Author: Hamdi Kumanova

Sektori per Pune te Brendeshme (SPB) Kumanove bene te ditur se e ka arrestuar 25-vjecarin T.B. (25) nga fshati Mllatinë (Staro Nagoriçan) i Kumanoves, per shkak te dyshimit per kryerjen e vepres penale, sipas nenit 123 te Kodit penal, transmeton portali “Kumanova Sot”. Sipas te njejtit burim informacioni (SPB) ai dyshohet se me daten 12 shkurt te ketij viti, në shtëpinë e saj, fillimisht e ka sulmuar fizikisht dhe më pastaj e ka mbytur me anë të ngulfatjes, M.S. plakën 78-vjeçare. I njëjti person poashtu dyshohet se ka kryer më shumë vepra penale “vjedhje të rënda”, në disa vendbanime te…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor janë dhënë 237 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 3 988 378 000 denarë. Kjo vlerë është ulur për 19.5 përqind, transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit dhjetorë 2025 janë dhënë  237 leje ndërtimi, që është zvogëluar për 17.4 % më krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se “në këtë periudhë është paraparë ndërtimi i 411 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 38 300 metra katror”. Më së shumti leje ndërtimi (59.1 %) janë dedikuar për ndërtimet e larta, ndërsa tjerat për rikonstruim (23.2 %) dhe ndërtim të…

Lexo më Shumë

LSDM akuzoi qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se ka ulur subvencionet për fermerët nga 140 në 100 milionë euro, gjë që, sipas partisë, përfaqëson një goditje të drejtpërdrejtë për prodhimin vendas dhe jetesën e familjeve bujqësore. LSDM pretendon se para zgjedhjeve u premtuan 180 milionë euro subvencione, dhe në vend të një rritjeje, fermerët morën një ulje prej 40 milionë eurosh. Përveç kësaj, siç deklarojnë ata, kushtet për marrjen e subvencioneve janë komplikuar, pragjet janë rritur dhe pagesa paraprake që më parë siguronte siguri financiare është hequr. Partia akuzoi qeverinë se nuk ka fonde për subvencione dhe rrit pagën…

Lexo më Shumë

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka bërë ndërhyrjen e tij të parë në raundin e fundit të zbulimeve në skandalin e Jeffrey Epstein, duke deklaruar se Buckingham Palace është gati të mbështesë policinë ndërsa ajo shqyrton akuzat kundër vëllait të tij, Andreë Mountbatten-Windsor. “Mbreti e ka bërë të qartë me fjalë dhe përmes veprimeve të paprecedenta, shqetësimi i tij i thellë për akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë lidhur me sjelljen e z. Mountbatten-Windsor,” tha një zëdhënës i Pallatit. “Ndërsa pretendimet specifike në fjalë i takojnë z. Mountbatten-Windsor t’i adresojë, nëse bëhet fjalë për Thames…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në NATO ka deklaruar se Rusia mund të mos jetë kurrë e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të cilën Kremlini e nisi gati katër vjet më parë. Mendoj se ukrainasit janë gati të bëjnë një marrëveshje të arsyeshme tani, e cila do të ishte e drejtë duke pasur parasysh rrethanat”, tha ambasadori amerikan Matthew Whitaker gjatë një diskutimi në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Por thjesht nuk jam i bindur se rusët janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje, se do të ndodhë një ditë”, shtoi ai.…

Lexo më Shumë

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër një personi nga Çashka për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, i cili, ndërsa ishte kryetar komune, veproi në kundërshtim me Ligjin për nëpunësit civilë dhe u pagoi 10 punonjësve në komunë para në bazë të pagës për një karrierë si nëpunës civil, njoftojnë nga MPB. “SPB Veles, deri te Prokuroria Themelore Publike e Velesit, ngriti kallëzim penal kundër G.S. (47) nga Çashka për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga janari 2021 deri në…

Lexo më Shumë

Një banore e Manastirit, e zhgënjyer nga shuma qesharake prej 1.270 denarësh (rreth 20 euro) që i është paguar si dëmshpërblim për tërmetin e vitit 2022, ka vendosur t’i kthejë paratë mbrapsht. Ajo i ka vendosur ato në një zarf dhe i ka dorëzuar në sportelin e Komunës së Manastirit. Kjo ishte mënyra ime për të shprehur revoltën ndaj kësaj shume fyese, duke pasur parasysh dëmtimet e mëdha që pësoi shtëpia ime. Meqë nuk mund t’i ktheja në thesarin e shtetit, i dorëzova në komunë bashkë me një letër ku jam nënshkruar,” deklaroi ajo. ​Skandali i shifrave: 12 euro…

Lexo më Shumë

Java që po lëmë pas po cilësohet e tensionuar nga veteranët e UÇK-së. Në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor, OVL e UÇK-së vlerësoi se momenti më i rëndë i kësaj jave ishte kërkesa e prokurorisë për dënimin me nga 45 vite burgim për secilin nga të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së. Ata thonë se një grup i caktuar i qyytetarëve të Kosovës nuk i kanë kuptuar rolet në Gjykatën Speciale. “Nanat tona, prindërit tonë nuk e kuptojnë rolin e prokurorit dhe kur prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin sigurisht se ishte e rëndë, familjet janë ndje keq,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë se po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm të vendeve evropiane dhe të botës. Kurti ka theksuar se në këto takime ka për synim që t’i tregojë arritjet e Kosovës, por edhe planet dhe objektivat e tjera. Kryeministri u ndal edhe tek tema kryesore e konferencës këtë vit, me titullin “Shkatërrimi”, duke u fokusuar te pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimet globale. Ai e vlerësoi Kosovën si një vend që ndriçon për demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin…

Lexo më Shumë

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, analizoi për mikrofonin e DAZN fitoren e kuqezinjve në transfertë ndaj Pizës. “Nuk ishte e thjeshtë sonte. Piza është një skuadër e pakëndshme. Në pjesën e parë rrezikuam. Të presin, të nxjerrin nga loja dhe më pas të godasin në kundërsulm. Edhe në rezultatin 1-1 fjetëm në një goditje dënimi të tyre. Marrim tre pikët, djemtë ishin të mirë, por nga kjo ndeshje duhet patjetër të përmirësohemi. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në 15 ditë, nuk ishte e lehtë”. I pyetur për ndryshimin krahasuar me sezonin e kaluar, ai u shpreh: “Për vitin e…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonën e Saukut. Gazetarja Klodiana Lala raporton se e reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit. Ende nuk dihet identiteti i vajzës por mësohet se ajo është studente. Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qendër të Shkupit, ku një burrë ka përfunduar në polici për të denoncuar një sulm fizik nga një grua. ​Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 12 shkurtit, rreth orës 18:35. Personi me iniciale E.B. (30 vjeç) nga Shkupi, ka raportuar në stacionin policor se pas një mosmarrëveshjeje të çastit, është sulmuar fizikisht nga një grua në ambientet e një qendre tregtare në zonën qendrore të qytetit. ​Policia konfirmoi se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit…

Lexo më Shumë