Studentët pa diploma universitare në Fakultetin Filozofik në Shkup u regjistruan në studime masteri dhe më pas në studime doktorature. Pasi kjo u zbulua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe studimet e studentëve të regjistruar u ndërprenë, tani nuk ka askush që t’ua kthejë paratë, raportoi portali MKD.mk. Sipas gjetjeve të portalit, në të përfshiheshin rreth një duzinë studentësh të regjistruar në studimet master dhe doktoraturë, studimet e të cilëve u pezulluan pas ndërhyrjes së inspektorëve. Regjistrimi në studimet master kushton rreth 2-3 mijë euro, dhe studimet e doktoraturës në Fakultetin e Filozofisë kushtojnë 5-6 mijë euro. Studentët tani po…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregojnë interes për të rikthyer ish-kryeministrin Nikola Gruevski në vend, raportoi media hungareze Telex. Edhe pse qeveria e mëparshme e LSDM-së këmbënguli në ekstradimin e tij nga Hungaria, ku ai gëzon azil politik, kjo kërkesë tani ka skaduar dhe qeveria e re nuk e ka rinovuar atë deri më tani, raporton SDK, përcjell Portalb.mk Aktualisht nuk ka një urdhër arresti aktiv të Interpolit për të, gjë që e lehtëson më tej pozicionin e tij në Budapest. Akoma po udhëtojnë përmes postës përgjigjet e kërkesës së…
Dy gra të moshës 62 dhe 56 vjeç kanë kërkuar ndihmë në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Kavadar, ku janë trajtuar nën dyshimin për helmim nga vezët e mbetura të Pashkëve. Njëra prej tyre është mbajtur në repart spitalor në spitalin e Kavadarit, ndërsa tjetra, pas disa orësh nën vëzhgim mjekësor, ka kërkuar vetë të shkojë në shtëpi, pasi, siç ka deklaruar, ndihej më mirë. Këtë informacion për MIA e konfirmoi doktori Antoan Parakeov, shef i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Kavadar. Ratko Grkov, mjek në Ndihmën e Shpejtë, tha për MIA se edhe gjatë turnit të tij…
Më datë 20.04.2026, rreth orës 14:00, para një ndërtese banimi në lagjen “Blloku 70”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin R.Gj.(56) nga Tetova. Ai është kapur para ndërtesës duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj banorëve. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas kryerjes së alkooltestit është konstatuar se kishte 3.16 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më datë 20.04.2026, në ora 23:30, në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” in Tetovë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Tetovë kanë privuar nga liria personin V.A.(32) nga Tetova. Ai është denoncuar nga bashkëshortja e tij 30-vjeçare se një ditë më parë, rreth orës 18:00, e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe ka tentuar ta dëbojë nga shtëpia. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Në pak më shumë se një vit, qeveria Mickoski ka shkatërruar ekonominë, sabotuar integrimin europian, sulmuar të drejtat e shqiptarëve dhe ka mbajtur grupimin “vlen” të kapur nëpërmjet detyrimit dhe shfrytëzimit të dobësive kriminale të liderëve të tij. Premtimet për “pagë 1.000 euro” dhe “investime rekord” u shndërruan në një shportë minimale prej 68.797 denarësh në muaj, paga që nuk mbulon as nevojat bazë, dhe rënie 61% të investimeve të huaja direkte 468 milionë euro gjithsej, ndër rezultatet më të dobëta në Ballkan. Inflacioni kumulativ i pesë viteve: 38.6%, pothuaj dyfishi i mesatares rajonale. Tregu e ka gjykuar këtë qeveri…
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. Sipas tij, institucionet janë duke punuar intensivisht për të plotësuar vendet e lira në misionet ambasadoriale dhe konsullore në mbarë botën. Mucunski bëri të ditur se një pjesë e kandidatëve të propozuar tashmë kanë marrë miratimin në mbledhje qeveritare, ndërsa procedurat diplomatike për pjesën tjetër janë ende në proces. “Kërkesat për pëlqim janë dërguar për të gjithë kandidatët. Për disa prej tyre tashmë kemi marrë përgjigje pozitive, ndërsa për të tjerët ende po priten përgjigjet, gjë që është një praktikë…
Më datë 20.04.2026, në ora 11:30, në SPB Tetovë, një grua 33-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se një ditë më parë, rreth orës 21:00, pas një debati verbal paraprak, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.C.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në kuadër të konferencës ministrore në Budva realizoi takim dypalësh me drejtorin e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësisë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentin Superti. Takimi, siç është theksar në komunikatën e Ministrisë së Administratës Publike, paraqet vazhdimësi të bisedimeve që paraprakisht janë mbajtur në Bruksel, me ç’rast bahskëbiseduesit kanë shkëmbyer opinione për avancim të mëtejshëm të reformave në administratën publike dhe dinamikën e zbatimit të tyre. Ministri Minçev theksoi angazhimin strategjik të ministrisë dhe Qeverisë për të ndërtuar një administratë publike efikase, transparente dhe profesionale, plotësisht në përputhje me…
Gjatë ditës së djeshme, në territorin e Komunës së Aerodromit, policia ka privuar nga liria V.V. (50) nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me bimë kanabisi, substancë pluhur, marihuanë, kapsula, reflektorë dhe pajisje të tjera të përdorura për kultivimin e bimëve. “Më 20.04.2026 në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria V.V. (50) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor paraprak, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me bimë kanabisi,…
Ish-kryetari i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, Ramiz Merko ka shprehur revoltën e tij ndaj integristëve, duke i akuzuar për standarde të dyfishta, pasi sipas tij ata nuk e kanë mbrojtur në rastet e kallëzimeve penale, ndërsa tani partia po mbron deputetin Blerim Bexheti dhe ish-kryetarin e komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Përmes një postimi në Facebook, ai ka reaguar duke thënë se ka ndjekur me vëmendje reagimet e BDI-së lidhur me kallëzimet penale ndaj Bexhetit dhe Deharit, për të cilat partia thotë se bëhet fjalë për presion politik, ndërsa ai vetë nuk ka pasur asnjë mbështetje partiake.…
Më 20.04.2026 në ora 17:55, në shoqërim të nënës së saj F.D.(47), një 16-vjeçare e mitur nga Tetova ka denoncuar se gjatë pushimit të gjatë në një shkollë të mesme të Tetovës, pas një debati të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga një nxënëse tjetër e të njëjtës shkollë. Po punohet në dokumentimin dhe zbardhjen e rastit.

