Author: Hamdi Kumanova

Mbi 14.500 maturantë në Maqedoninë e Veriut sot i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetërore, profesionale dhe artistike, përcjell TV21. Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithsej 14.587 nxënës janë regjistruar për maturë, prej të cilëve 12.184 për maturën shtetërore, 2.276 për maturën profesionale dhe 127 për maturën artistike. Shumica e kandidatëve do të testohen në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, ndërsa një pjesë do të japin provimin e matematikës ose historisë, varësisht nga lloji i maturës. Provimi i detyrueshëm ekstern nga gjuha amtare dhe letërsia do të mbahet më 11 qershor për kandidatët e maturës shtetërore…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut duhet vetëm të përfshijë bullgarët në Kushtetutë për të filluar negociatat me BE-në, tha sot kryeministri bullgar Rumen Radev përpara fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në qytetin malazez të Tivatit, raportoi Deutsche Welle . “Jemi të gatshëm të ndihmojmë çdo vend që aplikon për anëtarësim, veçanërisht vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut. Presim që ata më në fund të përmbushin kornizën negociuese. Kemi një konsensus që nga korriku i vitit 2024 dhe presim që ata më në fund të ndryshojnë Kushtetutën dhe të përfshijnë bullgarët në të. Është shumë e thjeshtë. Ata…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, do të ketë procese më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima, erë e përforcuar dhe paraqitje e izoluar e breshërit. Siç kumtojnë nga DPHM temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndrysheshme, ndërsa në disa pjesë të luginës i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe…

Lexo më Shumë

„ERI Corporation“ është kompania e cila për vitin 2025 ka realizuar fitimin më të madh në krahasim me të gjitha kompanitë e tjera nga Manastiri. Kjo kompani prodhuese maqedonase-italiane, e themeluar në vitin 2015, prodhon sisteme ventilimi për objekte banesore, afariste dhe industriale, përcjell Faktor.mk. Në vendin e dytë pozicionohet kompania e mirënjohur „Cermat“, e cila prodhon akullore, qumësht pluhur dhe perime të ngrira. Ndërkaq, kompania ndërtimore „Stenton Gradba“, e cila është e angazhuar në disa projekte publike në vend, renditet në vendin e tretë për nga fitimi i realizuar gjatë vitit të kaluar. Më poshtë kompanitë e…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së tij në deponinë e Strugës, Ambasadori i BE-së Michalis Rokas shprehu shqetësim serioz për situatën në terren dhe afërsinë e saj me shtëpitë, lumin Drini i Zi, sistemin e furnizimit me ujë dhe Liqenin e Ohrit. Rokas vlerësoi se problemi është i madh dhe se nuk mund të presim vetëm për një zgjidhje afatgjatë me sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave në Novaci. Sipas tij, nevojiten masa urgjente edhe për situatën aktuale, sepse deponia ndodhet në një vendndodhje që paraqet rreziqe të drejtpërdrejta për mjedisin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Bashkimi Evropian mbështet trajtimin rajonal të…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme janë arrestuar 11 persona për posedim të lëndëve narkotike, transmeton TV21. Njoftimi i plotë nga MPB. Më 04/05.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, zyrtarët policorë të SPB Shkup i privuan nga liria O.B. (21), J.R. (24), L.M. (22) dhe G.M. (52), të gjithë nga Shkupi, si dhe H.Ç. (36) dhe T.K. (36) nga Gjermania, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan substancë e bardhë pluhur, marihuanë dhe një grirëse me mbetje marihuane. Më 04.06.2026 në ora 07:20, në Pikën…

Lexo më Shumë

Miloshoski beson se Maqedonia duhet të hyjë në bisedime për integrim gradual në Bashkimin Evropian (BE) Nëse konfirmohet si ofertë zyrtare nga Bashkimi Evropian (BE), mendimi im personal është se Maqedonia duhet t’i qaset asaj oferte pozitivisht dhe të hyjë në bisedime për integrim gradual në Bashkimin Evropian. Sigurisht, si një periudhë kalimtare drejt anëtarësimit të plotë – tha nënkryetari i Parlamentit, Antonijo Miloshoski. Propozimi i Francës dhe Gjermanisë është i ndershëm dhe realist, i cili dukshëm ofron një mundësi për sa më shumë integrim të jetë e mundur, por është gjithashtu e dukshme se ofron anëtarësim që nuk do…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i shtetasve maqedonas të regjistruar si të huaj që jetojnë në Gjermani që nga dhjetori i vitit të kaluar ishte 161,120, që është mbi 2,000 më shumë se në vitin 2024 kur ky numër ishte 158,995, sipas të dhënave nga Zyra Federale Gjermane e Statistikave. Nga viti 2015 deri në vitin 2025, numri i shtetasve maqedonas të regjistruar si të huaj në Gjermani është rritur me mbi 65,000. Vala e emigrimit të qytetarëve maqedonas në Gjermani në shekullin e 21-të është aq e madhe sa ka çuar në një trend që fëmijët maqedonas të lindin në…

Lexo më Shumë

Në kuadër të sesionit të 114-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, e cila po mbahet në Gjenevë, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi takim dypalësh me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), Gilbert F. Houngbo. Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ONP-së, me theks të veçantë në reformat e tregut të punës, krijimin e vendeve të denja të punës, dialogun social dhe harmonizimin e politikave kombëtare me standardet ndërkombëtare të punës. Ministri Durmishi theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e politikave që kontribuojnë në punësim më…

Lexo më Shumë

Me paraqitjen e dëshmive materiale, sod në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdon procesi gjyqësor kundër 13-të nëpunësve policorë, të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, të ndërlidhura me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilën më 16 mars të vitit 2026 humbën jetën 63 persona, ndërsa 223 u lënduan. Para gjykatën u prezantua një raport me shkrim nga Instituti për mjekësi ligjore për autopsi të kryer të m viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars të vitit 2025. Ky është raporti i njejrë që është prezantuar në lëndën kryesore për…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e vlerësoi zgjedhjen e Maqedonisë së Veriut si anëtare në Këshillin ekonomik dhe social të Kombeve të Bashkuara (EKOCOK), si një sukses të rëndësishëm diplomatik dhe si konfirmim të besimit që komuniteti ndërkombëtar ka ndaj shtetit. “Ky sukses është rezultat i një politke të jashtme shumëdimensionale, parimore dhe aktive, e cila udhëhiqet me qëndrueshmëri, vendosmëri dhe vizion. Veçanërisht më gëzon fakti që përpjekjet dhe aktivitetet tona shumëvjeçare diplomatike për ofrimin e mbështetjes kanë dhënë fryte, si dhe fakti që miqtë dhe bashkëbiseduesit e shumtë të huaj, me të cilët pata mundësinë të takohem në raste të ndryshme,…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T. Christoph Sommer, sot iu drejtuan të pranishmëve në ceremoninë zyrtare të fillimit të projektit „Ndërmarrje komunale të qëndrueshme dhe efikase në RMV“. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale – përfituese të projektit, institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, donatorë dhe banka zhvillimore, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të projekteve të ngjashme si dhe media. Projekti, i cili realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Konfederatës Zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), ka për qëllim…

Lexo më Shumë