Author: Hamdi Kumanova

Çmimet globale të naftës luhatën në tregtimin e hershëm aziatik të mërkurën, ndërsa statusi i bisedimeve të paqes midis SHBA-së dhe Iranit mbetet i paqartë. Të martën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të zgjasë armëpushimin me Iranin derisa bisedimet midis dy vendeve të kenë përparuar. Ai shtoi se SHBA-të do të vazhdojnë të bllokojnë portet e Iranit derisa Teherani të paraqesë një propozim të unifikuar. Nafta e papërpunuar Brent ra me 0.2% në 98.32 dollarë (72.73 paund) për fuçi, ndërsa nafta e ndërmjetme West Texas ra me 0.3% në 89.41 dollarë. Tregjet e energjisë kanë qenë të…

Lexo më Shumë

Në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, u arrit një marrëveshje mbi nevojën për të rritur presionin e sanksioneve kundër Rusisë. Kjo u deklarua nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kallas, në një konferencë për shtyp pas rezultateve të takimit. “Paketa e njëzetë e sanksioneve është vonuar shumë. Shpresoj se do të jemi në gjendje të veprojmë shpejt, duke pasur parasysh vrullin e ri politik”, tha ajo. Kallas konfirmoi gjithashtu se përveç përshpejtimit të miratimit të paketës së 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, ministrat kanë propozuar tashmë fillimin e punës për paketën…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, riktheu me tone të ashpra retorikën ndaj Iranit, duke bërë deklarata të forta mbi situatën ushtarake dhe ekonomike të Teheranit, si dhe duke sulmuar median amerikane. Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se Irani ka “përfituar nga çdo president amerikan për 47 vjet”, por shtoi se aktualisht vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe situata është përmbysur. Sipas tij, kapacitetet ushtarake të Iranit janë goditur rëndë. “E gjithë marina e tyre është në fund të detit, forca ajrore është zhdukur, ndërsa sistemet kundërajrore dhe radarët janë shkatërruar”, deklaroi ai.…

Lexo më Shumë

Michelle Bachelet, ish-presidentja e Kilit dhe tani kandidate për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha të martën se shpreson që bota të jetë “më në fund gati” t’ia japë këtë post një gruaje. Që nga themelimi i OKB-së pas Luftës së Dytë Botërore, të nëntë sekretarët e përgjithshëm të saj kanë qenë burra; disa vende kanë avokuar që një grua të marrë këtë post vitet e fundit. Në vitin 2016, megjithëse kishte kandidate femra, ishte diplomati portugez Antonio Guterres ai që u zgjodh. “Nëse doja të isha e sjellshme, do të thoja se bota nuk ishte gati. A…

Lexo më Shumë

Tre mjekë kanë kthyer 1.5 milion denarë, ose 25 mijë euro, në buxhetin e institucioneve publike të kujdesit shëndetësor ku punojnë, sepse paratë janë llogaritur gabimisht në pagat e tyre, ose shumat janë paguar më shumë, njoftoi sot drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Ai nuk i zbuloi mjekët ose institucionet publike shëndetësore ku u gjetën parregullsi të tilla. Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Sasho Klekovski theksoi se kontrollet vazhdojnë në drejtim të menaxhimit të duhur të burimeve. “Aktiviteti ynë i vazhdueshëm është kontrolli mjekësor dhe kontrolli financiar. Ne i komunikojmë këto gjetje me institucionet publike shëndetësore dhe…

Lexo më Shumë

Edhe pse drejtoria e Parkut Nacional “Mavrova” ka ekipe të cilët kontrollojnë situatën në teren, përsëri një zjarr i madh kaploi pyjet e parkut nacional. Drejtoria e parkut ka informuar se dje në orët e pasditës ka kapluar një zjarr i fuqishëm në një pjesë të parkut. Zjarri ka qen prezent në një sipërfaqe prej 18 hektarësh dhe nga zjarri është djegur një masë e madhe e drujve të parkut. Po sipas drejtorisë menjëherë ka intervenuar ekipi special i parkut dhe ka mundësuar shpejt edhe shuarjen e zjarrit. Intervenimi ka zgjatur shumë orë si gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselin e Granit Plavën. Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur të martën. Murseli, bashkëshorti i Ademajt, Plava e Kokalla, të cilët nuk kanë qenë prezent në sallë kur është shpallur vendimi, akuzoheshin për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-ës. Të tre sipas aktakuzës ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, në…

