UNIBanka dhuroi një pajisje mjekësore bashkëkohore për të sëmurët me fibrozë cistike në Klinika Universitare për Sëmundje të Frymëmarrjes tek Fëmijët “Kozle” Shkup.
Ky donacion do të kontribuojë në lehtësimin e terapisë fizikale të domosdoshme respiratore për fëmijët dhe pacientët e rritur që ballafaqohen çdo ditë me sfidat e sëmundjeve pulmonare, veçanërisht ata me fibrozë cistike, bronkektazi, SPOK (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike) dhe gjendje të tjera me mbajtje të sekrecioneve të trasha në rrugët e frymëmarrjes.
“UNIBanka ka qenë gjithmonë mbështetëse e komunitetit lokal dhe e jetës së përditshme të njerëzve në Maqedoni. Ne besojmë se vlerat e vërteta ndërtohen përmes kujdesit, humanizmit dhe mbështetjes aty ku janë më të nevojshme. Si një kompani shoqërisht e përgjegjshme, me përkushtim të veçantë mbështesim projektet që sjellin një jetë më të mirë dhe një buzëqeshje për fëmijët dhe familjet. Misioni ynë nuk është vetëm të krijojmë zgjidhje financiare cilësore, por edhe të tregojmë njerëzillëk, empati dhe kujdes të sinqertë për komunitetin. Jemi veçanërisht krenarë kur mund të ndihmojmë në përmirësimin e kushteve për trajtim dhe rehabilitim të pacientëve më të rinj”, deklaroi Dellço Krastev, Kryetar i Bordit Drejtues të UNIBankës.
“Kjo pajisje përfaqëson një mbështetje të rëndësishme në rehabilitimin dhe terapinë e përditshme të fëmijëve me sëmundje pulmonare dhe fibrozë cistike, pasi mundëson një terapi fizikale respiratore më efikase dhe më pak lodhëse. Rëndësia e saj është edhe më e madhe duke qenë se e marrim në një kohë kur po punohet vazhdimisht për forcimin dhe përmirësimin e kapaciteteve teknike”, deklaruan nga klinika.
Veprimtari të tilla, UNIBanka do t’i vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të kontribuojë për një cilësi më të mirë të jetës për brezat e tanishëm dhe ata të ardhshëm.




