Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Shkollën e Mesme Bujqësore në Tetovë, duke shkaktuar panik të përkohshëm tek të pranishmit.
Sapo është vënë re tymi, autoritetet e shkollës kanë reaguar me shpejtësi duke evakuuar menjëherë të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor nga objekti. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit e Tetovës, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Grupet kompetente po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan rënien e zjarrit, ndërsa situata tashmë është plotësisht nën kontroll.


