Author: Hamdi Kumanova

PSG është shkëputur 4 pikë në renditjen e Ligue 1 falë një fitoreje të thellë 3-0 ndaj Nantes, me pesë ndeshje të mbetura, përfshirë sfidën kokë më kokë ndaj Lens. Kjo është një fitore e rëndësishme, si për sa i përket renditjes në ligë ashtu edhe reagimeve pozitive nga fusha. Trajneri Luis Enrique theksoi rëndësinë e rezultatit dhe performancës së ekipit: “Jam veçanërisht i lumtur. Jo vetëm për fitoren, e cila është thelbësore në këtë kohë, por edhe për performancën e atyre që luajnë më pak. Po mendoj për Beraldo, Dro dhe Mbaye: ata kanë treguar nivelin e tyre”. “Është…

Lexo më Shumë

Ndërron jetë akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshën 89-vjeccare e ka dhënë nipi i tij, përmes një postimi në rrjetet sociale. Mësohet se Qosja është përcjellë për në banesën e fundit pa zhurma dhe ceremoni institucionale, amanet që siç duket akademiku e kishte dhënë për familjarët më herët. Këta të fundit kanë plotësuar dëshirën e fundit të akademikut, kanë organizuar një ceremoni të ngushtë familjare, për të çuar në vend amanetin e lënë. Rexhep Qosja, një mendje e ndritur e kombit shqiptar, la pas vepra dhe mendime të vyera që do…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se sot (23.04.2026), në periudhën nga ora 00:10 deri në 01:05, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit, pronë e B.B. (20) nga fshati Dobërdoll. MPB Maqedoni njofton se sot (23.04.2026), në periudhën nga ora 00:10 deri në 01:05, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit, pronë e B.B. (20) nga fshati Dobërdoll. “Gjatë kontrollit, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, janë shoqëruar tri femra: E.S. (27) dhe…

Lexo më Shumë

Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Emërimi i tij në krye të këtij institucioni vjen pak kohë pasi ai u largua nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ai do të zëvendësojë në AMP Eduart Merkajn. Ky i fundit e mbante këtë post që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Lexo më Shumë

​Më datë 22.04.2026, rreth orës 17:00, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë, në bazë të një urdhri gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të A.K. (29) në lagjen Drenovec të Tetovës. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale me mbetje kokaine. Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Anitkorrupsion (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku. Ndaj Ballukut janë dy masa, ajo e pezullimit nga detyra dhe bllokimi i pasaportës për të dalë jashtë shtetit. Ndërkohë, SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Ballukut, por Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën me 82 vota kundër. Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4…

Lexo më Shumë

​Më datë 22.04.2026, në Stacionin Policor të Çairit, një 36-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga B.F.. Sipas denoncimit, në periudhën prej 17.04. deri më 22.04.2026, denoncuesi i ka dorëzuar automjetin e tij “Seat Leon” personit B.F., bazuar në një marrëveshje gojore për shitblerje në vlerë prej 12.000 eurosh. I denoncuari nuk është paraqitur në takimet e rëna dakord për pagesë dhe ka ndaluar së përgjigjuri në thirrjet telefonike. Denoncuesi më vonë e ka vërejtur automjetin e tij te një person i tretë, i cili ka deklaruar se e ka blerë mjetin nga B.F. për shumën prej 7.000…

Lexo më Shumë

​Më datë 22.04.2026, në ora 15:30, në Stacionin Policor të Gostivarit, një grua 51-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 12:00, në bulevardin “Goce Dellçev”, është shqetësuar nga R.B. nga Gostivari. Sipas denoncimit, derisa ajo po drejtonte automjetin “Volkswagen Tiguan”, i denoncuari me një automjet “Ford” ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ka frenuar vrullshëm, ka hapur derën e automjetit të saj dhe e ka ofenduar. Më pas, sipas raportimit, ai ka vazhduar ta ndjekë me automjet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Klubi zikaltër e kishte marrë vendimin para dopietës kundër Como. Kanë ndikuar presioni i trajnerit Chivu dhe vullneti i futbollistit. “Not for sale” – do të thoshin anglezët. I pashitshëm. Interi është bindur nga faktet, realiteti, numrat dhe emocionet që para dopietës kundër Como: Hakan Çalhanoglu është shumë i rëndësishëm edhe në moshën 32-vjeçare dhe kontrata e tij duhet të rinovohet. “Është gjysma e skuadrës. Kur ke një regjisor si ai në fushë edhe shokët janë më të qetë, sepse e dinë se mund t’i kalojnë edhe topat e vështirë”, – ka thënë Vincenzo Montella, trajneri i Turqisë, që me…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë, me të cilin parashihet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për ministrat, zëvendëskryeministrat dhe gjithë përbërjen e Qeverisë, me zbatim të menjëhershëm. Nga partia deklarojnë se me këtë propozim vendoset parimi i barazisë, gjegjësisht që rregullat e njëjta të vlejë për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, pa përjashtim. LSDM-ja njëkohësisht kritikon ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për deputetët nga ana e VMRO-DPMNE-së, duke vlerësuar se ato nuk parashohin hyrje të menjëhershme në fuqi, por të vlejnë nga përbërja e ardhshme parlamentare. „Është e dukshme se…

Lexo më Shumë

MPB njofton se është ndaluar një 27-vjeçar nga Struga, tek i cili është gjetur lëndë narkotike. “Dje më 15:25 në rrugën JNA në Strugë, policia nga DPB Strugë ka ndaluar një 27-vjeçarin A.M. nga Struga, për shkak se gjatë kontrollit të tij, janë gjetur dhe konfiskuar 41 pako me marihuanë. A.M. po mbahet në stacionin policor në Strugë, dhe pas plotësimit të dokumentacionit ndaj tij do të parashtrohen masa përkatëse”, thonë nga MBB.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do të vizitojë Komunën e Strugës si pjesë e iniciativës për informimin e publikut që synon afrimin e BE-së dhe procesit të integrimit të vendit me komunitetet lokale. Vizita e Rokasit do të fillojë me një takim me kryetarin e Strugës, Mendi Qyra, i cili do të mbahet në orën 15 në ndërtesën e komunës. Pas takimit, janë planifikuar deklarata për median nga ambasadori i BE-së Rokas dhe kryetari i Komunës Qyra.

Lexo më Shumë