Ndërtimi i pikës së re kufitare midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Strumjani – Berovë, mund të fillojë pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme ekologjike në Ministrinë e Mjedisit dhe Burimeve Ujore, raporton BNR. “Rruga më e vështirë me miratimin e raporteve për ndikimin në mjedis tashmë është përfunduar, dhe kjo në një afat më të shkurtër se sa pritej. Ndërkohë, po koordinohen kërkesat për infrastrukturën e vetë pikës kufitare në lidhje me doganën dhe kontrollin kufitar”, deklaroi kryetari i komunës së Strumjanit, Emil Iliev. Paralelisht me këto procedura, Iliev thotë se janë ndërmarrë aktivitete për koordinimin e institucioneve të…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës, përkatësisht policia kufitare nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Jugu, gjatë realizimit të detyrave operative në kuadër të planit “Mburoja e hekurt”, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rasti ka ndodhur në zonën malore në mes të fshatit Radush (RMV) dhe rrugës që lidh fshatin Goranc me Hanin e Elezit. Njësitet policore, gjatë vëzhgimit në terren, kanë identifikuar një automjet që lëvizte në rrugë ilegale malore nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës, drejtuesi i të cilit ka tentuar të…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini, nën dyshimet për keqpërdorim të mjeteve financiare në vlerë prej rreth 700 mijë euro, raporton TV Star. Sipas informacioneve fillestare, mjetet në fjalë dyshohet se janë siguruar nga UEFA dhe kanë qenë të destinuara për zhvillimin e futbollit. Organet e hetuesisë po shqyrtojnë mënyrën e menaxhimit dhe shfrytëzimit të tyre. Dyshimet lidhen me fonde të parapara për ndërtimin e një tribune në Ohër, për të cilat ekziston indikacion se mund të jenë shpenzuar në mënyrë të kundërligjshme. Aksioni është realizuar nga…
Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristian Mickoski, përfshirë ministren Sanja Bozhinovska, u takua me kancelarin e Austrisë, Kristian Shtoker. Fokusi i bisedimeve ishte ekonomia, siguria energjetike dhe stabiliteti rajonal, duke theksuar mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e forcimit të lidhjes energjetike. Në kuadër të takimit politik, ku morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë austriake, u hapën tema që lidhen me tranzicionin e gjelbër, politikat e qëndrueshme dhe modelet e reja energjetike. Ministrja Bozhinovska deklaroi se energjia sot është çështje stabiliteti, sigurie dhe pozicioni gjeopolitik. “Maqedonia e Veriut…
VLEN sot nëpërmes një kumtese siguron se institucionet shqiptare kulturore nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi. “Derisa të tjerët përhapin panik, mjegull dhe dezinformata, VLEN po punon me fakte, vendime dhe me hapa konkretë për kulturën shqiptare. Për ne, arsimi dhe kultura janë shtyllat e vizionit tonë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë drejtim, institucionet kulturore shqiptare jo vetëm që nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi. Angazhimi I Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për…
Kushtet për shfuqizimin e qeverisë teknike nuk janë krijuar dhe ajo duhet të mbetet në fuqi thonë nga LSDM. “Kushtet për shfuqizimin e qeverisë së përkohshme, mekanizmi i vetëm për një lloj kontrolli mbi procesin zgjedhor, nuk janë krijuar dhe ajo duhet të mbetet. Sistemi gjyqësor është pushtuar plotësisht, kontrolli mbi prokurorinë dhe gjyqësorin është vendosur me prokurorë dhe gjyqtarë të afërt me Mickoskin. Kryeministri Mickoski ndan publikisht detyrat nga foltorja parlamentare, urdhëron përndjekjen e opozitës me “ndjenjat” e tij. Institucionet janë thellësisht të partizuara. Ministria e Brendshme po përdoret përsëri si në kohën e Gruevskit, dhe me Ligjin e…
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata i ka vazhduar Grubit, arrestin shtëpiak edhe për një muaj. Derisa hetimi për rastin e Lotarisë Shtetërore vazhdon pa deklaratën e tij zyrtare para prokurorit, shkruan Portalb.mk. Pas 30 ditëve nëse sërish kërkohet masa e arrestit nga Prokuroria, për të do të vendosë Gjykata e Apelit. Kur u kërkua për herë të parë arresti shtëpiak, prokuroria shpjegoi se një pjesë e madhe e provave ishte siguruar tashmë, se i dyshuari ishte paraqitur vetë vullnetarisht në organet e zbatimit të ligjit dhe se kishte indikacione se siguria e tij personale nuk mund të garantohej plotësisht në…
Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov informoi publikisht se sa punëtorë kanë marrë një pagë të barabartë me pagën mesatare në vitin 2025. Sipas informacionit të tij, në janar, zero punëtorë nuk kanë marrë një pagë të barabartë me mesataren, në shkurt – 5 punëtorë, në mars – 0 punëtorë, në prill – 2 punëtorë, në maj – 0 punëtorë, në qershor – 10 punëtorë, në korrik – 7 punëtorë, në gusht – 11 punëtorë, në shtator – 0 punëtorë, në tetor – 5 punëtorë, në nëntor – 6 punëtorë dhe në dhjetor – 0. Në total, gjatë gjithë vitit, vetëm…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ku në fokus ishin marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian si dhe progresi në rrugën evropiane. Në një reagim publik, Vuçiç e cilësoi bisedën si “të mirë dhe të hapur”, duke theksuar angazhimin e vendit të tij për përshpejtimin e reformave kyçe. Ai nënvizoi se Serbia do të vijojë zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve. Gjithashtu, presidenti serb bëri të ditur se në qendër të diskutimit ishte edhe…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi se lufta në Iran e ka larguar vëmendjen nga agresioni i Rusisë kundër vendit të tij. Zelensky tha për CNN se ishte një “rrezik i madh” të mendosh se përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë nuk mund të rifillojnë derisa të përfundojë konflikti në Iran. Ai deklaroi se, ndërsa bisedimet teknike me Shtetet e Bashkuara janë ende duke u zhvilluar, ai nuk “e sheh mundësinë për t’u takuar… derisa çështja e Iranit të mbyllet”. Zelensky theksoi se ishte një “sfidë” që i njëjti ekip negociatorësh amerikanë, i udhëhequr nga i dërguari amerikan…
Institucionet publike në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për udhëtime ajrore gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro për bileta të transportit ajror ndërkombëtar. Sipas të dhënave nga raporti vjetor i Agjencisë së Prokurimit Publik, kjo shumë përfaqëson një rritje prej 8.66% krahasuar me vitin 2024, kur shpenzimet ishin 347.5 milionë lekë. Rritja e fondeve për bileta vjen paralelisht me shtimin e numrit të procedurave të prokurimit, të cilat po zhvillohen përmes sistemit dinamik të blerjeve. Gjatë vitit 2025 u zhvilluan 3,134 procedura, nga 2,856 një vit më parë, ndërsa procedurat e…
Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të re masash që synojnë uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe adresimin e kostove në rritje të energjisë të lidhura me tensionet në Lindjen e Mesme, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar të mërkurën. Sipas iniciativës “AccelerateEU”, Komisioni tha se evropianët po “paguajnë çmimin e varësisë së Evropës nga lëndët djegëse fosile të importuara” për herë të dytë në më pak se pesë vjet. Thuhet se që nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, BE-ja ka shpenzuar 24 miliardë euro shtesë (gati 25.6 miliardë dollarë) për importet e…

