruan Top24 Ali Ahmeti Përshëndes me respekt dhe kënaqësi bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar. Ky hap i rëndësishëm dëshmon se uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare, forcimin e…
Sot, më 01.06.2026 (e hënë), në orën 16:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Forumin Rajonal për Klimën, Tranzicionin Energjetik dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor – MEF 2026, i cili do të mbahet në hotelin “Hilton”, në Shkup. Forumi mbahet sot dhe nesër nën moton “Avancim i qëndrueshmërisë klimatike dhe tranzicionit energjetik në rrugën drejt COP31” dhe organizohet në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si një nga platformat më të…
Ambasadori i Albania në North Macedonia, Denion Meidani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale informon Tetovasot. “Gëzuar 1 Qershorin! Bota do të ishte shumë më e mirë po të ruanim pak nga kurioziteti, guximi dhe imagjinata e një fëmije. ”, ka shkruar ambasadori Meidani. Me këtë mesazh, ai ka vënë në pah vlerat që fëmijët sjellin në shoqëri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së shpirtit krijues, kuriozitetit dhe guximit që karakterizon moshën e fëmijërisë. 1 Qershori shënohet si Dita e Fëmijëve dhe festohet me aktivitete të ndryshme kushtuar më të…
Rreth njëzet nxënës dhe një mësues nga Shkolla Fillore “Nevena Georgieva-Dunja” në komunën e Kisella Vodës në Shkup kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të simptomave si të përziera, të vjella dhe diarre, duke ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi apo për një sëmundje virale. Sipas informacioneve nga institucionet shëndetësore, deri dje rreth 15 fëmijë janë kontrolluar në Klinikën e Fëmijëve, raportoi 4news.mk. Pjesa më e madhe e tyre kanë pasur gjendje më të lehtë klinike dhe janë dërguar për mjekim në shtëpi. Vetëm një fëmijë është mbajtur në trajtim spitalor, por pas stabilizimit të gjendjes sot…
Sot dhe nesër është paralajmëruar dezinfektim ajror kundër mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit. Dezinfektimi do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit, dhe nëse kushtet e motit nuk janë të favorshme, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme. Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.
Kuadri ligjor i cili parasheh një sërë rregullash në komunikacion për përdorimin e trotineteve elektrike sipas autoriteteve nuk është i mjaftueshëm për të vendosur rend në trafik. Kaosi me trotinetet ka ngritur alarmin dhe shqetësimin te qytetarët për sigurinë sidomos duke pasur parasysh numrin e aksidenteve që vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur 147. Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se kanë nisur punën për të avancuar rregullat e Ligjit. “Për momentin po bëhet analizë e kuadrit ekzistues ligjor dhe po përgatiten propozim-zgjidhjet për avancimin e tij. Grupi i punës po punon në mënyrë intensive, gjatë së cilës…