Lexo më Shumë

Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeveritar, arritëm dakordësi të plotë për versionin final të pakos së ligjeve për reforma në arsimin e lartë, një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë, më cilësor dhe më gjithëpërfshirës. VLEN thekson qartë se këto reforma nuk janë thjesht ndryshime ligjore, por një angazhim konkret për të ndërtuar një të ardhme akademike të qëndrueshme dhe konkurruese. Heqja e H-Indeksit si kriter bazë për përzgjedhjen e kuadrit akademik është një vendim i drejtë, që reflekton realitetin dhe nevojën për vlerësim më të balancuar dhe meritokratik. Si rrjedhojë e kësaj, asnjë…

Lexo më Shumë

Takimi i fundit për ligjin për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot e ka pasur me partnerët qeveritar të koalicionit VLEN. Takimi i fundit për ligjin për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot e ka pasur me partnerët qeveritar të koalicionit VLEN. Ministrja Vesna Janevska njoftoi se është biseduar për gjashtë pika në tekstin e propozuar, i cili tashmë është i mbyllur për diskutim dhe do të përcillet në procedurë qeveritare. Siç tha, pesë pika për të cilën është diskutuar nuk kanë qenë kontestuese dhe paraprakisht të diskutuara, ndërsa…

Lexo më Shumë

Studentët pa diploma universitare në Fakultetin Filozofik në Shkup u regjistruan në studime masteri dhe më pas në studime doktorature. Pasi kjo u zbulua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe studimet e studentëve të regjistruar u ndërprenë, tani nuk ka askush që t’ua kthejë paratë, raportoi portali MKD.mk. Sipas gjetjeve të portalit, në të përfshiheshin rreth një duzinë studentësh të regjistruar në studimet master dhe doktoraturë, studimet e të cilëve u pezulluan pas ndërhyrjes së inspektorëve. Regjistrimi në studimet master kushton rreth 2-3 mijë euro, dhe studimet e doktoraturës në Fakultetin e Filozofisë kushtojnë 5-6 mijë euro. Studentët tani po…

Lexo më Shumë

Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregojnë interes për të rikthyer ish-kryeministrin Nikola Gruevski në vend, raportoi media hungareze Telex. Edhe pse qeveria e mëparshme e LSDM-së këmbënguli në ekstradimin e tij nga Hungaria, ku ai gëzon azil politik, kjo kërkesë tani ka skaduar dhe qeveria e re nuk e ka rinovuar atë deri më tani, raporton SDK, përcjell Portalb.mk Aktualisht nuk ka një urdhër arresti aktiv të Interpolit për të, gjë që e lehtëson më tej pozicionin e tij në Budapest. Akoma po udhëtojnë përmes postës përgjigjet e kërkesës së…

Lexo më Shumë

Dy gra të moshës 62 dhe 56 vjeç kanë kërkuar ndihmë në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Kavadar, ku janë trajtuar nën dyshimin për helmim nga vezët e mbetura të Pashkëve. Njëra prej tyre është mbajtur në repart spitalor në spitalin e Kavadarit, ndërsa tjetra, pas disa orësh nën vëzhgim mjekësor, ka kërkuar vetë të shkojë në shtëpi, pasi, siç ka deklaruar, ndihej më mirë. Këtë informacion për MIA e konfirmoi doktori Antoan Parakeov, shef i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Kavadar. Ratko Grkov, mjek në Ndihmën e Shpejtë, tha për MIA se edhe gjatë turnit të tij…

Lexo më Shumë