Author: Hamdi Kumanova

​Më 01.06.2026 në orën 17:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin T.XH.(50) nga Gostivari. Paraprakisht, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në lidhje me veprat penale nga neni 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes, në njërën nga dhomat janë gjetur rroba që lidhen me veprën penale „grabitje“ (neni 237), ndërsa në ballkon është gjetur një saksie me dy rrënjë të bimës kanabis. Sendet e gjetura janë sekuestruar, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

​Më 01.06.2026 në orën 21:15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria një grua 34-vjeçare nga një fshat i Gostivarit. Paraprakisht, in orën 17:20 në DPB Gostivar, kunata e saj 39-vjeçare ka denoncuar se më 31.05.2026, në shtëpinë e tyre të përbashkët në një fshat të Gostivarit, pas një debati të mëparshëm për fëmijët e tyre të mitur, e ka sulmuar fizikisht. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Më 01.06.2026, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat H.Z.(74) dhe A.R.(69), të dy nga fshati Senokos i Gostivarit, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga E.R.(37) nga fshati Gradec i Gostivarit, se në një furgon e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë kërcënuar djalin e tij të mitur, i cili po kthehej nga shkolla. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

​Më 01.06.2026 rreth orës 09:40 në një lokal të një personi juridik në rrugën „Pançe Poposki“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat S.J.(62), I.D.(58) dhe S.L.(63), të gjithë nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes tyre. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

E ardhmja e Ansu Fatit duket larg Barcelonës. Sulmuesi spanjoll e ka dhënë miratimin e tij për ta vazhduar karrierën te Monaco, me klubin francez që është gati ta aktivizojë opsionin e blerjes dhe ta transferojë përfundimisht. Sipas raportimeve, Monaco do t’i paguajë rreth 11 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Barcelona do ta ruajë gjithashtu një përqindje nga një shitje e mundshme e ardhshme. Klubi nga Principata po e përgatit një kontratë afatgjatë për Fatin, e vlefshme deri në vitin 2030, çka e tregon besimin e madh që e ka ndaj tij pas paraqitjeve pozitive gjatë sezonit të…

Lexo më Shumë

Përmes një dekreti, Shtetet e Bashkuara kanë nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së. Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas. Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut. Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador për Shqipërinë. Ndërkaq…

Lexo më Shumë

Një tjetër gënjeshtër e madhe nga Hristijan Mickoski është konfirmuar, axhenda e reformave nuk është përmbushur edhe pse ai i premtoi publikut se do t’i përmbushë të gjitha detyrimet deri më 1 qershor, akuzojnë sot nga LSDM. “Mickoski erdhi në pushtet me gënjeshtra dhe vazhdon të qeverisë me gënjeshtra. Ai i gënjeu qytetarët për emrin, se do ta shfuqizonte Marrëveshjen e Prespës, se do të siguronte një pozicion më të mirë negociues me Bashkimin Evropian, i gënjeu se gjuha dhe identiteti maqedonas ishin nën kërcënim, i gënjeu se do të sillte prosperitet ekonomik, një standard më të mirë jetese, investime…

Lexo më Shumë

Meteorologët për sot kanë paralajmëruar mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e fortë deri e fortë nga perëndimi, e cilat herë pas here në pjesët perëndimore do të kalojnë prej 60 kilometra në orë. Temperatura pritet të lëvizë nga 9 deri 32 gradë Celsius. Në Shkup, pritet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.…

Lexo më Shumë

Lista e ministrave të Drejtësisë që e lanë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe zvarrë përfundon me Krenar Llogën. Para tij kaluan Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi e Bilen Saliji. Të gjithë e patën Ministrinë e Drejtësisë në dorë, të gjithë e lanë aty ku e gjetën. Krenar Lloga ka shkuar edhe më larg, mundohet të bindë opinionin se paska bërë diçka për studentët shqiptarë. Por faktet flasin ndryshe. E pati mundësinë ta mbyllte këtë çështje, por provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe mbeti pa zgjidhje. Kur kishte kohë, nuk e bëri. Kur mandati po…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut dhe deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ali Ahmeti ka adresuar një mesazh drejtuar Albin Kurtit, duke i përmendur madje edhe “gjakun” e derdhur në proceset politike dhe historike. “Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 është gurthemeli edhe i planit të Ahtisarit për Pavarësinë e Kosovës. Për këtë marrëveshje gjak derdhën edhe vëllezërit tanë nga Kosova dhe Shqipëria.”, ka shkruar Ahmeti. Kundërpërgjigja e Bekim Qokut Reagimi…

Lexo më Shumë

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë ndezur atmosferën para përballjes së tyre të 25 korrikut në Arabinë Saudite, duke shkëmbyer deklarata të forta në konferencën e parë për shtyp. Boksieri shqiptar u shfaq i bindur se ka ardhur momenti i tij për të bërë bujë në arenën botërore. “Mendoj se tani është koha ime dhe duhet t’ia tregoj botës. Po stërvitem më shumë se kurrë, ndihem shumë mirë dhe gati, dhe mendoj se do ta trondis botën”, deklaroi Prenga. Joshua reagoi menjëherë ndaj besimit të kundërshtarit të tij, duke lënë të kuptohet se shqiptari po e nënvlerëson sfidën që…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për ABC News se ai pret që të arrihet një marrëveshje me Iranin për zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda javës së ardhshme. Duke folur përmes telefonit me korrespondentin në Uashington të ABC News, Jonathan Karl, më 1 qershor, Trump tha se një marrëveshje e paqes mund të jetë “edhe më e mirë sesa një fitore ushtarake”. Një draft-marrëveshje, e ndërmjetësuar nga Pakistani, javët e fundit është përcjellë mes dy palëve, teksa shumë pasiguri përcjellin negociatat. Një marrëveshje e përkohshme armëpushimi është në fuqi që nga prilli, megjithëse marrëveshja është…

Lexo më Shumë